Dosiet e spiunëve në vjeshtë, ose grevë urie politike

Opinione

Dosiet e spiunëve në vjeshtë, ose grevë urie politike

Nga: Ilir Vata Më: 23 korrik 2014 Në ora: 11:32

Vjeshta e këtij viti do të jetë “furtu” për të korruptuarit, pasi qeveria ka paralajmëruar aksionin më të madh atikorrupsionë, në drejtësi, shëndëtësi, madje dhe ish-spiunët e sigurimit të shteti në kohën e diktaturës, do të përballen me ligjin e ri për hapjen e dosjeve, që siç edhe është njoftuar do të jetë i ngjashëm me ligjin gjerman.
Qeveria, ka bërë gati një draft dhe që prej disa muajsh është pritur të çohej në Kuvend, por ende nuk kemi një ndriçim, se kur do të bëhet i mundur që drafti të marrë jetë. Projektligji për spiunët deri më tani është ekspozuar në skaleta të përgjithshme, por më e mira do të ishte që ligji më i përfolur në Shqipëri, si ai spiunve të Sigurimit të Shtetit të kishte një debat më të gjërë me grupet e interesit, të përndjekurit politikë, partitë e djathta që përfaqsojnë ato, shoqëritë civile, institucionet e të drejtave të njeriut, si dhe institucionet ndërkomtare.
Deri më tani, dihet që maxhoranca, ka një planë për të fshirë nga institucionet shtetërore të imlikuarit me të kaluarën komuniste dhe krimet e saj për një transparencë me të shkuarën jo të largët diktatoriale.
Shqipëria është i vetmi vend ish-komunist që ende nuk ka një ligj për lustracionin ndonse të dy partitë e mëdha kanë shprehur qëndrimet e tyre, pro hapjes së dosjeve të sigurimit dhe madje dhe partitë e djathta që kanë ndenjur me gjatë në pushtet në postdiktaturë nuk kanë arritur, apo kanë devijuar me dashje konkretizimin e një ligji transparent për dosjet e sigurimit.
Tentativa ka patur nga demokratët më 1992, socialistët me komisionin Bezhani, edhe në mandatin e fundit të PD-së pati një tentative por që u kundërshtua nga e majta si i njëanshëm dhe ish- presidenti Topi nuk e dekretoi ndonse mori votat në parlament dhe mëpas historia e tij u zbeh me ankimimin në gjykatën kushtetuese dhe në Komisionin e Venecias.
Sipas projektligjit të ri, subjekte të verifikimit do të jenë të një ganmë të gjërë dhe sita e ligjit kap të gjitha nivelet politike dhe administrative, madje dhe punojnjësit në nivele drejtuese për mediat.
a) Presidenti i Republikës së Shqipërisë
b) Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë;
c) Anëtarët e Këshillit të Ministrave, zëvendësministrat, sekretarët e përgjithshëm, funksionarët politikë, drejtorët e përgjithshëm dhe drejtorët e drejtorive të dikastereve, si dhe të barazuarit me ta në strukturat e tjera shtetërore;
d) Anëtarët e KLD-së si dhe gjyqtarët e prokurorët e të gjitha niveleve të gjykatave e prokurorive;
e) Funksionarë të lartë të Presidencës, administratës së Kuvendit, të KLD-së, të Gjykatës së Lartë, të Kushtetueses, të Prokurorisë së Përgjithshme, sipas rangjeve të caktuara

f) Guvernatorë, zëvendësguvernatorë, anëtarët e Këshillit Drejtues dhe drejtorët e Bankës së Shqipërisë;
g) Funksionarë në Forcat e Armatosura, në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë, si dhe oficerët me gradë “Gjeneral” dhe “Kolonel”;
h) Prefektët, kryetarët e këshillave të qarkut si dhe kryetarët e bashkive dhe komunave;
i) Drejtuesit e drejtorive të administratës publike në nivel qarku dhe prefekture;
j) Anëtarët e këshillave të qarkut si e të këshillave bashkiake;
k) Funksionarë në SHISH, Shërbimit Informativ Ushtarak dhe SHKB.
l) Funksionarë në Gardën e Republikës;
m) Drejtues të Policisë së Shtetit, drejtorë dhe shefa policie në nivel qarku si dhe në nivel komisariati;
n) Ambasadorë, këshilltarë, sekretarë në përfaqësitë diplomatike;
o) Drejtuesit dhe anëtarët e forumeve drejtuese në nivel qendror apo lokal të partive politike parlamentare si dhe të atyre që financohen nga buxheti i shtetit;
p) Drejtues, kryeredaktorë të mediave audio-vizive, si dhe të mediave të shkruara, me një tirazh ditor më të madh se 1000 kopje në ditë;
q) Drejtori i Përgjithshëm, zëvendësdrejtorët e përgjithshëm, drejtori e zëvendësdrejtori i Radios, drejtori e zëvendësdrejtori i Televizionit dhe drejtorët e departamenteve në RTSH; drejtori, zëvendësdrejtori dhe drejtorët e departamenteve në ATSH, si dhe anëtarët e KKRT dhe këshillave drejtues të mediave publike;
r) Rektorë, zv/rektorë, dekanë të universiteteve shtetërore publike dhe private si dhe drejtorët e shkollave të mesme publike dhe private.
s) Përfaqësuesit e lartë të komuniteteve fetare me nënshtetësi shqiptare.
t) Çdo person tjetër i dekretuar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë apo i zgjedhur nga Kuvendi.
Papajtueshmëria me postet që mbanin në regjimin komunist

a) Anëtar ose kandidat i Byrosë Politike, anëtar ose kandidat i KQ të PPSH, sekretar i parë ose i dytë i komitetit të partisë së rrethit, kryetar ose zv.kryetar i komitetit ekzekutiv të rrethit, Sekretar partie në institucione;
b) Anëtar qeverie, anëtar i Këshillit Presidencial, kryetar dhe anëtar i Gjykatës së Lartë, Prokuror i Përgjithshëm dhe zëvendës të tij, para zgjedhjeve të 31 Marsit 1991.
c) Zëvendësministër i Punëve të Brendshme, oficer madhor-funksionar drejtues i organeve të Sigurimit të Shtetit si dhe kryetar dege; punonjës operativ (legal apo ilegal), bashkëpunëtor sekret i organeve të Sigurimit të Shtetit ose që ka bashkëpunuar në çdo mënyrë tjetër me Sigurimin, deri më 2.07.1991 kur krijohet ShIK.
d) Ambasador, sekretar ambasade dhe këshilltar në përfaqësitë diplomatike shqiptare.
e) Bashkëpunëtor si dhe agjent në shërbim të shërbimeve të huaja;
f) Anëtar i Komisionit Qendror të Dëbim-Internimeve;
g) Hetues në organet e Sigurimit të Shtetit si dhe prokuror, gjyqtar apo ndihmës gjyqtar në procese politike speciale;
h) Denoncues apo dëshmitar rëndues në proçeset politike.
E ndonse kjo inisiativë maxhoritare ka marrë jetë një planë tjetër kanë të përndjekurit politikë, ish- grevistër e urisë në tetorin e vitit 2013, kur në pushteti ishte Berisha, PDM partia e dalë nga të përndjekurit politikë, shoqata të të përndjekura, grupe të interesuara, parti të tjera të djathta e të majta, po në vjeshtë do të ndërmarin inisjativën më të madhë për të ushtruar presion që maxhoranca të miratojë ligjin e dosjeve të spiunve të sigurimit të shtetit.
Tashmë, ka një plan konkret, për t’ju kundërvënë kundërshtarve të ligjit të lustracionit, jo vetëm me protesta e sencibilizime, por me një grevë urie politike me përmasa kombëtare, jo më për t’u lutur, por për të hedhur në koshin e plehrave të histrorisë mëkatare, jo vetëm spiunë por dhe mbrojtësit e tyre, pasi deri më sot politika shqiptarë jo vetëm ka mbajtur anën e mëkatarve por nuk i ka dënuara ato krime qoftë dhe me fjalë.
Partia e të Drejtave të Mohuara, ka ndërmarrë një tur sensibilizuese në rrethe të vendit për ta filluar integrimin e të përndjekurve politik pikërisht nga ai moral, hapja e dosjeve të sigurimit të shtetit, gjetjen e 4800 varreve të humbura të të egzekutuarve nga diktatura, shpallja e zonave muzeale të kampeve dhe burgjeve të Shqipërisë, si dhe ndërtimi i muzeut kombëtarë për krimet e diktaturës.
Në këtë ndërmarrjë zë vend vetëm motive politik, pasi qeveria i ka të gjitha mundësit që integrimin ta fillojë nga aspekti moral, por si duket mungon pikërisht vllneti politik. Aktualish qeveritë kanë dhe po shpenzojnë pra për dy institutet e të përndjekurve që koha ka treguar që janë agjensi për të kënaqur orekse të disa njerëzve sesa të zgjidhin çeshtjet sociale dhe morale të të përndjekurve politikë dhe në këtë faltalitet është Instituti i Krimeve të Komunizmit që paguhet për të heshtur pra një shërbim i dytë i diktaturës.
Vjeshta është prova e vërtetë për politikën dhe vullnetin e saj për transparencë me të shkurët dhe mungësa e këtij vullneti, do të kushtëzojë një vullnet tjetër politik kundër saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat