Zhvillimi i shoqërisë së sotme

Opinione

Zhvillimi i shoqërisë së sotme

Më: 16 shtator 2014 Në ora: 21:40

Zhvillimi i natyralizmit te ne,çuditërisht,po zhvillohet në dy trende krejtësisht të kundërta.
Kjo çështje edhe e dhimbëshme nisi të zhvillohet lirshëm me dobësimin e shetit dhe pushtetit te ne.Rrespektivisht me grabitjen e shtetit nga banditët,kriminelët,hajdutët e rrenacakët,të cilët ua mundsuan forcave të errta e destruktive që të ngritën mbi shtetin,rendin dhe ligjin.
Shtetet arabo-turke,përmes klerikëve pa ndjenja morale e patriotike;infektuan rininë e popullin që të marrin pjesë në frontet e vdekjes(të kota në Arabistan)
Edhe më keq,i nxitën që ta mohojnë kombin,dhe jo vetëm kaq,por edhe të ngrisin dorë mbi të.
Arabistani në Sërbi derdhi miliarda,një pjesë e të cilëve u shpërndahen mjeraneve dhe mjeranëve tanë.
Kurse në Kosovën e vogël ngritën mbi dyqind xhami,që edhe po të ishin ferma të pulave janë prapë tepër.
Kanë përhapur me shpejtësi ndër ne një ideologji të sëmurë e të vjetruar,e cila për ne është më keq se kancer.
TRENDI NEGATIV

Shumë të rinj e të reja nuk e dijnë rëndësinë e termeve: babë edhe vëlla,prandaj edhe i ngatërrojnë keq.Nuk ka babë tjetër pos atij që të ka lindur(derdh farën).
Nuk ka vëlla tjetër pos atij që ta kanë lindur nëna e babai,pos atij që
ka të njëtin trashëgim gjaku,gjuhe,tradite,kulture e bashkëjetese.
Nuk ka as vëllezër të fesë.
Ja çfarë anomalie:
Kryeministrin e Turqisë e quan vëlla,që kështu të dy prindët publikisht i shpall të përdalur( kurvë e kurvan).E kuptoj që është nga injoraca,por e kuptoj edhe që është e dëmshme.
S`ke çka t`i bësh.Budallai duke të puthur,të kafshon e të nxjerr gjak.
Klerikët,me idetë paramesjetare,trokitën me dredhi në trurin bosh të shumë të rinjve dhe të rejave,duke ua fshi luspat e trurit dhe kështu krijuan favorin që të rinjtë,me një pagë të vogël e me gënjeshtra të dhëdha,të mohojnë komb e fe dhe të rreshtohen në kampin e vdekjes,duke rrejtur për diell se:-po luftojnë për fe,për Kurand he për ALL-LLAH.
Këta të rinj,pa kokërr mendje,u ngjitën në korin e marrëzisë së klerikëve për ta dhunuar botën feministe.Femrat e moshave të ndryshme,nën trysni dhe nën leverdi të përfitimit material, vunë në kokë leckat e zhylit siriano-palestinez,që po i quajnë „shami për mbrojtjen e fesë dhe të moralit.
Ndonëse,disa prej tyre pas gjezdisjeve të gjithëkahshme e mbuluan kokën,por e zbuluan turpin.
Si halla pas dëfrimit shkoklues gjithë natën,në mëngjes ia ve shulin derës.
Çka di për shaminë fëmija gjashtë vjeçe?
Këto femra,shumica të mbuluara në të zeza,deri edhe fytyrën,po e sfidojnë edhe rendin e ligjin,po e sfidojnë edhe kulturën njerëzore bashkë me ate kombëtare.
Seç ngjajnë me shtrigat në natën e gjuajtjes së shtrigave (HELLOVIN).
Të moshuarit kanë edhe një ndikim tjetër,që të bëhen rrapitoll për të shkelë në rërën e nxehtë arabe dhe për ta mbyt dreqin atje,ndërsa të vetin e bartë nën sqetull,andej e këndej.
Të varfërit heqin për bukë,të sëmurët për një shiringë a tabletë,kurse këta pelegrinët e qallumit shtrihen si zhaba në pus dhe nuk kanë shpirt që t`ua zgjatin dorën e ndihmës nevojlive të shumtë.
Mbahen në të madh,fodull,thue se Zotin e kann kap për k….
Këte farë farëse njerëzore që e vura në spikamë,nuk ka forcë jete,nuk ka kokë që të gjejë rrugëzgjidhje,prandaj dorëzohen,duke menduar se e kanë fituar botën tjetër.
Në fakt kanë mbetur pa asnjënën.
TRENDI POZITIV
Këtu bëjnë pjesë njerëzit aktivë e që janë shumicë,që kanë marrë seriozisht rrugën e përparimit,të shkollës e të diturisë,nga ku rreflektojnë rreze drite e lumturie dhe na udhëzojnë për së mbari që aktivisht,me punë e djersë të ngjitemi shtigjeve të lumturisë njerëzore.
Femrat tona trimëresha e të guximshme,bashë me mashkujt po e begatojnë jetën.
Me shembujt konkret po demonstrojnë forcën,arsyen dhe inteligjencën,me çka dëshmojnë se janë krah mashkullit dhe se asgjë nuk u mungon nga ta.Bile,në shumë raste edhe prijnë.
Sa ngazëllim është sot të përcjellish krijimtarinë artistike të femrave tona intelegjente dhe atdhetare.Si psh.Zejnepe Alili-Rexhepi,Silva Ternava,Seveme Fetiqi,Miradije Gashi,Dava Nikolli.Vjollca Dibra,Drita Ademi dhe nga brezi më i ri:Edona Haliti,Fitore B.Bunjaku,Qendresa Shala e shumë të tjera,nga të cilat kërkoj falje që nuk munda t`i prezentoj në këte shkrim.
Mendoj se ka material të bollshëm artisti që të bëhe një vlrësim kritik mbi poetikën e poeteve tona.
Më mungojnë veprat se,me kaçikun tim, do ta bëja me shumë zell.
Këto ishin dy trendet krejtësisht të kunërta njëra me tjetrën,
Ndërsa ju lexues të nderuar,keni mundësi të zgjidhni,sipas dëshirës:
-Rrugën e mbarë të jetës apo rrugën e mbrapsht të ferrit e vdekjes!
Haki N.Bunjaku

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat