Ku mbeti buzëqeshja jote që na i shendërriste zemrat tona,Gjylgjyzare....

Opinione

Ku mbeti buzëqeshja jote që na i shendërriste zemrat tona,Gjylgjyzare....

Nga: Nga: Ragip Guraziu-Hajrullah Buzani Më: 16 shtator 2014 Në ora: 11:18

A ju kujtohet ky momet?!

Ndërron jetë asamblistja e Gjakovës, Gjylgjyzare Karaxhija- XheravinaPublikuar: 25.01.2014 - 10:38
Gjakovë, 25 janar - Ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike të Shkupit, Gjylgjyzare Karaxhija-Xharavina, Shefja e Grupit Parlamentar të AKR-së në komunën e Gjakovës. Kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, me anë të një mesazhi në profilin e saj zyrtar në rrjetin social Facebook, ka shprehur pikëllimin e saj me rastin e vdekjes së saj .
“Miq të dashur, Me pikëllim të thellë ju informojmë se 30 min më parë zemra e Zarushit pushoi së rrahuri. Këtë betejë Zarushi e humbi, por shpirti, puna dhe vepra e saj do të shërbejnë si motiv për ne. Trupi i saj gjendet ende në Shkup, ndërsa do të ju mbajmë të informuar për ceremoninë mortore. Ngushëllime bashkëshortit dhe vajzës dhe familjes së ngushtë dhe të gjerë të cilët gjithmonë duhet të jenë krenar për gruan, Nënen dhe vajzën që patën. U prehtë në paqe shpirti saj i bardhë!”, ka thënë Kusari-Lila.
Asamblistja e AKR-së në komunën e Gjakovës, Gjylgjyzara Karaxhija – Xharavina, pati pësuar një aksident komunikacioni në orët e para të ditës së enjte dhe ishte në gjendje kome.
Xharavina, ka qenë duke shkuar me biçikletë në vendin e saj të punës në Spitalin Rajonal “Isa Grezda” dhe gjatë rrugës është goditur nga një veturë.

Kjo grua ishte më e votuara si asamblistja e Gjakovës ndër femrat tjera të Kosovës

Siç dihet kjo grua kishte një besim të madh si tek qytetarët e GJakovës po ashtu edhe më gjërë,bile edhe në Shqipëri ka pasur reagime dhe janë organizuar homazhe ne nderim te saj.Nuk ishte rastësi se kjo asamleiste doli si një grua më e fuqishme me votat e saj e para ndër grat tjera,po ja fati,një aksident ja preu rrugën e jetës,dhe dhimbje për tërë Kosovë.

Mirpo,edhe pse u bënë disa muaj nga vdekja e saj,ajo çka është tani më e dhimshmja për familjen e saj dhe për gjithë ne,se Gjykata dhe prokuroria,së paku deri më tani po përdori një padrejtësi ndaj këti rasti,kur shifrat e para kanë qenë se shoferi i veturës ka qenë duke e ngas makinen e tij 70 km në orë,kurse tani po thuhet se vozitsi i makinës ka qenë duke vozitur 40km në orë,që kësaj i thonë opsurditet i kulluar dhe drejtësia nuk po përdorët në këto raste...Po,mirë.Ne po harrojmë njëme se jemi duke jetuar në Kosovë....

Gjylgjyzare;

-Ku mbeti buzeqeshja jote qe na i shenderriste zemrat tona..
Ku mbeten veprat tuaj qe i prisnim çdo dite nga ti..
Ku mbeten fjalet e tua te arta, kur sa here qe flisje dridhej edhe malet e Çiçavices..
Ku mbeten ata prokuror qe ende nuk i denuan per krimin e bere.., hmm tash e kuptova se me te vertet tek ne nuk ka drejtesi..
Zarushi shkoje ne parajse, nderisa kriminelet enden te lire neper rruget e qytetit te Gjakoves..
Ne nuk kerkojme qe kriminelet te denohen me burg te perjetshem, thjeshte ju beje apel prokuroreve dhe gjykates qe ta bijne drejtesine ne vend, keshtu pra shpirti i Zarushit te prehet ne paqe..ne nuk kerkojme me shume vetem qe ta marrin denimin e merituar..
Ahh moje, Zarush ti kishe nje emer karakteristik qe done te thonte TRENDAFIL DYFISH ME ERE, hmmm ti kishe edhe shume te tjera te mira si, zemren, shpirtin e mbi te gjitha dashurine qe kishe per ne..me nje fjale ishe unikate dhe specifike..
Ahh, moje Zarush pse, pse nuk i shpalle lufte vdekjes ,por u dorzove kaq shpejt dhe le vajzen jetime, ku e cila kerkon thuajse çdo dite pergdheljen tende..
Une ende nuk e pranoje vdekjen tende, humbjen e nje mike qe kisha prane vetes qe dinte te bente per vete me fjalet e embla qe kishte, por ndodhi dhe lajmi yt i vdekjes tronditi gjithe opinonin mbare Shqiptar.. dhe ti tashme nuk je ne mesin tone, por puna jote e palodheshme, guximin qe kishe dhe veprat qe i le, mbesin shembelltyr thuajse edhe ne shume gjenerata te tjera..
Zoti te shperblefte me Parajse....

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat