Turbolenca e kohës

Opinione

Turbolenca e kohës

Nga: Haki N.Bunjaku Më: 1 gusht 2014 Në ora: 23:41

Ka afro dy muaj që po kaloj pushimet në qytetin tim-Gjilan.Ditët po më rrëshqasin e ikin shumë shpejt,krejt padiktueshëm.Shpesh harroj rendin e tyre,sidomos mbetem prapa.
Nuk është edhe pa stres:fejesa,martesa,vdekje,varrime,të pame(ngushëllime).Kohë të lirë fare pak.Kujdesi ndaj vetes po më mungon.Kam libra me bollëk,por kohën fort të kufizuar për lexim.
Ngjarjet,qoftëfestive apo të dhimbshme janë aq të shumta,që shpesh të dyja bien për një ditë.
Kohë turbolente:furishëm ngjarja shtyen ngjarjen,edhe pse me destinacion të kundërt,shpesh puqen.
Para dreke në varrim,mbas dreke në ceremoninë e dasmës,ku në asnjën nuk jam tam.
Sa e varrosën njeriun në Tërstenë(Avdil Bajraliu),mendja shpesh më rrinte te ahengu i mbrëmjes në natën e kulaçit në Gjilan që të dyja nuk kanë vend bashkarisht në kafazin tim të vogël.
Sapo njerëzit argëtoheshin,shpesh më ikte mendja të vdekja,te varrimi.
Pas kthimit,si krushk,të nesërmën më thërrasin për një varrim tjetër në Livoç(Bajrali,kushëri me të varrosurin në Tërstenë).Nga shtrëngimi i emocioneve,nuk munda të marrë pjesë.
Dje ditën në fejesë të kushërit,kurse në mbrëmje për natën e kulaçit të kushëririt tjetër.
Sot prapë për ngushëllime, bile në dy vende,diametralisht të largta,por abstenova.Nuk mund po i mbaj ngarkesat e shumta dhe të përçdo ditshme.
Për senzacion nuk ka kohë as vend.
Sivjet,këtu krejt ngjarjet janë përqëndruar në dasma,fejesa,vdekje varrime e ngushëllime.
Çështja me ata shumë njerëz që po shkëputën nga jeta është tmerruese
Por edhe ahengjet nuk po bëhen të mirëfillta.Muzikë nga kasetofoni e shpërndarë fuqishëm me zmadhuesit e zërit,që edhe të vdekurit i shqetëson ndër varre.
Nis e sos valle e njëjtë,zhurmë monotone, e padurueshme.
Mbase kështu e bëjnë edhe pikëllimet e shumta për vdekjet shumë të shpeshta.
Nëse dikush ka aheng dasme për një javë alarmi i muzikës shurdhuese i shqetëson shtatë lagje për rreth,bile edhe ata që kanë rast morti.
Edhe ahengu edhe pikëllimi nuk rrijnë bashkë,por për kundra vullnetit po ndodhin.
Nuk më lanë kohë as për promovimin e librit e dilmë për shkrime.
Kurse leximit,pasionit tim,përkohësisht i kam dhënë pushim.
Përmuzikën me frekuenca shumë të larta dhe në kohëzgjatje të tepërt,duhet të kujdeset shteti bashkë me ruajtësit e rendit që të normalizohet jeta e qytetarëve.
Nga muzika pa ritëm e më zë të lartë(sipas eksperimenteve) janë çmendur edhe minjtë.
Po për njeriun nuk kadert.
Ai mund të vdes i çmendur,bile i shpëton frigës së vdekjej,e cila po kosit me të madhe.
Por,ata gjejnë ngushëllim te klerikët „dorëlirë“ që u dhurojnë Parajsën,që se kanë as vetë në kompetencë e dorë.
Pushimin tim e shpërndava(harxhova) në ahengjet e fejesave e dasmave dhe në pikëllimet e vdekjeve.
Vetja po më mundon.Nuk po mund i kap të gjitha.
Më mire,herat tjera,të përqëndrohem vetëm te ahengjet.
Nëse bënë?!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat