A bëhët kombi veç me FOTOGRAFI?

Opinione

A bëhët kombi veç me FOTOGRAFI?

Më: 21 shtator 2014 Në ora: 19:30

"Fotografia" që u përcjell sot në mbarë botën, nga Tirana, ishte e bukur, shpresëdhënëse dhe plot ngjyra!
Mediat e botës kryetemë kishin Tiranën dhe llojllojshmërinë fetare të shqiptarëvet. U tha e u fol shumë për tolerancën tonë fetare.
Sot, Shqiptarët arritën që përmes simbolit, ikonës dhe fotografisë të mbisundojnë ne Botën e ndezur e të acaruara. Sot, ne ishim kryetema e këndshme dhe fotografia e butë dhe e ëmbël në televizionet e botës. Sot, ne, përmes organizimit dhe mikëpritjes së Papës, "meremetuam" mendimin e të tjerëve për ne...
E uratën e madhe, këtu, e ka Kryetari i Komunitetit Musliman të Shqipërisë, Skender Bruçaj, i cili u bë lajm në të gjitha mediat e botës. Ai ishte pjesë e Meshës së Shenjtë bashkë me udhëheqësit tjerë fetarë të Shqipërisë.
Ky bëri që "fotografia shqiptare" të jetë me e bukur, me e përplotësuar dhe më e "pazakontë"!
Por, këtu, shtrohet një pyetje e madhe: a bëhët shteti e kombi veç me FOTOGRAFI?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat