Barbarët e shekulli XXI

Opinione

Barbarët e shekulli XXI

Nga: Nga Genc Prelvukaj Më: 2 shtator 2014 Në ora: 08:19

Synimet politike të organizatës, të klasifikuar si terroriste në mbarë globin, ISIS, dhe metodat mbi skllaverinë dhe ekzekutimin, qoftë të komuniteteve tjera fetare qoftë kundërshtarëve politikë, ka riaktualizuar pesimizmin për një ndryshim pozitiv të mundshëm në regjionin e lindjës së mesme. I dhanë shuplakë fytyrës të gjitha shpresave që diçka e mirë mund të ngjajë në një periudhë afatmesme. Ndër popuj kanë zgjuar kujtime të fjetura dhe kanë bërë që shumë njerëz të largojnë pluhurin mbi librat historikë të vëna në raftet e tyre, në kërkim të ngjajshmërive nga e kaluara.
Secili popull në historinë e vet është ndeshur me akte të ISIS-it të sotëm, qoftë në këtë shekull, në mesjete apo në primitivizëm. Është një emerues i përbashkët : vetëdija e ngritur njerëzore i ka klasifikuar akterët e veprave të tilla si njerëz barbarë duke i radhitur në faqet më të zeza të historisë. Sot kemi të bëjmë me ISIS-in : barbarët e shekullit XXI.

Me shpalosjën e programit të tyre, disa muaj më parë, është publikuar edhe harta e mbretërisë që duan ta vëjnë në jetë. Një territor që fillon nga lindja e largët dhe përfundon diku në mesin e Spanjës. Bazuar në metodat që kanë aplikuar së fundi, në lidhje me trajtimin e komuniteteve fetare tjera, kundërshtarëve politike dhe njerëzve që e shohin ndryshe Islamin, bota do të ketë një ndryshim demografik të thellë. Forma e trajtimit të Yazidive dhe të tjerëve tregon që në rast të jetësimit të synimeve territoriale atëherë gjithcka do të jetë më ndryshe. Supozojmë se fillimisht goditën pakicat krishtere në vendet me shumicë Islame duke filluar nga 8 milionë Koptë në Egjipt, 1.5 milionë në Liban e deri tek krishterët shqiptarë të Ballkanit dhe pastaj zhdukën apo konvertohen dhunshëm të gjithë : grekërit, izraelitët, spanjollët, bullgarët, indianët, rumunët, hungarezët, sërbët, kroatët, sudanezët jugorë, sllovenët, austriakët dhe shumë popuj tjerë. Në fund, pasi të kenë mbaruar me ta, shpatat e tyre kthehen drejt Iranit dhe gjithë komunitetit Shii në mbarë globin sikurse edhe ndaj mendimeve më liberale në vetë sojin e tyre. Nuk është ky zbërthim, kjo është saktësisht program i promovuar nga vetë organizata, që shihet qartazi në hartat e tyre të publikuara.
Synojnë dhunimin e të drejtës së mbi dy miliardë njerëzve në tokë.

Deri vonë bota ka qenë nën kërcënim nga elementë dhe forca të strukturuara që kanë pasur qëllime të dëmshme por disi edhe në formë të pjesshme të realizueshme nëse nuk do të viheshin në kontroll ose lokalizoheshin shpejt nga forcat më madhore politike. Për dallim nga to ISIS dhe organizatat e ngjajshme me të, përbëjn një grumbull organizatash që poaq sa janë ekstreme janë edhe naive. Për secilin njeri që vetëm pak e vë në përdorim logjikën , do të ishte e pakapshme dhe i papranueshëm realizimi i një projekti të tillë. Nëse një ditë prej ditësh, mbijnë intelektualë të rinj në që lidhin fushëveprimin e tyre me religjionin dhe japin propozim themelimin e një organizate që do të kishte si model Bashkimin Europian, në mesin e vendeve me besim Islam në Lindjën e mesme dhe Afrikën e Veriut , atëherë sado e vështirë që do të dukej realizimi i saj, megjithatë nuk do të cilësohej si projektpropozim jashtë normalës se mendimit të shëndoshë. Mirëpo themelimi i mbretërive me formë siç ISIS dhe organizatat simotra flasin sot është fyerje e inteligjencës për të gjithë njerëzit e besimit Islam. Sinqerisht nëse do tmë bëhëj pyetja në ndonjë kuiz eventual nëse janë naivë, të papjekur apo armiq të Islamit, unë do ti rrumbullakësoja të trijat.

Përvec shpalojsës së një projekti të pazbatueshëm edhe intepretimi i rregullave fetare tek ta është totalisht i gabueshëm. Është thënë e stërthënë edhe nga njerëz që kanë përfunduar studimet për fenë por edhe njerëz që kanë njohuri të mira për të. Krejt kjo krijon një pasqyrë të tmerrshme jo vetëm për besimin por edhe për pjestarë të popujve të asaj zone sepse në fund të fundit nga aty lindin njerëz të tillë. ISIS nuk mund të mbijë diku përveçse aty ku vetë mentaliteti popullor e mundeson.

Situatat e fundit të prodhuara jashtë epiqendrës së problemit, në lidhje me aktivizimin e disa individëve nga hemisfera perendimore dhe rreshtimi në organizata të klasifikuara si terroriste përbën një lloj shqetësimi. Për sigurinë popullore gjithsesi mirëpo edhe për daljën në sipërfaqe të një shtrese të depatriotizuar që perdhunon vlerat kombetare paraislame . Momente këto që të kthejnë para syve imazhet e rrenimit të shtatoreve dhe objekteve tjera arkeologjike në zonat e thella të Afghanistanit. Përvec dhunimit të së drejtës së dy milionë njerëzve, nëse fuqia do të ishte ne doren e tyre bota do të trishtohej nga shembja e Piramidave në Egjipt, Tempujve në Turqi, Amfiteatreve në Shqipëri dhe shumë veprave tjera me vlerë për njerëzimin. Gjithsesi këto shembuj merren jo për të parashikuar ngjarje të tilla sepse njerëzia dhe bota e qytetëruar nuk do të lejojë asnjëherë mirëpo ipen qëllimisht për të treguar nivelin e tyre ku ndodhën.

Për disa njerëz , është bërë e zakonshme që cdo veprim të rëndë, grupacion i dyshimtë dhe cfarëdo që ndërlidhet me terrorizmin të mbështjellet me petkun e konspiracioneve. Shoh disa njerez qe ekzistencen e ISIS-it e shohin si krijim te financuar nga vendet perendimore ose Izraeli. Sa e kane gabim është shumë e qartë. Le ti hapin librat në histori dhe gjejnë shumë ISIS-a tjerë në kohën kur nuk ekzistonte as Amerika e as Izraeli në formë shteti. Rryma të tilla kishte edhe në kohën kur vetë Perandoria Osmane ishte superfuqia e regjionit dhe nuk kishte asnjë interes për ti themeluar dhe mbajtur në fuqi. Përkundrazi ajo bëri përndjekjën e tyre në çdo formë të mundshme.

Tendenca për ti lënë fajin gjithkujt por jo vetës nuk është e panjohur për njerëzimin. Megjithatë shumë popuj që kanë krijuar shtete të zhvilluara këtë menyrë së të menduarit ka kohë që e kanë lënë anash. Prezenca e saj ndeshet vetëm ndër kombet që ende nuk e kanë marrë vetën, nuk kanë të qartë se nga ikën njerëzimi dhe janë mbrapa në cdo përceptim. Për ta autokritika është dicka e pashpikur ose e panevojshme sepse cdo gjë e keqe sipas tyre vjen nga jashtë. Asnjë faj nuk buron nga brenda. Përderisa në masë të madhe kjo menyrë e të menduarit ekziston atje, ISIS dhe ISIS-at tjerë do të kenë terren, por jo për të arritur në Spanjë e vjenë por vetëm per ti terrorizuar e munduar po ata banorë aty, të lokalizuar jo më shumë se disa qindra kilometra. Derisa në anën tjetër, popujt tjerë bashkë me botën ecin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat