Veqili i Hashim Thaçit

Opinione

Veqili i Hashim Thaçit

Nga: Shkruan Qazim Azemi Më: 29 korrik 2014 Në ora: 19:26

“Alterius non sit,qui suus esse potest”
(Mos u bë shërbëtor i dukujt kur nuk mund të bëhesh zot i vetvetes)
Qou vadis,domine Enver Hasani apo censori i njëanshëm për ata që e shkelin ligjin.I degradove dy presidentë,bravo,po pse nuk mate me kuti të njëjtë për të gjithë që bien në lajthitje.U bëre veqil e heshte,e harrove drejtësinë.Ti,ti po hesht edhe për vet gjykatësin tënd që ka rënë ndesh me parimet e kodit të mirësjelljes(në pikë të ditës del e bën fushatë me Hashim Thaçin para zgjedhjve;i mbylle sytë e nuk e pe derisa të kallxuan të tjerët).Ti o veqil për disa je shumë syqelë për t’i parë shkeljet e tyre e për disa të tjerë je vengëruar fare;në vend se të jesh mundus inteligibilis u bëre veqil,në vend se të jesh nomofilaks (mbrojtës i ligjit),ti po e dredhon ose po e ngrinë atë.Pra,e ngrive punën e kryeparlamentarit të ri ,i cili u zgjodh në mënyrë legjitime(e di edhe ti vetë këtë).Ti,si llokum tenens si veqil që je po e mbron hapur njeriun që i ka ardhur puna vërdallë,po e mbron njeriun e leqitur prej subjekteve të tjera,po e mbron njeriun që po i digjet rogozja nën vete,mujsharrin,njeriun që ka rënë në rrokopujë;kot e ke o veqil.S’mund ta shpëtosh.Veqil,ti po e mbron të ligën në dëm të së mirës,ti po i grah si thonë anglezët catch as catch can (merr sa të mundesh),e te ne themi “hajt Zekë hajt”...
Ti,o veqil me “sofologjinë” tënde e në mënyrë pompoze para dy tri javësh the në Rubikon se nuk do të përzihesh në do punë që nuk të takojnë por prapë,ishe i detyruar si veqil që je u fute;po përpiqesh ta ndërtosh Kullën e Babilonit e spo sheh fare çka po ndodh poshtë,ti nuk e pe hiq si e udhëhoqi parlamentin doaenja apo kunadhja Flora Brovina.Ty,nuk të bëri përshtypje fare dhunimi,kindapimi për dy tri orë i parlamentit të ri nga deputetja më e vjetër që po luante rolin e arushës në meshlisin e ri(e kishte harruar rolin e saj të doajenës për të cilën ishte e thirrur).E sipërpermenduara e udhëhiqte parlamentin pas pikës së dytë sipas qefit të vet apo sipas diktateve partiake,u kalua pika tre e rendit të punës,u anashkalua rregullorja e punës së kuvendit,u pauzua u ndërpre për disa orë puna e kuvendit,u bllokua,u katranos pa kurrfarë të drejte nga udhëheqësja Flora Brovina.Pas kësaj skene dramatike parlamenti ndërpreu punën pa tumirjen e 83 deputetëve legjitim(në të vërtet parlamenti e vazhdoj punën duke e shkarkuar Brovinën).U.Eco thotë:”Kur gabon bariu duhet veçuar nga barinjtë e tjerë,por merrni me mend ç’bëhet me delet në zënçin të dyshojnë te barinjtë “...Ti,o veqil,anipse me mund disi parlamenti doli nga humnera po e fut prapë atë në një rizomë tjetër,në një labirint tjetër,në kotest pas kontesti qe të prishet parlamenti ,e Kosova e varfër të harxhojë edhe miliona të tjerë për zgjedhje të reja.
Ti po gjen verig, vegëza e kime në tlyen,te të tjerët që s’mendojnë si ti,e te vetja spo e sheh astrarin.
Referencat tua po shihen edhe prej reve të bardha.
Të gjithë e dinë se aksist i kujt je.
Krijove ingirencë.I shkule parimet imanente.
Ti po lufton për primat e jo drejtësi.
Ti e di se nuk thonë kot “se e vetmja e vertetë është të mësosh si të çlirohesh prej pasionit të sëmurë për të vërtetën.
Andaj u bëre “vet zot,vet shkop”.
Por, një ditë edhe ty kanë me të ra progjet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat