E lehtë për t’u thënë “Gardian i Shqiptarëve”

Opinione

E lehtë për t’u thënë “Gardian i Shqiptarëve”

Nga: Fidan Mustafa Më: 5 korrik 2014 Në ora: 13:47

Vendimet e fundit nga gjykata Maqedonase për dënimin e gjashtë Shqiptarëve me dënim të përjetshëm, për montimin e vrasjeve të pesë maqedonasve në liqenin e Smilkovcit, në prill të vitit 2012, ka ngjallur reagimin e opinionit vendor e atij ndërkombëtar, lidhur me drejtuesin maqedonas.

Ditën e premte, është mbajtur protesta në shenjë të pakënaqësisë së vendimit të gjykatës maqedonase, e cila është mbështetur nga mijëra protestues shqiptar në Maqedoni. Pas fillimit të protestës, me qindra polic dhe mjete të blinduara maqedonase i kanë dalë në prit protestuesve duke i provokuar këta të fundit, si rezultat ka eskaluar protesta në përleshje frontale me policinë.

Policia maqedonase, ka ushtruar dhunë të ashpër mbi protestuesit duke lënë mbi 20-të të lënduar dhe dhjetëra të arrestuar në këtë protestë paqësore, të cilët po protestonin në kërkim të një drejtësie të drejt dhe pa anime e montime ndëretnike.

Përkundër shpërndarjes së protestuesve të cilët hapur shprehen pakënaqësinë e drejtësisë maqedonase duke e cilësuar rastin “Monstra” të montuar politikisht ndaj shqiptarëve, policia speciale maqedonase është vënë në aksion duke kontrolluar dhe bastisur nëpër shtëpi të shqiptarëve në disa lagje të Çairit, duke tmerruar pamasë qytetarët e kësaj ane.
Këto e raste tjera të montuara në baza etnike, sa vijnë e shtohen dita ditës ndaj popullatës shqiptare në Maqedoni. Është për të ardhur keq, kur kjo qeveri po i dhunon të drejtat e shqiptarëve e po i diskriminon padrejtësisht nga të drejtat më elementare, ku për fat të keq në qeverisje është edhe partia shqiptare BDI e Ali Ahmetit, i cili jo që nuk u doli në mbrojtje shqiptarëve në Maqedoni, por përkundrazi, është bërë pjesë e politikave makabre të strukturave Gruevsko - Millosheviqe.

Në anën tjetër, është për të ardhur keq për ata të cilët me eforizëm deklaronin se ne jemi “Gardianët e Shqiptarëve” të cilët tani nuk janë në gjendje me i dal zot fjalës së vet. Madje as edhe një deklaratë nuk kanë lëshuar për media lidhur me zhvillimet e fundit te popullata shqiptare në Maqedoni.
Gjendja e popullit shqiptar, anë e mbanë trojeve etnike, persekutohet, privohet nga të drejtat më elementare të njeriut. Ky popull ka nevojë për një fuqi, frymë, lëvizje të re politike e nacionalizmit kombëtar, e cila do ti kthen njëherë e përgjithmonë krenarin e të çendurit Shqiptar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat