Letër e hapur Liderëve të PDK-së dhe VLAN-it

Opinione

Letër e hapur Liderëve të PDK-së dhe VLAN-it

Nga: Nga;Ragip GURAZIU Më: 22 shtator 2014 Në ora: 12:45

Virusi politik,është bërë kancer për politikën kombëtare shqiptare.Në të gjitha treva nga jetojnë shqiptarët nuk po munden të rahatohen ne politik,si në SHqipëri,Kosovë,Lugina e Preshevës,Maqedon,Mal të Zi e kështu me radh.Kjo është arsyeja se me ne diç nuk është në rregull dhe jemi këtu ku jemi me këtë gjendje,jo vetëm në Kosovë por në të gjitha trevat ku jetojnë shqiptarët.

S'di nga do t’ia filloj.Për shqetësimin tim,fillimisht do të mundohem që perms këtij shkrimi-pa mendim –etikimi-por e ndjej për obligim të reagoj në disa shkrime,analiza,të publikuara apo botuara në disa të përditshme tona,pra gazetat ditore,kur flitet pë dështijmin radhazi të dytin për të zgjedhur Kryeparlamentarin,apo ajo edhe më e keqja(se ende nuk kokemi në gjendje apo të aftë që të vlersojmë veten) se ;a është kjo një mrekulli në dështimin të formimit të organeve drejtuese të Kosovës,të dala nga zgjedhjet e parakoshme parlametare të 8 qershorit ,që pamasë po i shqetëson qytetarët e Kosovës,e që ''pyka'' ka ngulitur mu në zgjedhjen e Krueparlametarit,që nuk po tingllon mirë, që thuhet nga disa analistë në debate të ndryshme,por e pa pranushme tek qytetari i Kosovës.

Më duket se këto modele që ne po analizojmë,shkruajm dhe publikojmë,duhet me shkrime tona të kontribojmë për të mirën e këti gërqi politik,që po afrohet muai i katërt nga 8 qershori,ne ende askund hiq,e jo për ta ndezur gacën dhe të krijojmë konfuzione në popull e pastaj që të mos të na krijohet mundësia për ta fikur flakën.Qytetarët mbarë shqiptarë,më të përcaktuarit në Ballkan,dhe ndoshta në gjithë botën, në favor të Aleancës Evroatlantike,janë realisht shumë të shqetësuar rreth tensioneve(që më së paku janë të nevojshme te ne),të krijuar midis politikës kosovare,e që dita-ditës po vlerësohet negativisht nga të tjerët dhe dita-ditës jemi duke humbur imazhin politik mbarëshqiptar,me rastin e kësaj teme që në këtë shekull ende nuk po mundemi të pajtohemi se nuk po e njohemi identitetin tone,bile edhe më keq identitetin kombëtar sepse ndryshe (po mendojmë qe kemi qenë më parë,por jo si ma parë edhe tani po na përzihen mbrenda për mbrenda,dhe primati,kush fiton koalicionin me asebleistët të minoritetit serb,po mendon se do të ketë sukses për formimin e organeve drejtuese të shtetit të Kosovës,apo si po e quajnë,deputetet serb mu në në zemrën e parlamentit,Kosova e Metohia,dhe askush nuk po i kërcnon,e tani po ata janë edhe në këtë shekull me vendos për fatin tonë)sipas ngjarjeve që u dëshmuan deri më tani.Kësa i thonë;MARRJA QË SE MBULON TURPION?!

Vek për yrnek

Në konstelacionet kosovare,sikur të kujtohet përshtypja se gjithë lufta politike zhvillohet në marrje primat,se cila do të marrë flamurin e të parit,të përvetësimit të ideve me karakter të rëndësishëm në pikëpamjet politke e shtetërore,kur këto bëhen për qëllime madhore në përputhëshmëri me proceset politike demokratike e zhvillimore të vendit dhe në venëdime të rëndësishme historike,këtu nuk do të duhej të kemi dallime dhe të gjithë të zgjedhurit e popullit e kanë këtë obligim kombëtar dhe askudh nuk ka të drejtën e vetëvendosjes kur kemi parasyesh interesat shtetërore,dhe njëherë e përgjithëmonë kur fitohej ajo që quhej historike që shenohet me germa të arta dhe nuk ka mundësi të anashkalohet më,sepse ajo veç është futur në historinë kombëtare dhe si e till i gjithë spektri politik i Kosovës deri te ardhja e kësaj marrëveshtje,dialogu, apo çfarëdo të quhej ajo,duhet të jetë unik dhe të pandarë deri të një realizim i aspiratave shekullor historike kombëtare të cilit janë zotuar deri në mandatin e tyre të ardhmën,gjithnjë si një komb e jo të ndarë sepse i gjithë kombi shqiptar ka punuar sakrifikuar dhe ma në fund realizuar pavarësinë e Ksovës.

Fillozofia e tepruar, ta humbë edhe mendjen?!

Por,kjo nuk përfundon me kaq,Sepse çështjet,siç janë dëshmuar deri më tani në politikën shqiptare dhe të liderët e tyre,me një fillozofi të tepruar,që disave ka filluar edhe të luajnë meç?! Edhe pse të gjithë së bashku punuam,vepruam dhe u sviduam si komb deri në realizimin e pavarësisë së Kosovë.Por spektri politik kudo kudo që udhëheq frerët e shtetit ia le ndërkombëtarëve,sepse kështu tani jemi mësuar dhe nuk di deri kur do të vazhdoj kështu?! Kjo tani është edhe një fakt tjetër se si liderët partiak kosovar,çfardo qofshin ata pozit –opozit,qeveritar apo presidencialë,së paku deri më tani, nuk kanë mbrojtur interest shtetëro kombëtare e qytetare,por interesat personale,dhe këtyre gjithnjë iu mungon transporenca dhe nuk do të mundemi të dalemi dot nga një peng i një politike të pandërgjegjshme virusiale,që është bërë kancer për politikën kombëtare shqiptare.

Tani qytetarët të revoltuar,thonë;Aman! ndërhyni ndërkombëtarëve...

Ky apel,shumicës së qytetarëve nuk po u pëlqen,kur thuhet për hir të popullit të Kosovës.Psh.Një kometues,prej shumë të tjrëve ngjajshm kundër,por pak më mdryshe,pa ndërhyrje;

'' Po çka shkruan një komentues;''Kurr skemi pas pjekuri,as qe kemi per te pas.Ndarja e shqiptarve me 1912 ne 5 shtete nuk ishte nga te huajt,por thjesht nga ne(tradhtia),prap jemi vet fajtor per ribashkim dhe me ket mentalitet dhe "pjekuri"kurr nuk do te bashkohemi,sepse ja kemi shitur bythen Djallit,e ai eshte shum armik i keq!''

Disa mendojnë ne se;''në Kosovë kriza politike është thelluar shumë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e Isa Mustafës si kryeparlamentar i Kosovës, duke çuar kështu vendin në një “udhë pa krye”.

“Realiteti kohët e fundit në Kosovë po dëshmon se liderët tanë politikë në momente jo të favorshme për vendin janë bërë nyja e vetvetes, duke shkaktuar gjithandej “ngërç politik” në vend, e kjo vjen vetëm për hir të pozitave të tyre. Demokracia e brishtë në Kosovë po nxjerr në pah, që ne si shoqëri i kemi të pashmangshme ndërhyrjet ndërkombëtarëve si formë për të ndikuar në lëvizjen e skenës drejt formimit të qeverisë”.

Ndryshe

Njerëzit e penës,njerëzit e pushkës,njerësit e asociacioneve qeveritare dhe joqeveritare,si dhe njerëzit pleqnar,bashkë me të gjithë ata që ndiejnë veteën me tamam shqiptarë,kanë pse të gëzohen me të arriturat që i përjetoi Kosova historike,por të gjithë këta nuk janë të kënaqur me dukurit negative që po ndodhin mu në këto momente edhe pas katër muajve ende pa organe shtetërore,kur kemi parasyesh edhe ashtu që nuk po e pëlqejnë këtë vones kur kemi parasyesh edhe ashtu gjendjen ekonomike,po ashtu nuk po e pelqejnë edhe gjendjen e të papunësuarëve,që në Kosovën historike moti nuk ka ndodhë kështu me këto vonesa,që katër muaj shteti mi Kosovës ende pa organe udhëheqëse parlametare e qeveritare etuj...

Por një optimizëm e mbajnë qytetarët e Kosovës kur thonë se së shpejti organet e shtetit të Kosovës do të jetësohen sigurisht që edhe instrumentet ligjore do të jetësohen më me ngulm gjë që do të thotë se në forcimin e ligjit edhe dukurit negative në shoqëri pësojnë rënje në masë të madhe .Sigurisht dukurit negative në masë të madhe do të zvoglohen me krijimin e vendeve të reja të punës.Jemi të bindur se ky gërç politik do të zgjithet dhe tani punë do të ecin për së mbari dhe kohën e humbur do arrim me një vullnet gjithëpërfshisë të spektrit politik që do të udhëheqin tani shtetin e Kosovës.

Autori është gazetar-analist i pavarur

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat