Topi hidhet tani te Presidentja,Atifete Jahjaga dhe tek lideret politik për një unitet,ose shkohet në zgjedhje te reja?!

Opinione

Topi hidhet tani te Presidentja,Atifete Jahjaga dhe tek lideret politik për një unitet,ose shkohet në zgjedhje te reja?!

Nga: Nga;Ragip GURAZIU Më: 18 shtator 2014 Në ora: 14:24

Menjëherë pas dështimit të zgjedhjes së Arsim Bajramit në postin e kryetarit të Kuvendit, kryesuesja Flora Brovina e ka ndërprerë seancën deri në momentin kur ajo do t'i ftojë deputetët të vazhdojnë të seancë të filluar që nga 17 korriku.Për thirrjen e seancës të menjëhershme janë pajtuar edhe të Bllokut,por për autorin e këti shkrimi edhe po qe njëmijë(1000)seanca tjera do te organizohen në këtë formë,s'ka asgjë?!
Kuçi propozon Arsim Bajramin për Kryetar të Parlamentit, dështon zgjedhja e tij.Gjatë votimit, në sallë kanë qenë të pranishëm 116 nga 120 deputetë sa ka Kuvendi i Kosovës. procedura e votimit për Arsim Bajramin ka rezultuar me 44 deputetë, kundër 61 dhe 11 abstenime.Në bazë të këtij votimi, kandidati i PDK-së nuk mori vota të mjaftueshme për t'u zgjedhur kryetar i Kuvendit,unë nuk di në kend ka aluduar z.Isa Mustafa kur vota e qytetarit nuk i keni marrë,si ju si ata tjerët për të bllokuar Kuvendin,por ndryshe,për të formuar organet udhëheqse të shtetit tonë.Kjo ishte arsyeja?! Tani,kush tjetër do ta kalojë këtë ''gërç''parlaamentar,pos juve Bllokut dhe atyre PDK-së,që shumë mirë e dini se kjo arrihet vetëm me një unitet,dhe sipas Gjykatës Kushtetuese thuhet mirë se ai që ka fatituar zgjedhjet e 8 qershorit po ata kanë të drejtën e propozimit të parët për ta niminuar kryekuvendarin dhe u bë kjo dhe nuk i patën votat.

Tani,me qenë krejt normale,blloku u bë pas zgjedhjeve,dhe e dini ma mirë se unë,se ju patjetër.përveç dialogut,duhet të sakrifikoheni apo sfidoheni,siç duhet edhe PDK,sepse,pasi nuk po mirreni vesh dhe nuk po,lëshoni pe asnjëra se po ua kana pushtetin,atëherë;PDK,duhet të sfidohet sepse askush nuk i ka fain pse si kanë votat e mjaftueshme por edhe ju të Bllakut askush nuk ia ka fain pse nuk e bëtë këtë kaolicion apo këtë bllok para zgjedhjeve.Kjo është arsyeja...

Në këtë kohë,opsioni i zgjedhjeve te reja,katastrof,por po më duket qe do te jene te pashmangëshme

Qytetarët e Kosovës janë të vetëdijshëm për rëndësinë e proceseve vendimtare për të ardhmen e vendit drejt rrugës për integrim Evropian. Përkundër këtij fakti, se vota e tyre ka shkuar ne vendin e duhur duke premtuar punë në mbrojtje të interesave të popullit e shtetit, tani po shihet me këto gjeste nuk po arrini të japni provimin para qytetarëve si deputetë për të gjetur zgjidhje politike në funksionalizimin e Kuvendit të Kosovës.

Kur keni parasyesh interesat personale dhe lakminë e posteve,ndodh kjo çka edhe po ndodh tani?! Por unë si autor i këtij shkrimi,bëjë apel tek ju te gjithë se ulini gjakrat,nervozen,inatet personale.Kosovën se keni sjell as ju as ata te paret tanë,por kosova është ketu dhe do të mbetet këtu deri sa jemi ne kombi shqiptarë.Keni parasyesh,se kjo shka po mendoni,deklaroni,parashikoni,pa një unitet,pa një marrëveshtje,për të ulur e biseduar rafsh e bukur,veç shka keni me devijuar,një faqe te zezë,së pari secili vetës,Kosovës dhe votuesit që i keni tradhtuar,dhe asgjë tjetër.

Autori është gazetar-analist i pavarur

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat