'Thembra e Akilit' e Hashim Thaçit!

Opinione

'Thembra e Akilit' e Hashim Thaçit!

Nga: Kimete Berisha Më: 31 gusht 2014 Në ora: 00:05

Kriminelët serbë janë kthyer përsëri në vendet e tyre të krimit, i kanë zënë pozicionet e vjetra dhe po vazhdojnë me vrasjen e shqiptarëve t'shkretë, shqiptarëve të varfër dhe të pa shtet!
Hashim Thaçi sot foli si zëdhënës i shtetit gjerman, në emër të shtetit gjerman e lavdëroi Enver Hasanin, në emër të Serbisë u gëzua për autostradën që do të ndërtohet për të lidhur Prishtinën me Nish, dhe në emër të BE-së e paralajmëroi një traktat paqeje (izraelito-palestineze) ndërmjet Kosovës e Serbisë, që do të ndodh në fund të negociatave, që vetë e pranoi se s'paskan përfunduar me marrëveshjen e 19 Prillit!
Dhe, paqa s'paska marrë fund më 19 Prill, po ajo marrëveshje paska qenë 'hyrje në paqe'!
Por vrasjet e shqiptarëve nuk i përmendi!
Foli edhe për Institucionet e reja, për qeveri të 'madhe' e të gjërë, po tutsi nuk është i zoti as sa për syret t'i ftojë në takim liderët e opozitës, përkrahjen e të cilëve e gëzoi gjithmonë në momentet e duhura.
Nuk i fton në takim nga frika se e refuzojnë, e pastaj e qeshin njerëzit.
As LDK sikurse të gjithë të tjerët, nuk e ngushëlloi familjen e shqiptarit të vrarë sot në malin e tij, por LDK sot foli bisht mbas gardhi: Tha: PDK e ka humbur rrugën'!
As Ramushi nuk e dënoi as shqip as serbisht, vrasjen e shqiptarit nga serbi!
Është e paimagjinueshme dhe e tmerrshme kjo që po ndodh me neve shqiptarët, që shteti po na shndërron në skllevër dhe viktima të të gjitha llojeve të krimeve!
Ky shtet më interesant dhe më të madhe e ka bërë punën e riatdhesimit të 13-të arushave të Dardan Gashit, të cilat me pompozitet i ka vendosur në strehimore afër liqenit të Badovcit, ku s'guxon kush m'i 'prek', për të cilat ka ndarë fond të posaqëm, dhe ua ka siguruar 1,300 kilogram mish në ditë, sesa që e bën të madhe mbledhjen e eshtrave të dëshmorëve dhe mbrojtjen e fëmijëve, të pastrehëve, grave, pleqve, të çmendurve, lypsarëve, të varfërve, dhe atyre shqiptarëve që vriten duke punuar për bukë!
P.S. E 'thembra e Akilit' e Hashim Thaçit është VARFËRIA dhe PAPUNËSIA.
Nëse gazetat shqiptare do ta zëvendësonin përkohësisht rubrikën e përhershme të bythës së Kim Kardashian me kronika për raste të rënda dhe fakte për varfërinë e tmerrshme shqiptare, veç 2 ditë do të duronin 'adhuruesit e tij'.
Ditën e tretë vijnë 'arushat' e PDK-së të ta tregojnë 'vendin'!
S'të bëjnë kurgjë në fillim, veç të tregojnë me fjalë të mira se sa e 'bukur është jeta' dhe t'i numërojnë të gjitha të mirat që i ke, e që mund të mos i kesh më. Ata janë të fortë. Por, ne jemi më kallaballëk!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat