Kuriozitete lexoni e (mos) besoni

Opinione

Kuriozitete lexoni e (mos) besoni

Nga: Haki N.Bunjaku Më: 23 gusht 2014 Në ora: 15:55

Top lajmet në të përditshmet tona,kiçig mediatik,plus gënjeshtra pa mbulesë,
po na qartin besueshmërinë.
Para dy vite lajmëruan,pardan gënjyen se u gjetën vrasësit e Xhemail Mustafës dhe atentatorët e presidentit, Dr. Ibrahim Rugova…
Çështja u mbyll me kaq.
Vrasësit,atentatorët ishin alienë të pa emra dhe ec e dije a i muer nëntoka,apo u ngitën në planetin e Marsit,ku hetuesit tonë nuk kanë mundësi ndjekjeje?!
Mbase edhe flejnë në sirtarët e hetuesisë,ku ndjehen të sigurtë.
Gënjeshtrat po fryhen.Turpi politik e juridik po nxjerr krye.Shteti po e ha vetvetën.
Rrespektivisht shtetin e banditëve po e hanë banditët.
Shtet ka pak e bandita me tepricë.
Mediet e shkruara po e mitizojnë kriminelin e xhihadistëve,Lavdrim Muhaxherin.
Një lajmë para dreke shkruan:-U vra Lavdrim Muhaxheri.Dhe,pak më vonë,mbass dreke, vie tjetri:-Gjallë e shëndosh është Lavdrim Muhaxheri.
A bëhet që njeriu para dreke të vritet e të vdes,ndërsa mbas dreke të ngjallet.
Dine grur të kuq se ia keni luajt keq informimit.
Pos gënjeshtrës ka edhe diçka tjetër të keqe këtu.
Asgjë e saktë,asgjë senzacionale.
Gënjeshtër para dreke demantim mbas dreke.
VV –ja përkrah Bllokun:LDK,AAK,NISMA.
Jo,VV-ja nuk bëhet pjesë e qeverisë së Bllokut pas zgjedhor.
Lista sërbe i bashkohet Bllokut pas zgjedhor.
Lista sërbe shkon me Hashim Thaçin.
Shihni filane manekenja cullak në pllazhë,e nxehtë,po e kall detin.
Këngëtarja e talentuar… pozon nudo.Thotë i dua italianët,lëpirësit e …
Ylli i Holivudit… ka fjet me njëmijë mashkuj.Qe tre muaj është shtatzënë.
Filanja me filanin,pas një bashkëjetese pjesësisht të gjatë u ndanë nga beqaria.
Martesa pas tre muajve.
Jo,ishin shkatërruar prapë.
Rihanna me filanin bëjnë fotografi në shkallë.Shenjë e mirë,mbase do të përafrohen.
Filane manekenja me filanen manekene nuk flasin.Punë gjelozie.
Filanja pas njëmijë netëve në shtrat me njëmijë meshkuj,ka gjasa të jetë mbarsë.Ku pe di?!
Blloku pas zgjedhor ka të drejtë ta formojë qeverinë.
Partia pozitare e Thaçit ka të drejtë mbasi mbështetet nga Kushtetusja.
Ajo e ka rradhën të propozohet e para.Listën sërbe,minoritetet i kam e vete edhe do mjeranë të blerë.Në mos e shkëput edhe ndonjërën nga Blloku apo VV-në.
Janë gjasat që Isa Mustafa të mbetet mullis.
Humbës po dalin partitë shqiptare: pozitë e opozitë.
Fitojnë minoritetet dhe Lista sërbe,sepse kushdo që të formojë qeveri;ata janë garant aty.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat