Ik te guri i plakës, o Hashim Thaçi

Opinione

Ik te guri i plakës, o Hashim Thaçi

Nga: Nga Bekim Rexhepi Më: 13 shtator 2014 Në ora: 20:28

Duket se Hashim Thaçit, liderit më kontravers si ka mbetur arenë e gjerë e veprimit pas zgjedhjeve te fundit te mbajtura ne Kosove, numri jo i mjaftueshëm për të mbajtur pushtetin edhe për vite të tjera i ka krijuar edhe vetmi politike, me çfarë ati si ka mbetur tjetër pos të ngushëllohet te guri i plakës.
Asnjë subjekt tjetër politik shqiptar nuk do të jetë në pushtet me PDK-në, janë arsye të mëdha qe të mund të kenë ardhur deri tek ky përfundim politik, i të gjitha subjekteve politike shqiptare, që në start të krijimit të institucioneve nuk duan të udhëheqin pushtetin më me Hashim Thaçin, përkatësisht me PDK-në.

Vargu shkaqeve është i zgjeruar, korrupsioni i lartë, krimi i organizuar, ligjlistativi i dobët, ekonomia e brishtë, standardi i jetesës më i ultë në Evropë dhe shumë të tjera shkaqe kanë sjellë një përfundim qe të gjitha subjektet shqiptare të jenë të distancuar me Hashim Thaçin dhe PDK-në.

Pra, të gjitha subjektet politike shqiptare, përfaqësuese në parlamentin e ardhshëm - qartë janë mbledhur pa PDK-në, të krijojnë qeverinë dhe institucionet e tjera, e të reja shtetërore duke mos i dhënë shans tjetër që Hashim Thaçi të bëjë serish qeverinë e tij.

Guri i plakës ka nevojë për një roje karizmatike, e nëse kjo do t’i vije nga PDK-ja, e cila dukshëm se nuk është pa ta, ka bollë!, mbase do ti bënte nder të jashtëzakontë edhe gurit e, edhe plakës.

Inatosja politike duket se ka një mandat perfid dhe tej mase në vend, dhe ndodh gjithherë dhe gjithnjë kur duhet të tregojmë të kundërtën; pra, mirëkuptimin. Shtyrja e seancës me skenar të PDK-së, dhe ne bashkëpunim me listën serbe, tregojnë një joseriozitet të gjendjes në skenën politike të Kosovës, ku grupimet duken një mbijetese e vetme, e te ardhmes ne pushtetin e destinuar nga komuniteti.

E qartë duket inatosja e PDK-së, ajo nuk përkon me demokracinë, sepse demokracia në sistemin e vet, në kapitullin e parë, e konsideron pushtetar secilin qytetar potencial. Ndaj edhe grupimet politike shqiptare (LAN+W) nuk mund të gjykohen jashtë vendimeve të drejta dhe demokratike në vend. Për këtë ka një vendim të marrë nga komuniteti me anë të zgjedhjeve politike, të cilat gjithsesi e nominojnë secilin të deleguar të përfaqësoi interesat komunitare. Në këtë vendim komunitar demokracia ka një përgjigjeje të favorshme dhe të patjetërsueshme duke e lexuar vullnetin e shumicës dhe duke i dhënë natyrshëm të drejtën për të kaluar pushtetin në duar të shumicës.

E kundërta e këti leximi dhe leximi kundër i demokracisë tregon fytyrën e zymtë të një pushteti, tregon gjithashtu arsyen e vetme për tu identifikuar në embrion si regjim autoritar, që mbi shumicën dhe mbi të drejtën e shumicës tenton të sfidohet.

Në demokraci shpeshherë ndodh qe regjimet të fshihen pas normave të saja, por pa i “vetëkuptuar” se ato janë lënduar nga vet ata, është përpjekje më e qëllimtë e tyre qe të mbajnë pushtetin me çdo kusht se sa kontribuojnë, të zhvillojnë demokracinë pa kushte autoritare.

Thaçi duhet kuptuar se ka mbetur si plaka të guri e vetme, të gjithë e braktisën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat