Logjikë leshi!

Opinione

Logjikë leshi!

Nga: Nga Nebil Çika Më: 25 gusht 2014 Në ora: 23:06

Ndarja e pushteteve si garant i demokracisë dhe themel i shtetit ligjor po kërcënohet seriozisht në Shqipëroi . Brenda disa ditëve kryeministri Rama na mare vendime qe ojne ne forcimin e pushtetit te tij personal duke kërcënuar rëndë funksionimin e shtetit ligjor që pritet të shoqërohet me pasoja për standardet demokratike të vendit edhe kështu të brishta . Para disa ditësh si kreu i KKRT Z. Rrama urdhëroi bllokimin ne mënyrën më të pa precedent te lejeve zhvillimore ( lejet e ndërtimit ) një atribut që ligji dhe kushtetuat ia rezervon pushtetit vendor . Për një vit deri në zgjedhjet e ardhme mijëra projekte ndërtimi ne te gjithë vendin do të jenë të bllokuara përveç atyre të miratuar nga KKRT e Republikës e kryesuar nga z. Kryeministër . Nuk e di se si e ka menduar kreu i qeverise një vendim të tillë por duket një vendin tejet absurd dhe me pasoja të rënda jo vetëm për shtetin ligjor e demokraci në por veçanërisht për ekonominë edhe pa këtë bllokim në krize te rëndë. Ekonomi a shqiptare ne veçanti sektori i ndërtimit duket tërësisht i paralizuar që nga zgjedhjet e qershorit 2013 e këtej . Investimet publike të financuara nga shteti janë pothuaj inekzistente dhe plane e projekte për to nga qeveria në një periudhe afatshkurtër nuk ka . Kjo ka bërë që mijëra vende pune të hapura përgjatë dy mandateve qeverisëse të PD –se dhe më parë nga investimet publike të mbyllen ndërkohë qe mjete e logjistika qe kompanitë ndërtuese importuan për të kryer këto punë te dalin jashtë përdorimin një dem miliona euro në se sektori i ndërtimit me investime publike e private nuk do të zhbllokohet. Ne te njëjtën situate ndodhen edhe prodhuesit e inerteve dhe tregtaret e materialeve të ndërtimit si dhe të punësuarit në to . Sikur të mos mjaftonte mungesa e investimeve publike nga ana e qeverisë vjen vendimi i z. Rma për bllokim edhe të sektorit privat të ndërtimit me bllokimin të paktën për afro një vit të lejeve zhvillimore gjë që pritet ta çojë ne kolaps të plot këtë degë të rëndësishme të ekonomisë kombëtare njëherazi dhe valvul shkarkuese e problemit të papunësisë. Nuk e di kush e këshillon nga ana ekonomike z. Rama por nuk shoh ndonjë mundësi që ai të kompensojë në mënyrë tjetër humbjen që pritet te shkaktohet ne ekonominë kombëtare nga vendimi i tij për bllokimin e lejeve te ndërtimit . Një problem tjetër qe shih në vendimin e z, Rma për lejet zhvillimore është arsyetimi dhe argumentimi i tij për marrjen e këtij vendimi . Z. Rama tha se synon t i jap fund abuzimit me lejet e ndërtimit në prag te zgjedhjeve te reja lokale qe pritet te zhvillohen të paktën pos një viti një argument që kthehet ne apriori akuzë për të gjithë drejtuesit e pushtetit vendor gjë qe përben një problem te madh ne se do te ishte e vërtetë . Ne se te gjithë drejtuesit e pushtetit lokal te zgjedhur drejtpërdrejtë nga populli do te ishin njerke qe thyejnë ligjet dhe japin leje ndërtimi ne kundërshtim me to atëherë ky shtet është i mare fund . Un nuk dua të besoj që kryeministri është aq i çmenduar e delirant se te mendojë se vetëm ai është njeri qe zbaton ligjet në këtë vend ndërkohë që është edhe me i akuzuari publikisht për thyerjen e tyre . Opozita thotë qe vendimi ka te beje me kontrollin e lejeve te ndërtimit monopol qe z. Rama e ka pasur gjatë tre mandateve si kryetar i bashkisë se Tiranes dhe bllokimin e punës se opozitës në pushtetin lokal ne prag te zgjedhjeve te reja të pushtetit vendor . Ne fakt vendimi i Ramës për bllokimin për një vit të lejeve zhvillimore u parapri një nga fushatë e egër propagandistike e qeverise , PS-se dhe media-ve të tyre ndaj lejeve te ndërtimit që Bashkia e Tiranës ka dhënë sipas tyre jashtë kritereve ose më mirë të themi jashtë premtimeve të kryetarit Basha në garën me Ramën për kreun e saje tre vjet me parë. Ne se lejet e Bashes janë dhënë ne mënyrë të jashtëligjshme atëherë ai ka kryer një vepër penale për të cilën ligji parashikon edhe masat përkatëse ndëshkimore. Qeveria ka detyrimin ta procedoje penalisht fajtorin ndërkohë që kryeministri ka te drejtën ligjore edhe t shkarkoje atë kur kryen vepra të tilla . Ne asnjë rasat as qeveria dhe as propaganda e sajë nuk kanë thënë që z. Basha theu ligjin por e akuzojnë atë në rastin me rendë për mos mbajtjen e premtimeve elektorale , “akuzë” që në asnjë rrethanë nuk përbën vepër penale dhe nuk është një çështje e qeverisë por varport i tij me elektoratin . Në se kjo është e vërtetë dhe në se Shqipëri do te kishte sistemin gjyqësor britanik ( ne baze te precedentit ) z. Basha mund të dënohej për “agjitacion e propagandë” ishin neni 55 i kodit penal te diktaturës qe fatmirësisht nuk është me pjesë e kodit penal te Shqipërisë. Por edhe sikur të supozojmë që z. Basha është fajtor e ka shkelur ligjin a përbën kjo një arsye qe ligjore e logjike që kryeministri të bllokojë lejet e ndërtimit në të gjithë Shqipërinë ?! Kryeministri duhet ta dije se ka kohë që në Shqipëri nuk aplikohen me dënime kolektive dhe vendimi i tij për te bllokuar lejet e ndërtimit përben edhe rastin e pare të kthimit të tyre qe nga viti 1992 e këtej . Kujtoj që ky vendim i z. Rama nuk prek kryetaret e njësive vendore te cilët në se janë abuzues e shkelës së ligjit siç pretendon Rama do ta gjejnë mënyrën te abuzojnë me shërbimet dhe të drejtat e tjera që këto njësi kanë si kompetenca ligjore . Nuk besoj se z. Rama ka ndërmend tu heq apo bllokojë njësive të qeverisjes vendore çdo kompetence që u jep ligji . Por përveç antidemokratik e antiekonomik vendimi i Rames me duket i bazuar mbi një logjikë leshi! Nuk është rasati i parë që z. Rama artikulon , arsyeton dhe vepron në mënyrë alogjike por efektet e këtij vendimi që po diskutojmë janë të tilla që na të ndalemi të ky vendim i KKRT pavarësisht faktit ne na suprimon apo jo me sjellja politike e z. Rama . Në Shqipëri ndodhin përveç nderimeve pa leje e te pa ligjshme edhe shumë krime e shkelje të tjera ligjore . Në logjiken e tij për arsyetimin dhe argumentimin e vendimit te bllokimit të lejeve zhvillimore nga pushteti vendor z. Rama duhet te bllokoje lëvizjet e makinave ne rruge me qellim qe te mos ketë me aksidente qe marrin çdo dite jetët e njerëzve . Te ndaloje ecjen ne rruge te njerëzve me qellim qe të ndalojë vjedhjet dhe grabitjet . Te zbraze krahina të tera nga njerëzit që banojnë atje që të mos mbillen me bime narkotike . Te ndalojë frekuentimin e plazheve që të mos ketë më mbytje në det të njerëzve . Kjo pa dyshim është një logjik prej të çmendur qe sot zbatohet për lejet e ndërtimit por nesër mund të përdoret në shkalle me te gjerë. Por shqiptarët për një gjysme shekulli ishin viktima të politikave të çmendura te dënimeve kolektive sipas logjikës “për një plesht djeg gjithë jorganin “ dhe besoj e kane te qarte efektin social të tyre . Ne gjithë këtë histori qe sapo ka filluar shqetësuese janë në fakt arsyet e vërteta te këtij veprimi te z. Rama . Ai , besoj dhe këshilltarët e tij ekonomik e ligjor i dinë efektet negative qe mund të sjellë ky vendim në planin ekonomik ,social dhe në standardet e shtetit ligjor e megjithatë kane vendosur ta zbatojnë . Kjo do te thotë që z. Rama synon jo ruajtjen e territorit për të cilin “as që rruante” kur ishte kryetar i bashkisë se Tiranes por interesa politike e personale . Deklarimi i tij se do ti zbllokojë lejet vetëm pas zgjedhjeve të reja te pushtetit vendor dhe hyrjes ne fuqi te hartës se re administrative na bën të dyshojnë se ai kërkon e shpreson përmbysje te pushtetit ne zona të rëndësishme ekonomike si Tirana etje . Ky vendim i z. Rama për bllokimin e lejeve zhvillimore mund të konsiderohet si provë e argument në favor të pretendimit të opozitës dhe faktorëve të tjerë se harta e re administrative është ndërtuar , jo sipas kritereve ligjore, por sipas interesave politike e ekonomike te qeverise dhe kreut te sajë. Ne këto kushte jemi te detyruar te besojmë se bllokimi i lejeve synon dobësimin e rivaleve politik ne prag te zgjedhjeve , terrorin dhe kontrollin mbi kompanitë e ndërtimit dhe bizneseve te tjera lidhur me to si sponsore potenciale te fushatës elektorale si dhe kontrolli total mbi industrinë e ndërtimit nëpërmjet pushtetit lokal ne Tiranë e kudo që z. Rama po pretendon e po përpiqet ta marrë me plot makinacione në zgjedhjet e tjera . Në këtë pikë Rmën e komprometon dukshëm afati i bllokimit te lejeve të ndërtimit i marrë pa ndonjë lidhje e arsye logjike e ligjore por me plot arsye politike e personale dhe i lidhur tërësisht me zgjedhjet e ardhme lokale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat