INCOGNITO

Opinione

INCOGNITO

Më: 23 korrik 2014 Në ora: 22:46

Zena, (ai shoku im, që e paten dënuar me katër ditë burg, në fshatin e dajëve, përkundër faktit se ky ishte luftëtar i UçK-së nga marsi 1998 deri në qershor 1999, thjeshtë për qejfin e një ‘prokurori’ të shtabit, që i kishte thënë se s'ishte Zena UçK), më pyeti:
- Më thuaj të lutem, enver hasani a është Hermann Göring-u, Joseph Goebbels-i, apo Heinrich Himmler-i, apo nga të tretë ngapak, i Rajhut, të kthyer për së prapështi, jo kundër botës por kundër shqiptarëve të Kosovo* me fus-notë?
- Jo, bre Zenë! – i thash, dhe shtova – Unë nuk e dij se kush është në gjykaten kushtetuese të enver hasanit, përveç hajredin kuçit dhe nazim bllaces, e ti po më pyet për gjykatat e gjermanit para Luftes së Dytë Botërore…
- ai do të dekorohet me mënjanim e përjashtim nga partia me urdhër të führerit, për shkak të tradhëtisë së Madhe ndaj tij. – vazhdoi Zena i jem.
- Më lërë rehat, s’kam lidhje me këto punë! – i thash, i bindur në fjalët e mia.
- Ndoshta enver hasani do të mbetet thjeshtë, një anëtar i organizatës ilegale, vetëm si anëtar i presidiumit të kuvendit popullor – në tentativë, e jo hiç më shumë, si mehmet shehu me allti në shokë.
- Zenë, unë kam dalë të blejë cigare dhe s’i kam nga ato hajgare! – i thash.
- Kush e di… këtë do ta marrim vesh më së largu me 18 shtator të vitit 2014, siç deklaron enver hasani me gjykaten e vet kushtetuese. – përmbylli Zena diskutimin.

(pastaj e pimë nga një kafe në terracë të qendres komerciale… unë kisha halle për cigare, kurse Zena jem kishte futur mendjen në gjykaten konstitucionale).

Avdy Gërvalla
Gjenevë, më 23 korrik 2014

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat