Presidenti nga populli, çel pavarësin institucionale

Opinione

Presidenti nga populli, çel pavarësin institucionale

Nga: Nga Ilir Vata Më: 20 korrik 2014 Në ora: 16:37

Ngërçi i reformës në drejtësi ka një zgjidhje dhe thjesht, duhet që Presidenti të skrifikojë veten duke dhënë dorheqje ose do t’i duhet politikës ta sakrifikojë atë për të bërë të mundur reformën në drejtësi dhe shpëtuar shqiptarët nga padrejtësis.Opozita dhe Maxhoranca, tashmë e kanë mundësinë për kompromis jo për faktin se opozita e ka patur një projet të tillë por dhe maxhoranca nuk e përjashton si mundësi. Duke zgjedhur Presidenti nga Populli, jo vetëm fitojmë pavarsine e vetë institucionit të presidencës, por clirojmë drejtësinë nga ngërci dhe fitojmë një institucion tjetër të pavarusr siç është senati apo grupi i përhershëm i të urtve.
Shteti duhet çliruar nga gllabërimi i politikës, pikërisht duke filluar nga hirakia e tij më e lartë, pasi ndonse presidenti i Republikës së Shqipërisë bënë garantin e shtetit ligjor dhe kompetencat e tijë janë të kufizuara, si veto pezulluese e ligjeve, sërisht ai për shkak të detyrës bëhët egzekutiv si në rastin e gjendjes së jashtëzakonshme kur bëhët komondant i përgjithshëm i forcave të armatosuar, si dhe për shkak të detyrës dhe Kushtetutës Presidenti është dhe kryetarë i KLD, duke ndikuar drejtpërdrejt me akses dominan në sistemin e drejtësisë. dhe njëherazi duke u bërë pengesë për reformën e kërkuar.
Fakti se Presidenti nuk zgjidhjet me shmicë të cilësuar për shkak të ligjit në Kushtetutë ku cilësohen raundet e pamundesisë së zgjedhjes, e bëjnë Presidentin jo vetëm të zgjidhet poshtë korumit të duhur, por i delegon atij pushtetin me një shumicë të thjeshtë si në rastin e Presidentit Nishani, që e bëjnë atë jo vetëm të një ane politike, por një figurë të pabesueshme si përballë opinionit publik ashtu dhe në vendimet e tij institucionale, si dhe në rastin konkret atë të KLD-së që është shëndërruar në kyçin e ngerçit të reformës në drejtësi.
Kushtetuta e Shqipërisë, shprehet ne nenin 87 të saj në piken 1-8, se “Kandidati për President i propozohet Kuvendit nga një grup prej, jo më pak se 20 deputetësh. Një deputet nuk lejohet të marrë pjesë në më shumë se një grup propozues”.
Kur në votimin e parë nuk arrihet kjo shumicë, brenda 7 ditëve nga kryerja e votimit të parë bëhet një votim i dytë.Në rast se edhe në votimin e dytë nuk arrihet kjo shumicë, brenda 7 ditëve bëhet një votim i tretë.Kur ka më shumë se dy kandidatë dhe asnjëri prej tyre nuk ka marrë shumicën e kërkuar, brenda 7 ditëve bëhet një votim i katërt ndërmjet dy kandidatëve që kanë marrë numrin më të madh të votave.Në rast se edhe në votimin e katërt asnjëri prej dy kandidatëve nuk ka marrë shumicën e kërkuar, bëhet një votim i pestë.
Po ashtu në pikën shtatë thuhet se “Në rast se edhe pas votimit të pestë asnjëri prej dy kandidatëve nuk ka marrë shumicën e kërkuar, Kuvendi shpërndahet dhe brenda 60 ditëve bëhen zgjedhjet e reja të përgjithshme.Kuvendi i ri zgjedh Presidentin sipas procedurës së parashikuar nga paragrafët 1 deri në 7 të këtij neni. Në rast se edhe Kuvendi i ri nuk e zgjedh Presidentin, ai shpërndahet dhe brenda 60 ditëve bëhen zgjedhje të reja të përgjithshme”.
Presidenti i Republikës nuk ka përgjegjësi për aktet e kryera në ushtrim të detyrës së tij, shprehet kushtetuta ne nenin 97 nga pika 1-3, ku citohet “Presidenti i Republikës mund të shkarkohet për shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe për kryerjen e një krimi të rëndë.
Propozimi për shkarkimin e Presidentit në këto raste mund të bëhet nga jo më pak se një e katërta e anëtarëve të Kuvendit dhe duhet të mbështetet nga jo më pak se dy të tretat e të gjithë anëtarëve të tij.Vendimi i Kuvendit i dërgohet Gjykatës Kushtetuese, e cila, kur vërteton fajësinë e Presidentit të Republikës, deklaron shkarkimin e tij nga detyra”.
Në këto rrethana, Presidenti është i mbrojtur nga Kushtetiuta, deri sa ai është i aftë të kryej detyrën, nuk ka bërë një krim dhe nuk jep dorheqje, por vetë legjislator ka menduar edhe per nenin e sacrificës së Kushtetutës dhe për këtë shprehet po vetë ajo në nenin 177 të saj, ku nismën për rishikimn e kushtetutës e kanë deputetët e kuvendit duke u caktuarkorumin ku caktonë jo më pak se një e pesta e antarvë të kuvendit dhe ky është konsideruar celsi i atë që zgjidhë ngercin për rishikimin e kushtetutës.
Në këto rrethana politike, kur Presidenti është me aq kompetenca sa po bëhet pengesë për reformën në drejtësi dhe nga ana tjetër mungon vullneti politik mes maxhorancës dhe opozitës për një reform tërsore në drejtësi atherë, ngerci zgjidhje duke bërë ndryshime në Kushtetutë, mdje duke shkuar përtej dhe vetë sistemt nga republikë parlamentare, pa e prishur atë, por duke zgjedhur presidentin nga poplli dhe krijimin e dydhomshit në parlament apo sic njihet ndryshe senati apo grupi i të urtëve të përhershëm.
Në këtë mënyrë, Shqipëria do të ketë një President të zgjedhur në mënyrë të drejtpërdrejtë nga populli në respekt të të drejtës së zgjedhzve, jashtë preferencave politike dhe një president garant të shtetit ligjorë që ti çelë rrygë refomës më të domozdoshme për shqiptarët atë të drejtësisë dhe të shpëtojmë institucionin e presidencës nga gllabërimi politik.
Presidenti aktual, Nishani ndodhe në mes të të një morie problemësh që nga aftësia e tij shëndetësore (ndjesë) anësia e tij politike jo vetëm si ish- zyrtarë i lartë i opozitës, por veprimet e bëjnë atë me të politizuar sa vetë opozita, si dhe problem më kryesorë pazotësia e tij për të dhënë dorheqe në emër të shpëtimit të drejtësisë nga kausi ku është future dhe mbi të gjitha nga korrupsioni që e ka mbytur atë madje e ka shëndërruan në gjënë më të ç’drejtë në shqipër, të pabesueshme, nihiliste, të paaftë dhe një shushunjë të gjallë në kurrizin e shqiptarve.
E në këto kushte, gjothmonë ka një zgjidhje kompromis politik për të zgjedhur presidentin nga populli pasi shpesh herë ky fak është pohuar edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha, madje dhe nga ish Presidenti Topi, parti të tjera të djathta parlamentare dhe jo kanë në programet e tyre një mundësi të tillë si zgjidhje dhe kohët e fundit dhe maxhoranca nuk e përjashtonë si mundësi. Pra thjeshtë duhet që Presidenti të skrifikojë veten duke dhënë dorheqje aose do ti duhet politikës ta sakrifikojë atë për të bërë të mundur reformën në drejtësi dhe shpëtuar shqiptarët nga padrejtësis.
Po ashtu, Shqipërisë i vjenë në ndihmë edhe një institucionë tjetër i paanshëm i munguar deri më sot Senati apo dhemoa e përhershme e të urtve që bëhet aktivë sa herë ka ngecie të tilla institucionale dhe nuk duhet që politika dhe ligjvënsi tu turren legjislacionit apo Kushtetutës për të gjetur zgjidhje të nevojshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat