Ku ka Parlament demokratik e ligjor me Xhavit Halitin, Ramizin...

Opinione

Ku ka Parlament demokratik e ligjor me Xhavit Halitin, Ramizin...

Nga: Kimete Berisha Më: 22 korrik 2014 Në ora: 12:20

Po ku mundet me qenë demokratik e ligjor, dinjitoz e normal, Parlamenti ku për deputë i ka: Xhavit Halitin, Remin, Dautin, Donikën, Ramizin, deputetët e 'Listës serbe', e disa deputetë tjerë, të cilët që nga paslufta e kanë bërë strehimore këtë Institucion, herë dalin nga Parlamenti e shkojnë në burg- e herë dalin nga burgu- e kthehen në Parlament.
Për një punë me fshesë, pastrueses i lypset dokumenti që nuk është e dyshuar dhe nën hetime.
E për deputetë të Kosovës mund të jenë edhe robërit e krimit dhe individët më të pështirë të shoqërisë.
Lum ai që ik prej këtuhi, dhe është ende i ri, se kanë me kalu së paku edhe tri gjenerata dhe ky vend dritë s'ka me pa!
Qysh sheh dritë vendi ku Ligjet i bëjnë ata që i shkelin.
S'gjen kësi Parlamenti, që pafytyrësisht shërben si Institucion për 'rehabilitimin' moral të një grupi kriminelësh!
Ku e çon më larg?
Është Parlament i mbushur me pronarë shtëpish publike, me mafiozë, me skllavopronarë e me pasanika të luftës, me hajna, me dashnore e me dashnorë, me fjalëbajtës e me spiuj, me analfabetë e me intrigantë, me të dënuar për krime e për korrupcion, me të dyshuar e nën hetime për krime e për hajni!
E ti tash po pret qeveri normale në një vend ku në Parlament kanë lëshuar rrënjë fundrrinat e shoqërisë.

(Marrë nga bllogu i autores në facebook)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat