Parajsa dhe ferri

Opinione

Parajsa dhe ferri

Nga: Haki N.Bunjaku Më: 7 korrik 2014 Në ora: 23:44

Janë dy lokacione krejtësisht të kundërta,barrë në tru të njerëzimit,ndërsa tamponzona-purgatori,hëpërhë është përjashtuar nga fjalori fetar.
Këto dy vende:Parajsa dhe ferrin nuk gjinden nën as mbi tokë,por në kokë boshe të njerëzimit,të krijuara ekstra për ta bërë terbie njeriun,rrespektivisht për ta frigësuar,që këte jetë të shkurtë e mashtruese ta bëjë gjithënjë nën peshën e frigës.Të bie në gjumë,të zgjohet e të ecë kudo e kahdo me peshën e rëndë në kokë të Ferrit e shpresën për Parajsën dhe pa pasur pak qasje a pushim në purgator,por pa adresë e vendndodhje,bile pa adresë për tatimin mbi pronë.
Na mësojnë klerikët që kur kalojmë kah varret,të ngrisim duart për ta thënë ndonjë dua(lutje) për shpirt të atyre që nuk kanë shpirt dhe në fund:-Sabër selamet,hazër kijamet.
Ka me miliarda vjet që të vdekurit kalbën në tokë,në dhe,por mbase edhe janë bërë dhe i plehruar,sadopak për t`u rritur bari.
Ka miliarda vjet që përsëritet vdekja,ka miliarda vjet që përsëritën duat pa farë kuptimi,në stilin ABRRAKADABRA.
Dhe ka po aq vjet që përsëritet n`erë lutja se kijameti,shembja e botës është në prag,në derë.Mirëpo,nuk ndodhi kurrë dhe as që do të ndodhë.
Të vdekurit nuk u ngjallën kurrë dhe asnjë për be,bile as në formë të lugatit,sepse ai është inekzistent,vetëm prodhim i mendjes së sëmurë për të krijuar panik tek njerëzit.Kurse të gjallët,edhe pëkundër zhvillimit të hovshëm të medicinës dhe nuskave të shumta e duave boshe të hoxhollarëve ,po vdesin për ditë dhe atë nga disa në ditë.
Ne jemi bindur se ndodhin katastrofa naturore të pjesshme,si dridhje toke,termete,vërshime,vullkane,ciklone në dete e oqeane,por jo edhe ai kijameti i ngulitur në kokat bestyte,i cili,sipas parashikimeve havadyzqe shkatërron tërësiosht botën,faunën,të gjitha gjallesat;bile edhe rriqrat e Malishevës.
Pu Ura e Siratit,prej kur ekziston,ku gjindet dhe a e ka pësuar kush prej saj?!
Mos është teli apo litari i cirkut?Pra për ta kaluar atë urë,spo u deshka me qenë fetar,por akrobat.
Po a ka mundësi që gjithë këta imamë,klerikë,haxhi,mjekrra e cubela,sekte e vrastarë që ta meremetojnë atë urë( të Siratit) që ta kalojmë me lehtësi, si në përrallë,që edhe ekzistenca e saj është vetë përrallë.
Në kohën e zhvillimit të hovshëm të shkencës në përgjithësi dhe të teknologjisë në veçanti;është koha dhe rendi që të minimizohen supersticionet,bestytnitë e kota dhe primitivizmi i njerëzve paranoikë e skizofrenë,të cilët janë ngritur për ta shkatërruar fenë dhe njerëzimin.All-llahu fuqiplot,nuk urdhëron vrasjen e njerëzve.Kurani nuk bën thirrje për vrasje e gjakderdhje,po këte e bëjnë njerëzit pa kulturë,pa fe,pa ndjenja kombëtare dhe pakulturë njerëzore e humane.
Feja dhe besimi janë çështje shpirtërore dhe kur vie dhuna në zbatim ato e humbin vlerën.
Të rinjtë(një pjesë e tyre) janë infektuar nga fjalimet e klerikëve dallkuakë,prandaj edhe bëjnë vepra të ndyera,siqë ishte ngjarja makabre e para do dite në Kaçanikë për ta përdhosë e demolue përmendorën e kryeheroit tonë të lavdishëm,Gjergj Kastriotit-Skënderbeut,të cilin e adhuron krejt Evropa,por edhe populli ynë,ndërsa sektashët;pjellë e keqe e klerikëve të fëlliqtë,shquhen për marrëzi dhe dëshmojnë se kanë marrë rrugën e shkatërrimit të kombit shqiptar.
Krijesat e tilla demone,burgun në kohëzgjatje e kanë plotësisht të merituar,hallall.
Pra Ferri e Parajsa le të rrinë atje në Hiçkërku,por jo në koka të njerëzimit.
Njerëz të urtë jetoni jetën tokësore,pa drojen e askuj dhe veçmas All-llahut se Ai nuk është denoncues,por mëshirues fuqiplot.
Denoncues,shkatërrues e pa kredo morale e kombëtare janë havadyz klerikët,si Dr.Shefqet Krasniqi,imam Irfan Salihu dhe i sërbizuari Fuad Ramiqi dhe shumë bashkëmendimtarë të tyre,të cilët në marrëveshje me sërbët,të paguar mirë,po e helmojnë rininë shqiptare me dokrra bajate,besa edhe po i paguajnë dhe po i dërgojnë në frotet e turpit dhe të vdekjeve të turpshme.
Sërbija e pa se dhunën nuk e lejon bota e përparuar demokratike,prandaj tash sa kohë ka intensifikue luftën në kulturë,ku bëhet shkatërrim i tmerrshëm i kombit tonë,ndërsa ajo investon tinëzisht të holla të majme që të na përçaj,por edhe që ta nxit luftën vëllavrasëse,ku veç shenjat e para u çfaqën në Kaçanik.
Zatën kjo rrymë e fetarëve shpifarakë shumë merr hov edhe nga Maqedonia,sepse atje si tepër e pa vend janë lëshuar pas gjërave inekzistente.
Ndodheshim rastësisht në një klinikë rhabilituese në Zvicërr me një shqiptar nga Maqedonia.Kur e veti zvicërranja:-Ju a jeni të njëjtë?-Jo tha,na jemë tjerë e këta janë tjerë.
Ndërhyra si me nervozizëm.
Zonjë,ky nuk di,sepse vetëm me bagëti është marrë deri sa ka ardh në Zvicërr.
Ne shqiptarët,të ndarë dhunisht në pesë shtete,të gjithë jemi të një kombi,të një gjaku dhe të një gjuhe të përbashkët,natyrisht edhe me dialekte gjuhësore,si të gjitha gjuhët.
Tash kjo skota e bashibuzukëve fetarë do të vëllazëroi me turqi e arabë,me të cilët nuk na lidh asgjë,por edhe vëllazëri fetare s`ka.
Ruana zot nga demonizmi,agresiviteti dhe injoraca e sektashëve që janë ngritur në luftë të fëlliqtë e qyqare ndaj kombit.
KOMBI MBI TË GJITHA!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat