Lojërat me “monstra” të FYROM-it.

Opinione

Lojërat me “monstra” të FYROM-it.

Nga: Gani Qarri Më: 5 korrik 2014 Në ora: 11:57

Arrestimet e para dy-viteve në emër të ngjarjes së konstruktuar të ashtuquajtur "monstra" nuk ishte rasti par as i vetëm me të cilin strukturat banditeske të kuazi "rendit" dhe "drejtësisë" sllavomaqedonase, ditën t`ua ndalin frymëmarrjen shqiptarëve
Ata, përmes akteve të tilla të pa precedent, të pa dëshmuara dhe aspak profesionale, me burgimet e përjetshme të bashkëkombësve tanë të pafajshëm, vunë në zgrip të penalizimit gjithë popullin shqiptar nën FYROM.
Siç dihet, sllavomaqedonasit janë të njohur qysh moti për veprimet e tyre antishqiptare, madje jo vetëm në ish vitet e komunizmit por edhe pas lufte dhe nënshkrimit të së ashtuquajturës “Marrëveshje e Ohrit” të cilën vet nuk e respektuan asnjëherë. Ata luajnë pafundësisht gjatë dhe tejet rrezikshëm, me ndjenjat e “shumë- bajtëshme” të Shqiptareve të Iliridës!
Edhe historia monstruoze e "monstrës" filloi në mënyrë jo-pak euforike, e cila linte të nënkuptohej se organet e gjyqësisë prej kohësh ishin në pritje të një ngjarje si ajo në smilkovci, për shpalljen e dorasëve si vrasës "profesionist- shqiptar" dhe përfunduar me çudinë e urdhrit të prokurorisë për burgosje grash,bujqish e barinjsh të thjeshtë të cilët mund të mos kenë pasur kurrë armë në dorë.
Por, përkundër të gjitha parregullsive të "rastësishme" që "pa qëllim" u shpëtuan pushtetarëve sllavomaqedonas, shpejt erdhi një kundërpërgjigje fletërrufe, nga bashkëqeveritarët e "devotshëm" shqiptar të cilët sikur bën namin duke reaguar, qoftë avokati mbrojtës Naser Raufi,apo edhe Ministri "sh"Drejtësisë, Adnan Jashari,të cilët kësaj radhe u treguan "aq të guximshëm"-sa që për çudi,mundën ta quanin vendimin e “pagabueshëm” të gjyqësisë "alla-makedonski" edhe jo valid.
Qytetarëve shqiptar, me siguri duhet tu kujtohet ish polici 39 vjeçar sllavomaqedonas Jakim Trifunovski, që më tepër njihej si vagabond e prishës i rendit dhe qetësisë publike, i cili nga pjesëtar i të ashtuquajturave forcave speciale “tigrat” do të transferohej në stacionin policor Mazraça për sigurimin e kufirit, se në çfarë mënyre- para dy vitesh, ditën për diell vrau mu pranë banesave të tyre, e ndoshta edhe para syve të familjeve, u mori jetën dy të rinjve shqiptar në Gostivar.

I njëjti polic me precedencë ligjore, mesditën e 28 shkurtit të vitit 2012,pas një konflikti të shkurtër verbal për parkimin e makinave para pallateve të banimit në rroba civile dhe me armën zyrtare të MPB, pa arsyetim bindës dhe as rrezikim serioz të jetës, vrau me arrogancë të jashtëzakonshme dhe gjakftohtësi të tepruar si të një killeri me përvojë të gjatë krimi, Besnik Shehapin 26 dhe Imran Mehdiun 30 vjeçar.

Edhe pse, si familja Shehapi ashtu edhe familja Mehdiu, humbën djemtë e tyre të hasretit, ngase kishin vetëm nga një djalë të vetëm, rasti i kësaj vrasje nacionaliste u tentua në të gjitha mënyrat e mundshme,të konstruktohej nga sllavomaqedonasit si vetëmbrojte e policit, i cili nuk ishte i sulmuar por atakues dhe nuk tentoj të mbrohej, por u vërsul të vriste me armën e shtetit në dorë, në kohën kur as nuk bënte detyrën, as nuk detyrohej për armëmbajtje, ai u armatos me qëllim paraprak, për shuarjen e dy shqiptarëve, vetëm për shkak të urrejtjes nacionaliste të tij, e cila tanimë është bërë modë tek ta, dhe për asnjë arsye tjetër.

Megjithatë gjykimi i tij u shty aq gjatë dhe vendimi për dënim u mor vetëm atëherë kur u detyrua edhe bashkësia ndërkombëtare të ndërhyjë dhe kërkoj hapur, proces të drejtë gjyqësor si dhe dënim të merituar për këtë killer zyrtar.

Ndaj edhe nuk është aspak çudi, sesi gjendja në trojet shqiptare nën FYROM, përditë e më tepër përkeqësohet, ku viktima kujdestare, si çdo herë janë, kush tjetër përpos bashkëkombësve tanë të pambrojtur.
Në anën tjetër, shqiptarët e akuzuar ad-hock nga Ilirida edhe pse pa asnjë provë as argument bindës, për rastin e ashtuquajtur “monstra” në smilkovc - më 30 qershor 2014, nën akuzën e pavërtetuar dhe cinike të emërtuar nga fantazitë neveritëse sllavomaqedonase- si “terrorizëm“, gjashtë nga 7 t, prej tyre të akuzuar paverifikueshëm, u dënuan në Shkup hiq më pak se me burgim të përjetshëm
Por, sikur të mos mjaftonin vendimet e shqiptuara drakonike për ata që arriti të burgoste policia sllavomaqedonase, ministri i ashtuquajtur i “drejtësisë” alla sllavo-makedonqe, Adnan Jashari, paska kërkuar ekstradimin edhe të dy të akuzuarve tjerë, po ashtu pa argumente bindëse,Afrim Ismailoviq dhe Alil Demiri, të cilët ndoshta vetëm pse në Kosovë janë dënuar për armëmbajtje pa leje, të hënën me 30 qershor 2014 të njëjtit në Shkup u dënuan me burgim të përjetshëm.
Problemi kryesor qëndron te fakti se për gjithë të këqijat sa u ndodhin shqiptarëve nën FYROM, fajtor nuk janë vetëm sllavomaqedonasit, por edhe vet shqipfolësit që kapardisen si gjelat mbi plehërat e katundit, të katapultuar jo pa qëllim në funksione qeveritare dhe organet tjera institucionale, ata veprojnë hapur dhe pa asnjë rezervë, kundër shqiptarëve .
Pra thënë troç, shqiptarët janë ata që zhgënjejnë çdo ditë e më tepër shqiptarët. Shqiptarët akuzojnë shqiptarët, padisin shqiptarët, arrestojnë shqiptarët, burgosin shqiptarët, dhunojnë shqiptarët dhe mashtrojnë e shesin lirë e pa fije turpi vet shqiptarët, çdo ditë....
Shqiptarët janë ata që gjithnjë e më tepër përulen dhe dobësohen! Shqiptarët mbeten njerëz të cilëve edhe Zoti e ka vështirë tu bie në fije. A përfaqësohet kështu një popull të cilit pretendon se i takon dhe e udhëheqë?!
Në të njëjtën kohë, bashkëkombësit dëbohen nga shtëpitë, dyqanet dhe pasuritë e tyre me forcë në shumë vende anë mbanë FYROM-it, rrihen e përgjaken gati çdo ditë, në të gjitha lagjet e Shkupit, në shkollë ,në rrugë ,në autobusë e kudo tjetër që guxojnë të deklarohen shqip, duke mos u kursyer as fëmijët e mitur, njërit prej të cilëve, para jo shumë kohësh, do ti prehej dhe fytyra me thikë, për ta detyruar që ta puthte kryqin sllavomaqedonas, kurse funksionarët shqipfolës si udhëheqës të padenjë që janë, rëndom vazhdojnë të heshtin...
Kështu edhe kanë dorë të lirë për rrahje dhe përndjekja shqiptarësh, huliganët sllavomaqedonas, mbi kokat e tyre ndërtohen kryqe gjigande bizantine, vendosën përmendore të Car Dushanit në lagjet dhe afërsitë ku ata jetojnë, ngrihet kisha sllavoortodokse mbi themelet e Kalasë shqiptare të Shkupit,e çka jo tjetër.
Për aq më keq, derisa sllavët në përgjithësi, edhe pa-dashje ishin të detyruar ta pranojnë kombin tonë, qoftë edhe duke përdorur ndaj tij parimin gebelsian të propagandës për demonizimin e shqiptarëve, me të cilat partitë shqipfolëse bashkëpunojnë ngusht,për shtypjen sa më të ashpër të bashkëkombësve të tyre, fatkeqësisht bima e egër e mbjellë dhunshëm së fundi në trojet tona,vahabisto- shqipfolëse, shkon edhe më larg duke mos e pranuar fare kombin shqiptar.
Por ti kthehemi edhe një herë gjykimit monstruoz të atyre që e ndjejnë veten shqiptar, për të cilët siç edhe ishte paralajmëruar, të premten më 4 korrik të këtij viti, mijëra shqiptarë të frustruar nga padrejtësitë, dhuna dhe terrori sllavomaqedonas që me bekimin e partive shqiptare për sa e sa vite ushtrohen ndaj tyre, Rinia Shkupjane mbajti një nga protestat më masive dhe mjaft të fuqishme për liritë dhe të drejtat kombëtare e njerëzore të shqiptarëve, si dhe kundër vendimit të njëanshëm gjyqësor për rastin e ashtuquajtur "Monstra".
Për bashkëkombësit e tij protestues, solidaritetin e shprehu edhe boksieri më i mirë aktual i kombit “Kuq e Zi” “Tyesoni Shqiptar” z. Nuri Seferi i cili i trishtuar nga brutaliteti egër i soldateskës-policore sllavomaqedonase, deklatroi: se ne si popull kemi derdhur gjithmonë shumë gjake për atdhe ndaj as tani nuk mund të qëndrojnë duarkryq, para padrejtësive që ushtrohen mbi shqiptarët në tokat e tyre.
Ndërsa, sipas informatave nga Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN) politikanët shqipfolës të FYROM-it, edhe një herë, në vend të përkrahjes ndaj bashkëkombësve që dhunoheshin brutalisht nga e ashtuquajtura polici e “shtetit”, për fat të keq pothuajse që të gjithë edhe në këtë situatë kishin zgjedhur të heshtnin si qyqet dhe vështronin anash veprimet jashtë mase- të ashpra të sllavomaqedonasve si bashkëdiler të para-kontraktuar me ta, për veprime kundër shqiptarëve.
Por nuk ishte vetëm BDI, ajo që nuk u doli në krah demonstruesve, deri edhe organizata "joqeveritare" e ashtuquajtur "Civil" në vend të solidaritetit u bëri thirrje atyre për qetësi.
Madje, sipas informatave të mediave, që nga mëngjesi i hershëm, banorëve shqiptar kishin filluar tu vinin edhe mesazhe në formë SMS-i, me porosi për të mos dalë në protestën e paralajmëruar kundër padrejtësive, diskriminimit dhe dënimeve pa dëshmi të bashkëkombësve të tyre.
Ndaj, shkrimtari me renome dhe autori i shumë veprave letrare z.Kim Mehmeti, me të drejtë kërkoi nga gazetarët që të shkruajnë për këtë rini- për Rininë më progresive shqiptare jo vetëm në Shkup, por në gjithë FYROM-in, të cilës padrejtësisht, nga vet partitë shqipfolëse, aq shumë i janë ngushtuar hapësirat e veprimit, sa që përveç bllokimit të hapësirave institucionale të atyre partive, uzurpimit të Universitetit të Tetovës, Sheshit “Skënderbe” etj, kësaj pjese më të ndritshme të shqiptarizmës, i kanë mbetur vetëm edhe lagjet e ngushta të pjesës së vjetër të Shkupit, ku jetojnë shqiptarët, për sado pak veprim kombëtar.
Pra shkruani se siç lotojnë sot pjesëtarët e kësaj rinie sublime-tha ai, do të vijë dita kur do të lotojë mamaja e secilit prej atyre që sot rrinë anash dhe shikojnë të pa brengosur derisa shpërthejnë bombat dhe djegë gazi lotsjellës që hidhen pa kursim nga policia sllavomaqedonase mbi rininë e pafajshme shkupjane.
Me siguri dhe jo vetëm me këtë rast, secili bashkëkombës kudo qoftë, duhet të ndjej keqardhje për gjendjen e shqiptarëve nën FYROM, dhe mënyrën e paprecedent të shtypjes dhe akuzimit të tyre nga sllavomaqedonasit.
Të gjithë ne pa dallim duhet të reagojmë si komb, sepse e kemi borxh të pashlyer ndaj bashkëkombësve, gjuhës dhe gjakut tonë të përbashkët. Ndaj duhet të luftojmë me të gjitha mjetet për të drejtat e tyre dhe të solidarizohemi me protestën e arsyeshme të kësaj rinie.
Duhet të kujtojmë me dhembje të vrarët dhe të burgosurit shqiptar pa shkas as arsye dhe të mos harrojmë kurdisjet e hershmet e të vonshme të llojeve monstruoze të cilat ngjashëm me këtë të tanishmen, burgosën dhe shuan disa jetëra shqiptarësh të pafajshëm.
Monstrat sllavomaqedonase, nga koha në kohë mbuluan shumë nëna në zi, lanë kushedi sa gra të veja dhe fëmijë jetimë, numri i të cilëve nën këso konstruimesh ndjellakëqija mund të shtohet çdo dit!
Mjerisht, ka shumë vite, që për shqiptarët nuk duket asnjë zgjidhje në horizont, atje nuk ndodhë asgjë e mirë për ta, edhe shmangia nga e keqja, fatkeqësisht nuk varet prej tyre. Pak vend u ka mbetur në "bashkëjetesën" e dhunshme me sunduesit sllavomaqedonas, ani pse bashkëkombësit tanë nuk janë aq të pakët në numër dhe përbejnë gati gjysmën e popullsisë së FYROM-it.
Kështu që përfundimisht, ata duhet të gjejnë forcë dhe të ndërmarrin sa më parë një vendim të guximshëm për të ardhmen tyre, për fëmijët dhe familjet e mbetura pa shpresë dhe perspektivë.
Kjo që përjetojnë bashkëkombësit tanë të pambrojtur në trojet e veta, nën FYROM, nuk është bashkëjetesë as jetë! Është thjeshtë gjenocid i vërtetë që ushtrohet pa asnjë pengesë për dekada me radhë mbi ta.
Gjendje të tillë shqiptarët nuk kanë kaluar edhe nën pushtimet më të egra, madje vuajtjet e tyre, nuk ishin më të rënda as nën pushtimin bullgar, në kohën e luftës së dytë botërore.
Ndaj, lind pyetja ç`po ndodhë me këtë pjesë të vuajtur e sublime të popullit tonë dhe deri kur kështu?!
Nëse vërtet ju ende shpresoni në ndonjërin nga politikanët shqipfolës, e them me keqardhje se jeni plotësisht gabim. Shumica e politikbërsëve shqipfolës, janë njerëz të papërgjegjshëm e bixhozgji të pacipë që tradhtojnë lehtë atdheun dhe bashkëkombësit, shesin çdo kënd dhe secilin shqiptar që u epet mundësia.
Shembuj të tillë kemi me shumicë kudo ka shqiptar!
E vetmja gjë që ata duan me çdo kusht janë interesat e tyre personale, të cilat nuk hezitojnë ti mbrojnë e ruajnë duke flijuar edhe jetën e gjakun e shqiptarëve.
Ndaj mjaftë më rob në shtëpitë tuaja!
Ne të gjithë e dimë dhe jemi thellë të bindur se si në të kaluarën edhe tani, Ilirida ka pasur shumë shqiptar trima dhe patriot të mëdhenj e të zot të cilët gjithmonë kanë dhënë gjithçka nga vetja dhe janë bërë shembujt më të mirë se si luftohet për komb dhe atdhe.
Liria për ta në të gjitha kohët ka qenë e shtrenjtë dhe hyjnore, ajo na ka mbajtur ndër shekuj gjallë si komb, kurse vlerësimi që tani u bëhet juve nga sunduesit e papërcaktuar kombëtarisht siç janë sllavomaqedonasit, për sa vite e dekada mbetet shumë i ulët, i pa ndryshuar dhe tejet nënçmues. Mjerisht, ju trajtoheni si robër klasik në tokat dhe shtëpitë e juve.
Shtypja dhe diskriminimi sistematik shtetëror që u bëhet, kalon të gjitha caqet e normales dhe kufijtë e mundshëm të durimit njerëzor.
Madje historitë e nënshtrimit, mjerisht nuk përfundojnë as këtu, fatkeqësitë palosen njëra mbi tjetrën, vrasjet, burgosjet, akuzimi dhe krminalizimi kolektiv i shqiptarëve si popull, ua shkatërron jetën juve, fëmijëve dhe familjeve tuaja të pambrojtura.
Mos mendoni se Ali Ahmeti do tu çliroi, nga tortura, vrasjet dhe sakatimi sllavo-bullgar. Jo-assesi! Ndaj, u lutem mos i besoni më atij. Ju rinia progresive shkupjane, siç u quan me krenari Kim Mehmeti, dhe pjesa më e shëndosh e kombit tonë, ngrihuni e dilni zot vendit dhe vetvetes! Mos heshtni as pranoni nënshtrimin e nëpërkëmbjen edhe më tej.
Është koha e fundit që shqiptarët kudo të mësohen të luftojnë për të drejta dhe lirinë e tyre. Ngase shembujt e kqinj të veprimeve vahabiste të kohëve të fundit në dhe nga trojet tona, kanë frustruar SHBA-t, NATO-n, dhe Evropën, të cilat ndoshta më asnjëherë nuk do të provojnë të ndihmojnë as çlirojnë shqiptarët dhe trojet e tyre.
Me ndihmën e atyre që sa kohë janë në pushtet, ne po japim shembuj të këqij. Disa jaranë dhe bashkëpunëtor të tyre, po e kthejnë vendin tonë në strofuj ekstremistësh të cilët prodhojnë terrorist për luftëra të dyshimta në vende të huaja.
Por megjithatë, kjo nuk donë të thotë se ne duhet të “mësohemi” me përdhunimin dhe përuljet kombëtare të shqiptarëve, lotët e thyerjes së tyre shpirtërore nëpër gjykatoret sllave- padyshim shkaktojnë dhembje tek secili bashkëkombës, të cilët nuk dëshirojnë gjykime të tilla para gjykatësve cinik antishqiptar dhe kuazi drejtësisë vrastare të FYROM-it.
Ndaj është e pakuptueshme se si ka mundësi që vetëm ne të mbetemi popull pa ëndrra, pa shpresë, pa ideale? Kujtoni gjakun e atyre që u mbytën nëpër burgje dhe vranë në shtëpitë e veta para bashkëfamiljarëve, mendoni për ata që kurdoherë-ditën ta donin më shumë se çdo gjë tjetër, gjuhën, origjinën, truallin e të parëve, atdheun dhe familjen, të cilët u shuan nga kjo jetë pa asnjë faj dhe të pa mbrojtur nga askush,dhe binduni përgjithmonë se sllavët nuk duan barazi as bashkëjetesë me të tjerët, ndaj bashkohuni kundër të këqijave që po u ndodhin, ngrihuni ta ndryshoni të tashmen e vështirë dhe të ardhmen tuaj të zymtë nën robëri!
Vetëm kështu do ta bëni të gjithë kombin për vete, pjesëtarët e ndershëm të të cilit, sapo të shohin vendosmërinë dhe orientimin tuaj të drejtë, para çfarëdo “monstre” nuk do tu lënë më vetëm, as kursejnë ndihmën e tyre ndaj vetëmohimit burrëror e kombëtar që do të tregoni, deri në arritjen e lirisë dhe bashkimin e shqiptarëve në një shtet të përbashkët etnik, në të cilin do të ketë jetë të sigurt, të lirë dhe të barabartë për të gjithë ne. Pra Rini e ndritur e së ardhmes së këtij populli, paçi fat dhe u prift e mbara! Edhe ne jemi me ju për arritjen e qëllimeve tuaja të larta dhe sublime kombëtare!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat