Lëmshi

Opinione

Lëmshi

Nga: Dibran Demaku Më: 26 korrik 2014 Në ora: 16:23

Në fshatin tim kishte shumë familje të varfëra.Por,njëra si të thuash ishte më e varfëra,e cila mezi e siguronte bukën e gojës.Dhe për atë varfëri ekstreme të asaj familjeje një pjesë të fajit e kishin vetëanëtarët e asaj familjeje.Ishin të gjithë dembelë dhe nuk e donin punën.Kryefamiljari i asaj familjeje,që ishte babai i tre djemëve tashmë të rritur ankohej gjithandej për varfërinë që e kishte kapluar familjen e tij shpeshëherë duke kërkuar edhe lëmoshë.

Por, fshatarët e fshatit tim i thonin se ai dhe djemtë e tij duhej t`i shtroheshin punës e jo të kërkonin lëmoshë gjithandej.Babhai i tre djemëve tashmë të rritur do të shtrohej nëbisedë medjemtë e tij dhe do t`u thonte se kishte ardhur koha që ais ë bashku me tat ë ndërronin pllakën dhe t`i shtroheshin punës! Njëri nga djemtë nëbisedë e sipër do t`i thonte babait:-„Ne do të mund ta ndërronim pllakën dhe t`i shtroheshim punës,por kam frikë se na ka humbur fija e lëmshit dhe vështirë se do të mund ta gjejmë?!“ Babai i djemëve tashmë të rritur duke buzëqeshur hudhur do të shtonte:-“Unë kam frikë se na ka humbur krejt lëmshi,se po të ishte humbur fija do ta gjenim disi?!“…

Kjo ngjarje e shumë viteve më parë që kishte ngjarën fshatin tim m`u kujtua krejt papritmas këto ditë.Arsye e kësaj kujtese janë pikërisht ngjarjet politike që po ndodhin në Kosovë dhe rreth Kosovës pas zgjedhjeve të tetë qershorit!Partitë politike dhe Liderët e tyre,pas zhgjedhjeve të tetë qershorit,kanë krijuar një kaos të paparë politik,fundi i të cilit mund të jetë me pasoja për të tashmen dhe të ardhmen e shtetit edhe ashtu të brishtë të Kosovës.Të etur për pushtet sikur e kanë harruar shtetin?! Nuk përfillin as ligj e as kushtetutë për realizimin e aspiratave të tyre?!Partia fituese e zgjedhjeve edhe mëtutje thekson se i takon asajqëtë zgjedh i nstitucionet e shtetit e në anën tjetër partitë humbëse formojnë koalicion paszgjedhor dhe insistojnë se ato kanë të drejtë në themelimin e institucioneve shtetërore?! Secila palë insiston në të drejtën e saj?!

Kështu kaosi politik vazhdon edhe më tutje.Në ditën e inaugurimit të lexhislaturës së radhës në Kuvendin e Kosovës,Partia fituese e zgjedhjeve ,për shkak të numrave të pakët,lëshon seancën?! Partitë e koalicionit paszgjedhor kthehen në Kuvend dhe vazdhdojnë seancën dhe zgjedhin Kryeparlamentarin e ri nga radhët e veta?! Partia fituese e zgjedhjeve i ankohet Kushtetueses për aktin e koalicionit paszgjedhor! Kushtetuesja e pezullon Kryeparlamentarin e zgjedhur të Kuvendit nga koalicioni paszgjedhor?! Kështu Kosova edhe pas gati dy muajve mbetët pa institucione shtetërore të dala nga zgjedhjet e fundit parlamentare?! E tërë kjo „lojë“ politike ngjanë me atë populloren:“Unë rri ti rri, laroji në kallamoq?!“

Partitë politike të Kosovës dhe Liderët e tyre ,me vetëdije apo pa të, e kanë futur vendin në një „qorrsokak“ e që në gjuhën shqipe do të thotë në një rrugë pa rrugëdalje?!Se si do të gjendet rrugëdalja nga ky „qorrsokak“ politik“ vështirë se e di dikush përgjigjen?!

Dikush mun të deklarojë se të parët e politikës së vendit të sëmurë nga ambiciet për pushtet e kanë humbur fijen dhe vështirë se do ta gjejnë?! Ndonjë tjetër me të drejtë do të deklarojë se të parët e politikës së vendit të etur për pushtet e kanë humbur krejt lëmshin se po të ishte për fijen ajo mbase edhe do të mund të gjindej disi?! E nëse u ka humbur Lëmshi,atyre nuk u mbetët tjetër vetëm të ikin nga politika dhe të gjejnë ndonjë profesion tjetër?!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat