A është Presidenti im spiun!?

Opinione

A është Presidenti im spiun!?

Më: 22 gusht 2014 Në ora: 22:25

Çështja më e përfolur në postdikataturë është çështja e transparencës morale me të kaluarën diktatoriale në Shqipëri, pasi deri më sot nuk kemi një ligj për lustracionin që të mund të bëj dallimin real mes atyre, që në kohë të diktaturës vetë apo nga familjarët e tij ka shënuar krime.

Deri më sot, ligji i lurtracionit ka kaluar disa etapa që në fakt kanë shërbyer në formë komisionesh e që në të gjitha rastet që është shfaqur në një formë të tillë ka qene i politizuar i kontrolluar dhe i një anshme dhe shpeshherë është përdorur për të sulmuar kundërshtarët politik.

Kjo simfoni e trishtë e bajata ka kapërcyer çdo parashikim, pasi Shqipëria është i vetmi vend ish-komunist që ende nuk ka bërë transparencën me të kaluarën diktatoriale, duke bërë të mundur që për 23 vite të tranzicionit, figura të krimit, përsekucionit të jenë pjesë e jetës aktive të politikës dhe administratës shtetërore, madje dhe në hirarkinë më të lartë të saj.

Por me ardhjen në pushtet të maxhorancës së re që ka qenë dhe me e paragjykuara përsa i përket bartësve të Sigurimit të Shtetit, shihet një inisjativë e re, madje është gati dhe projektligji, që me gjasa, ngjanë në kontrurin ligjor me atë të modelit gjerman dhe tashmë është i njohur për publikun dhe botën e medjave.
Por dhe institucioni i Avokatit të Popullit ka rifutur në qendër të vëmendjes. Dhe është Avokati i Popullit, që ka kërkuar nga institucionet që të happen dosjet e sigurimit të shtetit, duke sygjeruar hartimin dhe miratimin e një ligji, pasi thotë se është një çështje e vonuar dhe e pazgjidhur edhe pas 23 vjetësh.

Avokatit të Popullit është shprehur nëpërmjet zëdhenses Demollari “Është e nevojshme ndërmarrja e iniciativës legjislative, për hartimin dhe miratimin e një ligji për hapjen e dosjeve, që do mundësojë: Aksesin individual ndaj të dhënave të shërbimeve sekrete ndaj të interesuarve, qoftë ndaj atyre që kanë vuajtur nga këto veprimtari apo informatorëve; transparencën e aktiviteteve represive të shërbimeve sekrete, me garancinë se aksesi është personal; mbrojtjen e subjekteve nga cënimi i privatësisë, që mund të shkaktohet nga të dhënat e mbledhura; dhe e fundit, krijon organet kompetente për menaxhimin e proçesit të hapjes së dosjeve

Edhe qeveria ka përgaditur një projekt ligji për hapjen e disjeve dhe parashikon se me kete ligj të kqyrë dhe përdorë ato dosje për nje kadegori të gjerë të bashkëpuntorve të sigurimit të shtetit. Ky ligj zbatohet për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, mbi periudhën 29 nëntor 1944 deri 8 dhjetor 1990, të cilat disponohen nga të gjitha arkivat e rrjetit arkivor të Republikës së Shqipërisë, autoritetet publike, persona fizikë dhe personat juridikë privatë.

Dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit në të cilat hyjnë të gjitha mjetet bartëse të informacioneve, të krijuara nga ish-Sigurimi i Shtetit, të poseduara prej tij apo që i janë vënë në përdorim, pavarësisht nga forma e ruajtjes, veçanërisht, por pa u kufizuar dosje, të dhëna, shkresa, harta, plane, filma, regjistrime me figurë, me zë dhe regjistrime të tjera,riprodhimet, kopjimet e tyre dhe dublikata të tjera, si dhe mjetet ndihmëse të domosdoshme për të bërë interpretime, veçanërisht programet për përpunimin automatik të të dhënave, dokumentet e gjykatave dhe të prokurorive për aq sa janë lënë tek ish-Sigurimi i Shtetit.

Dokumente të PPSH-së dhe organizatave të masave që kanë lidhje me veprimtarinë e ish-Sigurimit të Shtetit, vetëm në masën dhe sipas përcaktimeve të këtij ligji.
Projektligji përcakton dhe kategoritë e personave që prek, si ata që kanë bashkëpunuar me Sigurimin e Shtetit, ashtu dhe ata që janë prekur prej tyre, apo ata që janë favorizuar nga kjo veprimtari dhe për këtë ka patur prononcim të ministrit Velia , madje dhe Kryeministri Edi Rama ka mbajtur qëndrim të prerë lidhur me dosjet e sigurimit të shtetit duke pohuar se është gati projektligji dhe më heret pat premtuar muajn qershore por si duket ende maxhoranca nuk është gati dhe mbetet që betaja me spiunët të nisë në vjeshtën e parë.

Koha ka treguar se gjatë gjithë këtryre viteve e djathta në tërsi përpjekjet ligjore për të çuar në fund ligjin e spiunve e ka patur të kushtëzuar për vetë faktin se një numër i madh i drejtuesve dhe deputetve të saj, kanë qenë spiunë të Sigurimit të Shtetit dhe deri më sot ende nuk kemi një ligj dhe kjo ka ndodhur dhe kur e djathta ka patur të gjitha hapsirat dhe mundësitë ligjore, madje dhe korumin e duhur në Parlament dhe kjo vë në dyshim vullnetin e së djathtës!?

Pa dashur të inkriminoj askënd, e djathta mbylli disa legjislacione pa patur një ligj për bashkëpuntorët e Sigurimit të Shtetit dhe me gjasa nuk do të ketë tagrin të bëjë një kontribut të tillë, pasi ish- partia e diktotorit tashmë e integruar, guxonë të bëj një hap të tillë në shërbim të transparences dhe hapjeve të dosjeve, pasi drejtuesit kryesor I përkasin një brezi të ri që me të vërtetë guxojnë.
Gjatë këtyre viteve kemi përfolur, madje kemi dhe akuzuar me pa të drejtë politikanë të ndryshëm se kanë qenë spiunë të Sigurimit të Shtetit, por ajo që vret më shumë në këtë mes nuk kemi dëgjuar asnjë nga politikanë apo zyrtarët e lartë të Shtetit që të deklarojnë se nuk kemi qene spiunë të sigurimit të shtetit, madje dhe ish-presidentët dhe Presidenti aktual.

Është ripërsëritur disa herë fakti që Presidenti Nishani, priti një grup ish- të përndjekurish politikë, por as nuk e dokumentoi takimin dhe as nuk e pasqyroi, por e konsideroj një takim dashamirës dhe të përndjekurit e përgëzuan, por ajo që i kërkuan pikërishtë përfaqsuesit e të përndjekurve ishte hapja e dosjeve të sigurimit dhe Nishani, premtoi: “Me të më ardhur ligji do të kemë kënaqësinë ta dekretojë” dhe të gjithë e falenderuan!
Realisht, në institucionin e Presidentit nuk ka shkuar ende asnjë ligj, por dhe vetë ky institucion apo Presidenti nuk ka nxitur apo sygjeruar me palët politike që të kemi një ligj për lustracionin qoftë dhe një tavolinë debate mes palve politike, grupeve të interest, shoqërisë civile, apo me aktorte e njohur të ligjit.

Heshtja e Presidentit vë në dyshim edhe vetë pastërtinë e tij, ose të paktën ta dëgjojmë publikisht që të thotë nuk jamë spiunë. Nuk është aspak normale të ngresh aludime të tilla për Presuidentin tënd, madje është pak e sikletshme për këdo, sepse ai përfaqëson unitetin kombëtarë, është komondat i përgjithshëm në situatë të jashtë zakonsheme, dhe mbi të gjitha është kreu i Shtetit dhe me përulesi e respektojmë.

Por mëdyshja mbetet e hapur përderi sa nuk kemi një ligji për spiunë dhe derisa nuk kemi një prononcim të Presidentit.I kërkojë ndjesë lexuesit, që paragjykimi ynë shkon deri në këtë pike, por po të mendojmë për 4800 vare të humbura të të burgosurve politikë që kanë vdekur nga torturat apo egzekutimet ku mendohen më shumë se 143 mijë vite burg, bashkë me interrnimin me gjemba, kur mendone vuajtje pa fund, falë policisë politike të diktaturës, atherë në shenjë respekti për ta i drejtohemi Presidentit, madje dhe duke hedhur dyshime derisa të kemi një prononcim nga ana e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat