Hashim Thaçi e shet shtrenjtë edhe 'dështimin'!

Opinione

Hashim Thaçi e shet shtrenjtë edhe 'dështimin'!

Nga: Kimete Berisha Më: 18 shtator 2014 Në ora: 20:26

Sot në vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit, Flora e Teuta ishin veshur bardh e zi, si simbolikë e dy ekstremeve të papajtueshme.
Kushdo që pret nga Hashim Thaçi të tërhiqet dhe të lëshoj pe para Ramushit, gabon.
Kushdo që e njeh Hashim Thaçin e di se dështimi i parashikuar i sotit në Kuvend nuk e dobëson, por e forcon dhe e tërbon edhe më shumë Hashim Thaçin për të luftuar për qëllimin e tij.
Rikujtojeni: është Hashim Thaçi i Rambujesë, i vetmi që e shiti shtrenjtë 'Po- në' e marrëveshjes, pasi e bëri veten yll i Konferencës, dhe i detyroi personalitetet botërore që ta marrin me të mirë që ta pajtojnë, si fëmiun tekanjoz.
Hashim Thaçi e shet shtrenjtë edhe humbjen, edhe dorëheqjen, edhe dorëzimin, aq më shumë që është edhe fitues i zgjedhjeve!
Për një gjë jam sigurt.
As 'blloku' nuk e ka përkrahjen ndërkombëtare.
Indiferenca e rreme e ndërkombëtareve në këtë proces është dykuptimëshe.
Njëri kuptim i indiferencës së tyre, flet se ata nuk e përkrahin as Hashim
Thaçin, as Ramush Haradinajn. Sepse, sikur njëri apo tjetri ta kishin përkrahjen ndërkombëtare, bllokada do të harrohej.
Ndërsa, nëse s'do të jetë në pushtet Hashim Thaçi, s'do të jetë as Ramush Haradinaj.
Hashim Thaçi tani nuk po lufton që ta merr pushtetin vetë, por po lufton që pushtetin të mos ia 'jap' në tavolinë Ramush Haradinajt.
Nëse ndërkombëtarët s'duan zgjedhje të jashtëzakonshme, sipas meje, do të thotë që s'duan që Ramush Haradinaj të jetë Kryeministër, sepse Ambasadorët e dinë se 'blloku' së bashku do t'i fitonte zgjedhjet e jashtëzakonshme, si sot që e kanë shumicën e votave në Parlament!
Është me rëndësi çfarë duan ndërkombëtarët, jo çfarë duam ne.
Prandaj, mbasi s 'duan zgjedhje, ndërkombëtarët duan 'qeveri teknike'.
Pse duan 'qeveri teknike' për tjetër përveç për ta demilitarizuar nga komandantët e luftës një herë e përgjithmonë skenën politike të Kosovës!
Ose-ose: Liderët kryesor të skenës politike janë në listën e Williamsonit.
P.S. Ndoshta ka edhe tjetër spjegim, por në këtë moment kaq u kujtova!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat