Koha t’i japim fund nacionalizmit primitiv egoist.

Opinione

Koha t’i japim fund nacionalizmit primitiv egoist.

Nga: Nga Ilir Vata Më: 7 korrik 2014 Në ora: 23:31

Ballkani, duhet të integrohet si një i vetëm në Bashkimin Evropian, pasi çdo plagë e njërit dhem te shtetit tjetër, për vetë ndërdhurjet dhe dasitë që mbolli shekulli i kaluar.Çdo provokim apo zgjedhje tjetër favorizon shqiptaret.Çdo akt dhunë ushqenë nacionalizmin. Kultura e Ballkani, si te ngjyrat, kultura, folklori, mitet i kanë të përbashkëta, tani më dhe interest dhe bashkjetesën janë kushti kryesorë për t’u bërë pjesë e vendeve perendimore. Ballkani, duhet të shohi përtej kufinjve, ngjyrave dhe urrejtjeve ndëretnik, por tek e ardhmja e femijëve ballkanas, që po e shohin penges të lirive të tyre politikën e urrejtjes që ushqejnë disa politikan në Ballkan.Nacionalizmi është një mallkim, një shpërlarje e vlerave që sjellë urrejtje e dasi, konflikte dhe shekulli që lamë pas solli tragjizmat çnjerëzorë, sa dhuna në Maqedoni tingëllon si kthim pas.

Protesta e shqiptarve në Maqedoni me moton “ duam drejtësi” nuk janë pjesë e cobzave të nacionalimit të ndërsyer kohët e fundit në rajonin e Ballkani, por një provokim serioz që u bëhet shqiptarve në trevat e tyre për të jetuar të lirë dhe të barabartë siç çdo nënshtetas tjetër maqedonës.
Ky mynd të konsiderohet provokimi i rallës, por parë nga dinamika e protestave, këto protesta do të sjellin ndryshime mbarërrënjësorë në Maqedoni, nga mënyra se si duhet konceptuar faktori shqiptarë atje.
Provokimi i shqiptarve është një gabim i madh, pasi jo vetëm për faktin se ato jetojnë në trojet e tyre, por për faktin se janë përcaktues në politikën e së ardhmes së Maqedonisë dhe fateve të saj në integrimin Eroatlantik dhe komuniteti më i madh në maqedeninë hetorogjene dhe ndëretnike.
Shumë nga politikanë, kanë bërë thirrje për ulje të tensionit politik, madje lidër kryesorë të politikës shqiptare e kanë konsideruar dialogun si thelbi i zgjidhjes së problemit, por ende aktorët keyesorë të politikës së Tiranës dhe Prishtinës nuk kanë dhënë një qëndrim të plotë për këtë situatë gati kautike që ka shpërthyer në shtetin fqinjë Maqedoni.
Muaj më parë, apo dhe mbase dhe një vit, kur Shqipëria po kalonte periudhën zgjedhore, faktori nacionalist u interpretua nga preferenca të ndryshme politike e në kënde të ndryshme sa në shumicën e rasteve, ai merte kuptimin më cinik e hipokrit të vetë fjalës nacionalizëm.
Raste të tilla janë përsëritur në të gjithë rajonin e Ballkanit, por kohët e fundit këto tonë u zbehën dhe arritën të shuhen për një periudhë kohe relativisht jo të vogël, sa klima politike në Ballkan pati një stad të ri zhvillimesh pozitive, pasi Serbia bëri përparime në bashkëbisedimet me Kosovën, arriti të arrij progres edhe në integrimin Evropian dhe vazhdonë bashkëpunimin.
Po dhe Shqipria, arriti të marrë statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropin dhe padyshim ka qenë një politikë zbutëse për Ballkanin në tërsi. Kosova, po ashtu po bënë përparime në zgjidhjen e problemeve me kontrollin e veriut dhe gradualisht po arrihet paqen e shumëpritur, si një ogur i mirë për civilizimin, bashkjetesën dhe integrimin e rajonit në tërësi në BE.
Fakti se Maqedonia ka vazhduar të përsëris raste ekstreme ndër palët etnike dhe pas marrveshjes së Ohrit në prani të ndërkomtarve, tregon ende se nacionalizmi i atjeshëm ka ende doza primitive të nxitura nga faktorë të mbrenshëm apo të jashtëm që nuk kanë bërë gjë tjetër vetëm se kanë rritur tensionet, si dhe në rastin e fundit kur sistemi i drejtësisë, dënojë disa shqiptarë me burg të përjetshme dhe shqiptarët e përkthyen hakmarrje etnike, si një provokim, hakmarrje dhe sot janë mijëra shqiptarë që vazhdojnë të protestojnë.
Protesta ka ditë që vazhdojnë dhe aktorë të politikës shqiptare atje janë bashkuar me protestat, ndërsa Gruevski në prononcimin e tij, deglaroj se shteti Maqedonas ka kapacitete të përballojë situata më të vështira se kaq.
Çeshtja e shqiptarve të maqedonisë nuk i përket vetëm institucioneve të Shtetit Maqedonas, ajo është komplekse, pasi të drejtat e shqiptarve atje i mbështet e drejta ndërkomtare të drejtat e njeriut dhe shtetet shqiptare që janë fqinjë të Shtetit Maqedonas dhe vetë kushtetura e Maqedonisë.
Por nëse situata do të agrovojë rreziku i një trazire të thellë politike do të marrë përmasa sa do të vë në rrezik egzistencën e Maqedonis, pasi miliaona shqiptarë në mbarë Botën po ndjekin me vëmendje zhvillimet dhe politika, duhet të ndjekë me kujdes situartën dhe dhunën e ushtruarve ndaj shqiptarve të maqedonisë.
Prandaj në këtë situatë të ngërdheshur, sa provokative dhe e padrejtë që nxit politika qeveritare maqedonse me dhunë, pak nga pak po dalin në pah elementët nacionalist që do të kthej pas zhvillimet e arritura deri më tani e në këtë trazisë politikanët shqiptarë si në Maqedoni, Kosovë e Shqipëri duhet të vlerësonë situatën dhe të ndikojnë për arritjen e një dialogu mes palëve me ndihmën e faktorit ndërkomtar.
Shqiptarët e maqedonis, medoemos do të bashkohen në kryeqendrën e tyre Shkupin për të demonstruar protestën më të madhë shqiptare, nëse politika qeveritore do të vazhdoje dhunë. Kosova ishte mësimi me i mirë për ato vende që i mshojnë konflikteve, barbarisë, egoizmit të ndërsyer primitiv të nacionalizmit dhe kur bëhet fjalë për maqedoninë, shqiptarët janë përcaktues në shtetformimin e saj.
Bashkëjetesa është zgjidhja, konflikti është në favor të çeshtjes së drejtë të shqiptarve të mohuar prej shekush se nëse do të këtë një referendum atherë shqiptarët dinë ku ta bëjnë zgjidhjen e tyre dhe lehtësisht bëhën pjesë e njërit prej shteteve shqiptare, por ajo që “vret” në këtë mes ç’farë do të bëhet me çeshtjen emrit të Maqedonisë, kushtëzuar nga Shteti fqinjë Greqia, po me pakicat ndëretnike atje. Të gjitha këto problematik, zgjidhe me vullnetin për të bashkjetuar në paqe dhe ne harmoni me të drejta të barabarta.
Ballkani, duhet integrohet si një i vetëm në Bashkimin Evropian, pasi çdo plagë e njërit dhemb te shtetit tjetër, përvet ndërdhurjet dhe dasitë që mbolli shekulli i kaluar. Koha t’i japim fund nacionalizmit primitiv egoist.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat