Duam një Qeveri me shumicë shqiptare!

Opinione

Duam një Qeveri me shumicë shqiptare!

Më: 16 shtator 2014 Në ora: 11:27

Siç po shihet, të gjitha rrugët, çojnë në zgjedhje të reja. Dy rrugë kanë mbetur për të ecur përpara. Dy rrugë, për të mbrojtur rendin, kushtetutën, shtetin tonë, ose për t`i shkelur e mohuar ato. Të dy rrugët, nëse nuk sundon arsyeja, qojnë në zgjedhje të reja. Presidentja e Shtetit është ajo që duhet ta luajë rolin e saj vendimtar: të sigurojë të ardhmen e vendit tonë. Asaj i takon, me ligj, që të zgjedh rrugën e cila u bënë të qartë të gjithëvë se në shtetin tonë të ri e demokratik ka rend, ka ligj, ka rregulla. Dhe, pavarësisht se mund të jesh shumicë, nuk mund t’i shkelësh ato.

Presidentja duhet t’i ketë parasysh dhe t’i dallojë ata deputetë, të cilët për qëllime pushteti, me vetëdije shkelën dhe përpiqen ta shkelin edhe më kushtetutën. Kjo ka të bëjë me të ardhmen e këtij vendi. Si mund t’i besohet Shteti një deputeti apo një grup deputetësh që me vetëdije shkelin ligjet, shkelin kushtetutën? Si mund nesër t’u besohet atyre, kur ata sot, po zhvlerësojnë çdo institucion të ndërtuar.

Si do të mundet Presidentja t’ju besojë të ardhmen e shtetit atyre që sot e luftojnë ose e mohojnë atë?! Çka do të bënin nesër ata nëse e marrin pushtetin? Pasiguri e madhe! E palejueshme!

Prandaj, sipas mendimit tim, kanë mbetur dy rrugë që kanë një përfundim:

1. Zgjedhet kryeparlamentari i propozuar nga PDK,

2. LAN dhe VV prap shkelin kushtetutën, mbajnë seancë jolegale dhe zgjedhin përfaqësuesin e tyre për kryeparlamentar.

Në këtë rast PDK nuk duhet ta çojë më çështjen në Gjykatën Kushtetuese. Pas kësaj vie në shprehje roli i Presidentës për të siguruar të ardhme të qetë, për të siguruar një vend demokratik e ligjor, një vend ku sundon ligji. Ajo edhe herën e parë edhe në të dytën duhet të mandatojë përfaqësuesit e PDK-së.

Si pasojë e pozicionimit të bllokut gjasat janë që, në të dy rastet, dështon të formohet qeveria me shumicë shqiptare të cilën e duam ne. Këtë përfundim nuk e do as Partia Demokratike e Kosovës. Ajo duhet të sakrifikojë fitoren e saj. Prandaj, domosdoshmërisht, të shkohet në zgjedhje të reja. Ndryshe nuk mund të bëhet sepse Presidentja nuk mund të mandatojë ata që me vetëdije shkelin kushtetutën. Sepse kështu, ajo mbron të tashmen dhe siguron të ardhmen më të sigurtë e më të qetë të vendit tonë. Dhe këtë e bën në pajtueshmëri me detyrimet që i ka si Presidente e Kosovës. Pas kësaj LAN ose duhet të konkurojë me një listë ose këto parti do të duhej ta kuptojnë se, për të marrë pushtet, duhet të fitohen zgjedhjet. Në anën tjetër, edhe PDK edhe kryetari Hashim Thaqi, duhet të mësohen se si duhet trajtuar partnerët por edhe kundërshtarët politik të Partisë Demokratike të Kosovës. Vërtetë e duam një Qeveri me shumicë shqiptare!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat