Qëndro me dy këmbet ne tokë,mos l'sho pe....

Opinione

Qëndro me dy këmbet ne tokë,mos l'sho pe....

Nga: Ragip GURAZIU Më: 12 korrik 2014 Në ora: 11:17

Si Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje,si deputet,dhe tani si ndikus kryesor i treshes të koalicionit LDK-AAK-Nisma,po tregoni një shembull të matur në politikën kosovare.dhe ky resultat i juaj,jo rastësisht,i treti subjket politik,i dalur nga zgjedhjet e parakoshme të 8 qershorit,dhe me ndikim të madhë në politik,kjo ishte arsyeja,pse këtë letër të hapur.

Kushtet e juaja të propozuar treshes të koalicionit LDK-AAK-Nisma,janë shumë të arsyeshme

Virusi politik,është bërë kancer për politikën kombëtare shqiptare.Në të gjitha treva nga jetojnë shqiptarët nuk po munden të rahatohen ne politik,si në SHqipëri,Kosovë,Lugina e Preshevës,Maqedon,Mal të Zi e kështu me radh.Kjo është arsyeja se me ne diç nuk është në rregull dhe jemi këtu ku jemi me këtë gjendje,jo vetëm në Kosovë por në të gjitha trevat ku jetojnë shqiptarët.

S'di nga do t’ia filloj.Për shqetësimin tim,fillimisht do të mundohem që perms këtij shkrimi-pa mendim –etikimi-por e ndjej për obligim të reagoj në disa shkrime,analiza,të publikuara apo botuara në disa të përditshme tona,pra gazetat ditore,kur flitet pë bashkimin kombëtar,apo ajo edhe më e keqja(se ende nuk kokemi në gjendje apo të aftë që të vlersojmë veten) se si quhemi,komb kosovar apo shtetas të Kosovës,që pamasë po i shqetëson qytetarët e Kosovës,e që ky term’’kombi kosovar’’nuk po tingllon mirë,e që thuhet nga disa analistë në debate të ndryshme,por e pa pranushme tek qytetari i Kosovës.

Më duket se këto modele që ne po analizojmë,shkruajm dhe publikojmë,duhet me shkrime tona të kontribojmë për të mirën e kombit tonë,e jo për ta ndezur gacën dhe të krijojmë konfuzione në popull e pastaj që të mos të na krijohet mundësia për ta fikur flakën.Qytetarët mbarë shqiptarë,më të përcaktuarit në Ballkan,dhe ndoshta në gjithë botën, në favor të Aleancës Evroatlantike,janë realisht shumë të shqetësuar rreth tensioneve(që më së paku janë të nevojshme te ne),të krijuar midis politikës kombëtare apo mbarëshqiptare,e që dita-ditës po vlerësohet negativisht nga të tjerët dhe dita-ditës jemi duke humbur imazhin politik mbarëshqiptar,me rastin e kësaj teme që në këtë shekull ende nuk po mundemi të pajtohemi se nuk po e njohemi identitetin tone,bile edhe më keq identitetin kombëtar sepse ndryshe sipas do analistëve e besa edhe politikajve tanë po i shqetësojmë serbet,me e permend kombin se ndoshta mos po na hidhrohen.

Vek për yrnek

Në konstelacionet kosovare,sikur të kujtohet përshtypja se gjithë lufta politike zhvillohet në marrje primat,se cila do të marrë flamurin e të parit,të përvetësimit të ideve me karakter të rëndësishëm në pikëpamjet politke e shtetërore,kur këto bëhen për qëllime madhore në përputhëshmëri me proceset politike demokratike e zhvillimore të vendit dhe në venëdime të rëndësishme historike,këtu nuk do të duhej të kemi dallime dhe të gjithë të zgjedhurit e popullit e kanë këtë obligim kombëtar dhe askudh nuk ka të drejtën e vetëvendosjes kur kemi parasyesh interesat shtetërore,dhe njëherë e përgjithëmonë kur fitohej ajo që quhej historike që shenohet me germa të arta dhe nuk ka mundësi të anashkalohet më,sepse ajo veç është futur në historinë kombëtare dhe si e till i gjithë spektri politik i Kosovës deri te ardhja e kësaj marrëveshtje,dialogu, apo çfarëdo të quhej ajo,duhet të jetë unik dhe të pandarë deri të një realizim i aspiratave shekullor historike kombëtare të cilit janë zotuar deri në mandatin e tyre të ardhmën,gjithnjë si një komb e jo të ndarë sepse i gjithë kombi shqiptar ka punuar sakrifikuar dhe ma në fund realizuar pavarësinë e Ksovës.

Fillozofia e tepruar, ta humbë edhe mendjen?!

Por,kjo nuk përfundon me kaq,Sepse çështjet,siç janë dëshmuar deri më tani në politikën shqiptare dhe të liderët e tyre,me një fillozofi të tepruar,që disave ka filluar edhe të luajnë meç?! Edhe pse të gjithë së bashku punuam,vepruam dhe u sviduam si komb deri në realizimin e pavarësisë së Kosovë.Por spektri politik kudo kudo që udhëheq frerët e shtetit ia le ndërkombëtarëve,sepse kështu tani jemi mësuar dhe nuk di deri kur do të vazhdoj kështu?! Kjo tani është edhe një fakt tjetër se si liderët partiak kosovar,çfardo qofshin ata pozit –opozit,qeveritar apo presidencialë,së paku deri më tani, nuk kanë mbrojtur interest shtetëro kombëtare e qytetare,por interesat personale,dhe këtyre gjithnjë iu mungon transporenca dhe nuk do të mundemi të dalemi dot nga një peng i një politike të pandërgjegjshme virusiale,që është bërë kancer për politikën kombëtare shqiptare.

Kombi në rrezik……

Edhe pse thuhet se shqiptarët(aludohet edhe si komb,se jemi popull më optimist në rajon e Ballkan,për realizimin e aspiratave tona,atëherë këtë optimizëm duhet ta forcojmë në këto caste,gjithnjë si komb,se për ndryshe edhe ashtu i gjithë kombi ynë po përballet me shumë sfida ja rasti në Maqedoni(ku jam shumë i bindur se këtë e kanë bërë serbet atje për të krijuar një konflikt të mundëshëm në mes maqedonasëve dhe shqiptarëve atje,tani kur e kemi edhe Dik Martin në qaf e shumë gjëra e sfida tjera,pse atëherë disa analist dhe politikasj dalin me propozime se bashkimi kombëtar destabilizon gjendjen në rajon,Ballkan etj,kur tani mbi shqiptarër veprohet ndryshe duke llogaritur edhe rastin e policëve të SHPK-së,kur Serbia i arrestoi dhe i shtriu me dur lidhur mbrapa përtoke dhe na ç’njerzoi si komb,pa marr parasyesh se a pajtohemi ne a jo por kjo është një fakt dhe u vlersua fuqia dhe politika jonë,lirisht edhe kombëtare shqiptare dhe është kjo gjendje si është tani.Ne po knaqemi me vetknaqësi që më pas të gjitha këto do të na hakmirren negativisht siç po ndodh,që nga frika ne vet do të largohemi dhe nuk do ta pranojmë bashkimin kombëtarë,me preteks se neve po na hidhrohen vëllezrit tanë serb,të trashiguar nga rregjimi komonist e që për fakt të keq,këta që po thonë ,shkruaj e debatojnë se bashkim kombëtar rrezikon rajonin dhe Botën,ju kanë mbet andej (gardhit) pobratimat e tyre dhe nuk po munden të jetojnë pa ZHika e Mishka.

Beogradi po e monotoron mentalitetin tonë të brishtë

Për këtë arsye,Serbia,përkatësisht politika hegjemoniste e Beogradit,duke qenë në dijeni me mentalitetin tonë se ne mund të gabojmë,siç kemi gabuar edhe më parë më këtë mentalitet që e kemi,që mu tani kur veriu i Mitrovicës,e që mund edhe Veriu i Kosovës po rrezikohet dhe mund ta përfitojë Serbia,së paku deri më tani kur ne ende nuk po e kuptojmë se shka do të thotë komb,po shfrytzohet rasti mu në momentin e duhur nga Serbia për ta përfituar veriun e Kosovës dhe bile edhe me ndihmën e KFOR-it dhe EULEX-it ne rstse i referohemi deklaratave të këtyre misioneve ndërkombëtare që veprojnë në atë anë e që janë të thirrura për mbrotjen e ligjit dhe sikurimin e qytetarëve në atë pjesë.

Lufta e Prekazit zgjoi kurreshtje të popullit liridashës për bashkim kombëtar

Por,jo vetëm të popullit liridashës shqiptar por edhe tek shtetet tjera botërore që bëri bujë sepse ngriti lartë mentalitetin kombëtar dhe luftarak të UÇK-së se si po luftonte për çlirimin e vendit dhe lirinë e këtij populli shqiptar i vuajtur dhe i përvuajtur me shekuj nga një shtet që quhej Serbi dhe kjo histori e Jasharëve u vulos me germa të arta në historinë e kombit shqiptar.Pra nuk ishte kollaj kur përball Jasharëve dhe Jasharëve të tjerë në krye me komandantin e tyre dhe e gjithë Kosova,Adem Jashari katër ditë hiq pa u ndal luftuan ballëpërballë me ushtrinë shoveniste serbe,Ju bënë me dije kriminelëve dhe çetnikëve serbo-sllav,që në këtë luftë për çlirimin e vendit dhe për pavarsin e Kosovës,kemi hyrë të bashkuar si një komb i pandar që kjo të mbetet në HISTORINË tonë kombëtare për brezat që do të vinë në vazhdim…..

I nderuari Albin,tani është koha jote ne bashkpunim me treshen e koalicionit...

Kjo ishte arsyeja e kësaj letre të hapur drejtuar juve,edhe pse të gjitha këto që kahere i keni parasyesh ju vet,por mos harro se edhe ne ketë treshe të koalicionit ke të tillë që edhe gjatë komonizmit,edhe tani pas rënjes se tij dhe pas 16 vite në këtë liri të cunguar,reyultatet e tyre kanë rezultuar baraz me 0 plu 0....

Autori është gazetar-analist i pavarur

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat