Shqiptarizem- Bashkim permes invazionit

Opinione

Shqiptarizem- Bashkim permes invazionit

Nga: Alban Daci Më: 20 korrik 2014 Në ora: 13:44

Ne shqiptaret per shekuj me radhe jemi mburrur si vetem paqifist dhe se vetem na kane sulmuar, na kane ndare, na kane deskriminuar, na kane roberuar.

Gjithashtu, jemi mburrur ne te kaluaren dhe te tashmen, me faktin se ne jemi faktor stabilizimi dhe kolaborues me te huajt edhe pse ata jo rralle here kane ardhur me bajoneta, kurse ne u kemi ofruar doren ne shenje miqesie.

Tek shqiptaret ka nevoje per nje mendesi te re, per nje koncept te ri ne lidhje me ekzistencen dhe te ardhmen ne te njejten kohe.

Shqiptaret nuk mund te vazhdojne te ofrojne vetem miqesi ne nje bote qe eshte krejtesisht antimiqesore per shqiptaret.

Ky koncept i ri nuk me mund te ndodh me nje klase historike shqiptare e cila ne shumicen e kohes ka pranuar bajoneten e armiqve dhe ne te njejten kohe ka pranuar trajtimin e nje inferioriteti te padrejte historike e kombetar.

Shqiptaret kane nevoje per nje klase te re historike qe e njeh historine e ka nxjerre mesime reale nga ajo.

Shqiptaret duhet te fillojne te kene nje politike invazioni e ndonjehere deri diku edhe agresive me armiqte e saj historike, sepse keshtu mund te marr ate qe i takon, bashkimin e mohuar dhe perfiton lirine e mohuar.

Brezi i ri i politikaneve shqiptare duhet te jete te bindur se ne Rajon nuk kane as miq e as vellezer, por kane bashkepunetore, armiq historik, te neshtruar e te nenshtruarit.

Shqiptaret duhet te mbajne vetem nje linje nderkombetare te sigurt, solide, besnike, te palekundur, miqesine me SHBA, te cilat do te vazhdojne edhe per shume vite te tjera te jene zoterit e tokes dhe te hapesire.

Shqiptaret, kane shume ngjashmeri historike e shoqerore me SHBA, sidomos persa i perket te kaluares. Duhet te ndodh nje revulicion ne elitat politike te shqiptareve ne Rajon, revolucioni duhet te konsistoje ne ide, zevendesim brezash e mbi te gjitha, vizioni i politike te invazionit, qe duhet te shkoje me larg se sa realiteti i shqiptareve entik, per te pasur te sigurt nje bashkim i cili bazohet mbi identitetin etnik, kombetar e historik.

Ky vizion i ri e rotacion elitash politike duhet te shoqerohet me nje autonomi me te madhe te ekonomise vendase, sidomos ne raport me ekonomite fqinje, mbrojte e promovim te prodhimeve vendase, koncepte te reja per zhvillimet e sektoreve me te rendesishem te ekonomise dhe promovimi i vlerave hitorike, te kaluares historike e te monumenteve historike, qe pasqyrojne te kaluaren tone ilire dhe krenarine tone nder shekuj.

Pasi ketij bashkimi shqiptare mund te ushtrojne pranine e tyre mbi popujt e tjere te rajonit, sidomos mbi ato popuj qe nuk jane autokton per invazore ne Ballkan.

Nje rryme e re politike duhet te jete e pranishme kudo ku ka shqiptare e duhet te kete baze te kezistences se saj, identitetin, kulturen, historine dhe identitetin etnik shqiptar.

Elita aktuale politike qe ka pranuar nenshtrimin, bajonetave te huaja u ka ofruar doren e miqesise, jo vetem qe nuk mund te vazhdoje te jete me faktor, por vazhdimesia e ekzistences se saj do te jete nje murtaje e zeze per ekzistencen e krejt shqiptareve ne Rajon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat