Frymëzim rasti

Opinione

Frymëzim rasti

Nga: Haki N.Bunjaku Më: 10 korrik 2014 Në ora: 21:10

Mëngjeseve dhe mbrëmjeve ma kërkon shëndeti që të bëj gjiro.Në drekë,nga vapa mbyllem në shtëpi.S`ka ditë që nuk e shpërthen tevxhiti i hoxhollarëve qetësinë e qytetit,por ndodh edhe disa herë në ditë,sepse vdekjet janë të shpeshta,të shumta.
Sipas rasteve,hapen edhe tre-katër varre,kurse varrimi bëhet me rradhë,sipas orarit të përcaktuar nga zyra për varrime.
Shtyllat nëpër qytet mbushën me fletëlajmërime për vdekje e varrime.Disa gjysmë të grisura mbetën të ngjitura nëpër shtylla.
Sot varrosëm, në drekë ,Salih Azem Shkodrën.Ishin të hapur edhe dy varre,bile për njenin prita sa ia bëmë ceremintë e rastit.
Ngula këmbë që ta kontaktoj mulla Enver Rexhepin,por vendi ngusht e njerëz (xhematë) shumë.
Përpak rrëshqita në varrin e hapur,por shpëtova dhe thash: nuk jam uzurpator,nuk e zë vendin e tjetrit.
Në Kosovën time të gjitha janë të shtrenjta,si buka lëngjet,rryma,tatimi etj.
Vetëm vdekja është e lirë dhe mund të vdiset pa konkurs dhe pa pritë në rradhë.
Krejt po e kritikojnë Qeverinë e Hashim Thaçit,por ka edhe aty diçka të mirë.
Ja për shembull:njerëzve u ka shpërnda varfëri të skajshme,bile edhe me bollëk.
Kështu u aka lehtësuar vdekjen dhe nuk kanë nevojë,pardon,mundësi për kontrollime mjeksore e për barna.Mbase u këndojnë zorrët nga uria apo ushqimi i nxjerr nga kontajnerët e mbeturinave.
Ndërsa u terën zorrët,i djeg etja dhe nuk kanë mundësi që ta kenë një lëng.
Por kështu i dorëzohen vdekjes pa pagesë,krejt falas.Por kanë bindjen nga imamët se në botën e përtej varrit,të gjitha të mirat i kanë me bollëk.Ku pe di?!
Edhe këtu nuk është krejt zi,sepse Qeveria është kujdesur që varrimin t`ua bëjë falas,ku marrin pjesë pesë a gjashtë hoxhollarë që e përcjellin me lutje të shumta.
Një haxhi më tha:Sevap i madh dhe është mirë me vdek në ramazan.
-Besa as në as pa ramazan nuk është mire me vdek.
Qeveria vetëm nuk ishte kujdesur për luleplastike,ndoshta nga harresa.
Vdekja në Kosovë po kosit me të madhe,sa që mesatarja e jetës ka rënë në pesëdhjetë.
Do të jetë shkak varfëria,vapa,pluhuri e pa pastërtia apo bombardimet e Aleancës Veriatllantike,mbase edhe të dyja.
Shkoj të rruhem.Berberi ankohet se e ka gruan e sëmurë( me vjellje të shpeshta),por nuk ka mundësi kontrollimi dhe më tepër se një muaj pret internistin specialist.
Kisha barna reserve(omedpracoll) dhe ia jap një pako,por i them le t`I lexo mjeku,ndonëse dëm nuk i bëjnë,vetëm një tabletë(kapsullë) në ditë pas buke.
Pas katër ditësh shkoj prapë të rruhem.Më thotë ke bërë shumë mirë e shumë sevap.Më ke shpëtuar.
Njerëzit këtu vuajnë shumë edhe nga tensioni,si rezultat i të ndrydhurit të jetës,por edhe i mungesës së barnave e kontrollimeve mjeksore.
Mua,duke pare gjithëkah pa kënaqësi mu ngrit tensioni,por barnat i kam me vete dhe prapë u stabilizue.
Po çka bëjnë këta të gjorët me halle shumë e pa barna?
I nënshtrohen vdekjes që e kanë falas dhe varrimin gjithashtu.Meritë e Qeverisë,përçka duhet t`ia japim një poen.
Ja pra nuk qenka krejt zi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat