Të hiqet dorë nga komunizmi i ri politik me të përndjekur

Opinione

Të hiqet dorë nga komunizmi i ri politik me të përndjekur

Nga: Ilir Vata Më: 5 korrik 2014 Në ora: 16:16

Maxhoranca, të ngre ekip profesional për integrimin e të përndjekurve politik. T’i ngjaj një vendi ish-komunist për integrimin e tyre dhe jo të shpik një komonizm të ri për ta. Të krahasojë, të prputh apo njgjasojë një vendi të Bashkimit Evropian për hapjen e dosjeve dhe ringritjen e moralit, aspektit social dhe integrimit ë të përndjekurve. Çdo nihilizëm shtë një barrë dhe rëndes më shumë për maxhorancën. Sot është koha të tregojnë se nuk kanë lidhje me diktaturën komuniste dhe sigurimin e shtetit. Tani është moment për të treguar dejet e shteti të lirive, të shtetit ligjor të shteti kandidat më të ri t Bashkimit Evropian, të tregojë se nuk ka më të fshehta, mekate, hipokrizi dhe nihilizim në kuptimin e parë të lirisë të drejtës për të jetuar.
Përgjegjësitë politike në gati një çërekshekulli në postdiktaturë ka qenë sprova, treguesi përgjegjshmëria, ndjesa dhe përçmimi që kanë patur të gjitha partitë politike e kryesisht përfituesi e mëdhenjë Parti Demokratike dhe Sali Berisha, pasi ka marrë vota pa fund në emër të së djathtës, së vlerës së mirë dhe përçunimit të besës, derisa një ditë të burgosurit politik u përballën me të me sakrifikimin e jetës së tyre për ta përzënë nga politika, një mohusë së liris së ligjshme.
Në të njëjtat kushte është lideri i maxhorancës, Edi Rama pasi pas disfatës me të përndjekurit me Berishën, krijë lobimin e tij të ndërsyer si kundrapeshë, madje inteveroi deri në atë masë sa ia dha postin e drejtorit të institutit, Bedri Blloshmit, një njeri i akuzuar për përfitime të panumërta në para dhe në moral, si ndaj vëllajt tij të ndjerit, Vilson Blloshmi ashtu dhe ndaj të të përndjekurve, sa ai u bë xholi i një kualicioni të rremë.
Nëse, Rama ia dha institutin e të përndjekurve Topit dhe një ordineri injiorant, ç’farë duhet të pritshin të përndjekurit nga ai. A është i besueshëm Rama në alterrnativën e tij të integrimit për të përndjekurit, apo ai udhëhiqet nga parimi i diktatorit për t’i usur ata.
Stradegja e Partisë Socialiste dhe plani i integrimit të qeverisë Rama për të përndjekurit është jo vetëm qesharak por hipokrit, mediokë i shkruar nga disa servilë për një stradegji dhe asnjëherë nuk do të arri, por do të përdhosë shpresën integrimin e tyre.
Rama t’i thirrë mendjes, nuk jemi më në kushte inferiore të na mbylli gojnë kryeministri, aleati i tij. Edhe pa bukë me shpirtë e me zemër, me endërrn e të parve në zemër, me shpitin e baballarve të humbur do të gjejmë kurajo të përballemi me të.
Rama nuk e ka seriozisht, ai deri më tani po na kujtonë të parët, po përdorë interest miskin mbi interesin e të përndjekurve politikë, mbi detyrimin e tij si parti mëkatare, mbi civilizimin e tij, të drejtën e qytetarve për të qenë i lirë, mbi të drejtat e njeriut dhe mbi çdo shpresë të lire, Rama po tregohet nihilist, falë mediokrietit dhe ekipit të tij që I ka besuar.
Partia e të Drejtave të Mohuara, përgëzon Ramën për heqjen e nje ordineri, imoralit të qelive, imoral familjar, injorant i diplomuar nga falsiteti dhe e prgëzon për inisjativën e re, por i rikujton se të përndjekurit nuk janë pjesë e tramës, e pazareve por pjesë e shoqërisë që në thelb bartin politizimin, thelbin alternativë dhe i sygjeronë të marrë përgjegjësi reale të paktën t’i ngjaj një vendi ish- komunis dhe jo të shpiki një komunizëm të ri ndaj të përndjekurve politikë.
Njëkohësisht, PDM nuk mund të heq dorë nga realizimi i pririoritetevetë saj politike dhe i propozon qeverisë marrjen me seriozitet integrimin e tyre. Dëmshpërblimi i viteve të burgut dhe punës së papaguar në përputhje me vetë kodin penal për pafajësinë.
Ndërtimi i një obelisk në Kryeqytet ku të shkruhen emrat e të gjithë atyre që u ekzekutuan dhe burgosën nga regjimi komunist si një vepër që të nderojë të martirizuarit dhe njëherazi t’u tregojë brezave se regjimi komunistë në Shqipëri ishte një nga regjimet më të egra në Evropë dhe të shërbejë si parandalues apo frenues për të ardhmen, që regjime të tilla të mos instalohen në vend.
Ndërtimi i një muzeu në Kryeqytet ku të demonstrohen dokumentet historik, broshura, shkrime e mjetet të tjera materiale që kanë lidhje me të gjithë ata që vuajtën nga regjimi komunist. Të publikohen copëza të vuajtjes, rroba çorape e sende të tjera që kanë lidhje me vuajtjen. Të publikohen foto dhe dokumente të tjera arkivore ende të panjohura për publikun.
Krijimi i një departamenti të specializuar për kërkimin dhe gjetjen e varreve të humbura të të pushkatuarve me dhe pa gjyq, si dhe të gjithë atyre që kanë vdekur në burgje.
Rivarrimi i tyre në varrezë të grupuar në kryeqytet ku të njihen si martirë të rënë në regjimin komunistë.
Dekorimi në grup i të gjithë klerikëve, intelektualëve dhe antikomunistëve që luftuan me pushkë në dorë kundër komunizmit.
Ndërtimi i shtëpisë (azili) falas për të gjithë atyre të burgosurve apo të internuarve që janë gjallë dhe nuk kanë një strehë.
Hartimi i një strategjie kombëtare për të përndjekurit politikë dhe përfshirja në politikat e punësimit të përshpejtuar apo definitive për këtë kategori.
Ruajtja e burgjeve dhe kampeve të diktaturës si objekte muzeale dhe krijimi i kushteve të duhura
për të informuar publikun dhe opinionin për krimet që ka bërë diktatura.
Rishikimi i historisë, pa anësi por me integritet profesional, duke shfrytëzuar çdo fakt dokumente arkivore brenda dhe jashtë vendit, që brezat e rinj të njohin të vërtetën, që regjimet të tilla të mos vijnë më.
Ky kuadër politik e bënë Ligën e Djathte një faktor të domosdoshëm politik pasi e djathta reale mungon në Shqipëri, pasi mënyra e të bërit politikë në emër të së djathtë tashmë është pjesë e së shkuarës. Aktualisht e djathta është shitur dhe madje elektorati i saj është përçmuar, mashtruar, por jo më pasi politika e stilit komunist nuk vlejnë më as edhe për vetë të majtët. Mënyra e të bërit politike me mëkatarët e shqiptarëve ka marrë fund, një klasë e re politike i duhet vendit dhe të djathtët kanë zgjedhur ta bëjnë këtë pikërisht me trashëgimtarët e të përndjekurve, të shtëpive të mëdha, të pronarëve dhe të gjithë atyre akademikëve që i shërbyen Mbretit Zog dhe u ekzekutuan. Një lëvizje e re një e djathtë reale, kjo është deviza e Ligës së Djathtë dhe koalicioni parazgjedhor do të bëhet me çdo subjekt tjetër politik që premton realizimin e programi të së djathtës.
Si dhe i rikujtonë maxhorancës respektimin e rezolutës së Kshillit Evropian për hapjen e dosjeve: Duhen hapur dosjet, jo vetëm se jemi i vetmi vend komunist që nuk kemi bërë një gjë të tillë, por dhe në respekt të rezolutës së KE-së.

REZOLUTA E KE 2006 PËR KRIMET E KOMUNIZMIT
Ndonse kanë kaluar tetë vite nga rezolura e Këshillit të Europës për krimet e komunizmit, koha e pushtetit të të quajturve të djathtë, ende sot nuk kemi një qëndrim për krimet e komunizmit

REZOLUTA 1481 (2006) E KËSHILLIT TË EVROPËS
NEVOJA PËR DËNIMIN NDËRKOMBËTART TË KRIMEVE TË REGJIMEVE TOTALITARE KOMUNISTE

1. Asambleja Parlamentare i referohet Rezolutës saj 1096 (1996) mbi masat për shpërbërjen e trashëgimisë së sistemeve totalitare ish-komuniste.

2. Regjimet totalitare komuniste që sunduan në Evropën Qëndrore dhe Lindore në shekullin e fundit dhe të cilat janë ende në pushtet në disa vende në botë, kanë qenë, pa përjashtim, të karakterizuar nga shkeljet masive të të drejtave të njeriut. Shkeljet ndryshonin në varësi të kulturës, të vendit e periudhave historike dhe kanë përfshirë vrasje dhe ekzekutime individuale e kolektive, vdekje në kampet e përqëndrimit, uri, dëbime, tortura, skllavëri të punës së detyrueshme dhe forma të tjera të terrorit masiv fizik, persekutim në baza etnike ose fetare, shkelje e lirisë së ndërgjegjes, mendimit dhe shprehjes, lirisë së shtypit, si dhe mungesë e pluralizmit politik.

3. Krimet u shfajësuan në emër të teorisë së luftës së klasave dhe parimit të diktaturës së proletariatit. Interpretimi i këtyre dy parimeve legjitimoi “eliminimin” e njerëzve të cilët janë konsideruar të dëmshëm për ndërtimin e një shoqërie të re dhe, si të tillë, armiq të regjimeve totalitare komuniste. Një numër i madh i viktimave në çdo vend përkatës ishin shtetasit e vet. I tillë ishte rasti sidomos i popujve të ish BRSS-së të cilët ishin më shumë se popujt e tjerë në aspektin e numrit të viktimave.

4. Asambelja pranon se, pavarësisht nga krimet e regjimeve totalitare komuniste, disa parti komuniste europiane kanë dhënë një kontribut në arritjen e demokracisë.

5. Rënia e regjimeve totalitare komuniste në Evropën Qëndrore dhe Lindore nuk është ndjekur në të gjitha rastet nga një hetim ndërkombëtar i krimeve të kryera prej tyre. Për më tepër, autorët e këtyre krimeve nuk janë sjellë për gjykim nga bashkësia ndërkombëtare, siç ishte rasti me krimet e tmerrshme të kryera nga Nacionalsocializmi (nazizmi).

6. Rrjedhimisht, ndërgjegjësimi publik i krimeve të kryera nga regjimet totalitare komuniste është shumë i dobët. Partitë komuniste janë legale dhe aktive në disa vende, edhe pse në disa raste ato nuk e kanë distancuar veten nga krimet e kryera nga regjimet totalitare komuniste në të kaluarën.

7. Asambleja është e bindur se vetëdija e historisë është një nga parakushtet për shmangien e krimeve të ngjashme në të ardhmen. Për më tepër, vlerësimi moral dhe dënimi i krimeve të kryera luan një rol të rëndësishëm në edukimin e gjeneratave të reja. Pozicioni i qartë i bashkësisë ndërkombëtare mbi të kaluarën mund të jetë një referencë për veprimet e tyre të ardhshme.

8. Për më tepër, Asambleja beson se ato viktimat e krimeve të kryera nga regjimet totalitare komuniste që janë ende gjallë apo familjet e tyre, meritojnë simpati, mirëkuptim dhe njohje të vuajtjeve të tyre.

9. Regjimet totalitare komuniste janë akoma aktive në disa vende të botës dhe krimet vazhdojnë të kryhen. Perceptimet e interesave kombëtare nuk duhet t’i pengojnë vendet nga kritikat e duhura ndaj regjimeve totalitare komuniste aktuale. Asambleja i dënon fuqishëm të gjitha shkeljet e të drejtave të njeriut.

10. Debatet dhe kundërshtimet që kanë ndodhur deri tani në nivel kombëtar në disa shtete anëtare të Këshillit të Europës nuk mund të ndalojë që bashkësia ndërkombëtare të marrë një pozicion të qartë mbi krimet e kryera nga regjimet totalitare komuniste. Ajo ka një detyrim moral për të bërë këtë pa asnjë vonesë të mëtejshme.

11. Këshilli i Evropës është tejet i vendosur edhe për një debat të tillë në nivel ndërkombëtar. Të gjitha vendet ish-komuniste evropiane, me përjashtim të Bjellorusisë, janë tashmë anëtarë, dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe sundimi i ligjit janë vlerat themelore për të cilin ai qëndron.

12. Prandaj, Asambleja fuqishëm dënon dhunimet masive të të drejtave të njeriut të kryera nga regjimet totalitare komuniste dhe shpreh simpati, mirëkuptim dhe njohje për viktimat e këtyre krimeve.

13. Për më tepër, ajo iu bën thirrje të gjitha partive komuniste apo pas-komuniste në shtetet e tij anëtare të cilat nuk kanë bërë ende gjë që të rivlerësojnë historinë e komunizmit dhe të kaluarën e tyre, në mënyrë të qartë distancohen nga krimet e kryera nga regjimet totalitare komuniste dhe t’i dënojnë pa ndonjë mëdyshje.

14. Asambleja beson se ky pozicion i qartë i bashkësisë ndërkombëtare do të hapë rrugën për pajtim të mëtejshëm. Për më tepër, shpresojmë se do të nxisë historianët në të gjithë botën për të vazhduar studimin e tyre që synon përcaktimin dhe verifikimin objektiv të asaj që ndodhi.
Pra është koha që shqiptarët të shohin në dritë të djellit të shkuarën e errët diktatoriale, pasi është burimi i parë i dritës për transparencë, e refoma të drejta për shqiptarët.
Rama, sot ka emruar një drejtorë të ri, por kjo është një detyrim institucional dhe është vetëm fillimi i një mirësi, por ajo që të përndjekurit duan është integrimi real i tyre, dhe nëse nihilizmi vazhdon edhe ata do jenë gadi të bëjnë ndryshime, madje ato ndryshime që duhet të ishin bërë në fillimet e demokracisë. Jo më mashtrim me të përndjekurit politikë, prova e maxhorancës që nuk ka lidhje me persekucionin dhe komunizmin.
Tani është moment për të treguar dejet e shteti të lirive, të shtetit ligjor të shteti kandidat më të ri t Bashkimit Evropian, të tregojë se nuk ka më të fshehta, mekate, hipokrizi dhe nihilizim në kuptimin e parë të lirisë të drejtës për të jetuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat