Jeta e shqiptarëve të Kosovës më e lira

Opinione

Jeta e shqiptarëve të Kosovës më e lira

Nga: Haki N.Bunjaku Më: 1 shtator 2014 Në ora: 19:11

Një kohë të gjatë rrezikohet jeta e shqiptarëve të Kosovës,që i nënshtrohet çmimit më të lirë.

Një jetë=një fyshek.

Ishte regjimi komunist që për pesëdhjetë dekada shqiptarët nuk i kurseu nga vdekja.Të shumtën „misterioze“.
Vriteshin në burgje,vriteshin në ushtri apo i shpallnin të aksidentuar,të vetvrarë,të vrarë në „kufi“ dhe inskenime të shumta për vdekjet(vrasjet ) e shqiptarëve.
Kjo ishte koha e A.Rankoviqit,i ndihmuar nga shumë Rankoviqë shqiptarë.
Perëndoi koha e Rankoviqit,por dual në skenën shtetërore e pushtetore koha e S.Millosheviqit,që ushtronte gjenocid kolektiv mbi shqiptarët,i ndihmuar nga Milloshët tjerë çetnikë.
Këto regjime u mbyllën me turp,por popullatën shqiptare në Kosovë kohë të gjatë e mbajtën buzë varrit,me vdekjen në trastë.
Në momentin më të vështirë,popullit tonë Perëndia ua dhuroi profetin,shpëtimtarin,Dr.Ibrahim Rugova, i cili me urtësi e strategji,me miqtë që krijoi gjithandej botës,në krye me SHBA-të,si dhe me ndihmën e djemve tanë trima; e përzuri armikun e flliqtë nga trojet tona.Ndonëse populli këte çlirim e pagoi shtrenjtë me të vrarë,të plagosur e të kidnapuar,që për 2000 mijë e sa të pagjetur,ende bëhen pazare politike me kufoma e eshtra.
Për habinë tonë dhe të gjithë botës demokratike,nga ne dual një skotë të shiturish që nuk u flejti në huj liria dhe prijsi shqiptar,çlirimtari,Dr.Ibrahim Rugova,prandaj bënë aleancë tinëzare me agjenturat sllavoçetnike që të na e mbajnë prapë shkaun këmbëkryq në vatër.
Këtu,pikërisht këtu dalin do anomali e paradokëse që nuk pajtohen me lirinë e fituar nga Dr. Rugova bashkë me miqtë e tij.
Nuk pajtohen,sepse kanë besëlidhje me agjenturat UDBoçetnike dhe me mbeturinat komuniste enverostaliniste,të cilin qëndrim e mbajnë edhe sot e gjithë ditën.Prandaj ia kthyen armën shqiptarëve,ku vranë me porosi të instruktorëve komunistë antikombëtar.
Shtetin e pushtetin i muarën këto banda me dhunë dhe me ndihmë të agjenturave sllavoçetnike,për të cilat agjentura punojnë edhe sot.
Me bisedimet në Bruksel,Sërbia e ka vu Kosovën tërësisht nën kontrollë.Prandaj i burgos shqiptarët në magjistralën ndërkombëtare.I maltreton gjatë rrugës,i rrah e burgos.I maltreton në kufi,duke i përzhitur në diell në kupën e vapës.
Tash së fundi nuk po e rrespekton vijën e demarkacionit dhe kur t`ia do qefi,pa droje rraset në territorin e Kosovës,ku edhe vret shqiptarë.
Sërbia shqiptarët i vret në rrugë,në afërsi të kufirit dhe në kufi,ndërsa dallkuakët e shtetit tonë i kanë shti veshtë në lesh dhe nuk bëjnë asnjë kundërshti.
Përse udhëqja e jonë(renegate) nuk dërgon notë proteste në nivel të shtetit dhe ate deri edhe në Këshillin e Sigurimit.
Ku është UCK-ja,OVL-ja,ata të UçK-së që shtireshin për trima,kur sorollateshin lirshëm nëpëpër hotelet e Tiranës dhe nëpër shkurretë e atjehit bënin foto gjëja se janë në luftë dhe lajmëroheshin rrejshëm përmes celularit se po lajmërohen nga fronti i luftës.
Jakup Krasniqi,zëdhënës i Uçk-së,në ëndërr djerësitej duke „ shpërndarë“ pasaporta,të cilët nuk i pamë kurrë.
Tash kur shqiptarët po vritën në tokën e tyre,në kufi e për rreth kufini si dhe magjistralës ndërkombëtare,Jakupi nuk ka kohë të mirret me këto paradokse,por reagon,pa kurrëfarë fakti ndaj librit dokumentar“KËMBËT e GJARPËRIT“ të gazetarit,analistit e shkrimtarit të spikatur,Veton Surroi.
Veton Surroi që ka përcjell gjendjen shumë kaotike,kur nuk e njihte qeni të zonë dhe kur UçK-ja e Jakupit vriste shqiptarë dhe vriste në besë(tinëzisht)oficerët e karrierës që luftonin në krah të FARK-të e nën komandën e presidentit,Dr.Ibrahim Rugova.
Jakup Krasniqi këtu del shumë i mjerë kur mundohet pa fakte t`i luftojë faktet e pa kundërshtueshme.
Ju siguroj z.Krasniqi që të gjitha bëmat e juaja me shokët e kruzhokut marksistë do të publikohen dhe do të sheshohen të gjitha të palarat.
Gjaku i njeriut është i shenjtë,është i mallkuar dhe ai kurrë nuk shkon humbës as falë.
Keni pak durim sa të ju dalin flluqkat për fushë kur edhe ju do të ndërroni mendimin dhe do të kërkoni falje publike.
Mos harroni ju klika enverostaliniste se nuk mbulohet dielli me shoshë dhe e vërteta kurrë për hjithmonë nuk mund rri në heshtje.
Tim e shokë ishe kundërshtar e përbuzës i presidenti historik,Dr.Ibrahim Rugova,të cilit posa tu dha rast ia hoqe fotografinë nga palestra e Kuvendit të Kosovës,po përse nuk e nxorre në shesh fotografinë e presidentit tënd,që ta njihnim edhe ne?!
Çdo gjë që ka fillimin,ka edhe fundin.Këte se kanë pritur mbeturinat komuniste dhe ja që e përjetuan.
Kur e luftonit dhe urrenit për vdekje Dr.Ibrahim Rugovën dhe LDK-në e tij,tash nga lakmia e tepruar i harruat gjithë ato hasmëri dhe pikërisht në partinë e Dr. Rrugovës,po kërkoni shpëtimin.Mirëpo, dëmi që i keni sjell LDK-së në përgjithësi dhe Kosovës në veçanti është i pa riparueshëm.
Provokimet e Sërbisë pëshurrin mbi dialogun e Hashim Thaçit,poshtërsojnë institucionet e shtetit të Kosovës dhe ua shtrydhin ënddat e rrejshme UçK-istëve të rrejshëm,të cilët me vite të tëra na rrejtën publikisht mbi gjendjen e luftës në Kosovë.
Tash heshtin,sepse rrenat më nuk shitën,ndërsa azgënllaku u mungon tërësisht.
Provokimet e parreshtura të Sërbisë ndaj sovranitetit(inekzistent) të Kosovës dhe institucioneve të brishta të saj duhet kuptuar si poshtërsim i të gjithëve,por edhe si Kassus belli,për çka Kosova nuk është e gatshme.
Kosova gjatë luftës së pa kontrolluar,nga njerëzit e vet e ka heçur të zitë e ullirit.Mirëpo,për fat të mirë,se Kosova ka njerëz të aftë e të zgjuar,si Veton Surroi e shumë të tjerë,të cilët në njëklimë të volitshme politike,do t`i zbulojnë të gjitha krime dhe abuzimet e trimave të podrumeve.
Dhe,ajo kohë po afrohet,po vie!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat