Testi i Maturës - trishtim i maturantëve

Opinione

Testi i Maturës - trishtim i maturantëve

Më: 3 korrik 2014 Në ora: 00:45

Në Gjimnazin “Zenel Hajdini” të Gjilanit,të hënën,më 23 qershor,nën masa të rrepta frustruese u mbajt testimi,rrespektivisht trishtimi i maturantëve,ku gjithëçka të jepte bindjen se ke të bëjsh me një kaos apo trazirë,ku kanë ardhur për “intervenim” forcat e rendit.
Rrespektivisht kishin ardhur forcat e rendit për të prishur rendin dhe qetësinë në shkollë,për t`i frigësuar nxënësit që të mos mund ta demonstojnë njohurinë e fituar për katër vjet në bankat shkollore.
Këtu u dëshmua katërcipërisht se Kosova nuk është shtet ligjor,por shtet kriminelësh,shtet i SHIK-të dhe i mafisë politike.
Me çfarë arsye apo më mirë me çfarë çorodie,forcat e rendit dhe securitasët futën në shkollë dhe marrin rrolin e mësimdhënësit,kurse vetë janë analfabetë?!
Kush është projektues i këtij plani me strategji shkatërruese për arsimin si dhe me qëllim të keq për të demoralizue,pengue e frustrue të rinjtë në rrugën drejt zhvillimit dhe arsimimit?
Projekti i tillë është dëshprues dhe krejtësisht armiqësor.
Po me ato katër dëftesat e fituara me mund për katër vite,çka do të bëhet,a do të shpallën të pavlefshme,a do të hudhen në kontajnerët e mbeturinave?
Po ministria e Arsimit a ndjehet fajtore për këte gafë,gabim trashanik dhe i qëllimshëm,por edhe me pasoja,vështirë të riparueshme?
Drejtorati për Arsim në nivel qëndror,por edhe ai nëpër komuna a e kanë dhënë pëlqimin për këte keqtrajtim të rinisë shkollore.
Këte ditë në Gjimnazin “Zenel Hajdini” të Gjilani,qysh në pamjen e parë mi ngritën mornicat,duke ma përkujtuar marsin e 1981,kur në gjimnaz vërshuan malicë,të shumtën në civilka,agjent të sigurimit dhe dofarë zagarë të rezhimit,të cilët,sipas shërbimit,politika i kishte punësuar në Prishtinë dhe tash vinin këtu”hir plot” gjëja për ta shuar hovin e demonstruesve.
Ai farë promiskuiteti,edhe pse më rri në mendje,u përsërit,gadi në të njëjtën formë,më 23 qershor në Gjimnazin e Gjilanit.
Po si është shteti ashtu janë edhe maniret e veprimet që prijnë drejt qorrsokakut.
Kjo praktikë dëshpruese duhet urgjentisht të ndërpritet,por edhe të bisedohet publikisht për qëllimin dhe pasojat si dhe ndaj hartuesve të këtij projekti të Mirren masa disiplinore.
Në arsimin tonë ka shumëçka të bisedohet,shumëçka të përmirësohet,sepse qysh e kemi arsimin sot,ashtu do ta kemi shtetin dhe shoqërinë nesër.
KURSET PRIVATE
(APO KURSET ZHVATËSE)
Të gjithë e dijmë se mësimdhënsit jan keq ekonomikisht,kanë paga të ulta,por kjo mënyrë e përfitimit material nuk është zgjidhje as nuk është e pranueshme.
Bie fjala,nxënësi për ta marrë një notë duhet të frekuentojë kursin privat.Po çka i bëhet halli nxënësve që i kanë prindërit e varfër?
Këtu edhe po krijohet një jaz ndarës,diferenca sociale,ku pjesa e varfër ndjehet,pos tjerash,edhe e turpëruar.
Është më mire dhe më humane sikur ata mësimdhënës ta japing maksimumin e dijes gjatë orëve të ligjërimit dhe të përsëritjeve në shkollë dhe mos të lënë shkallë qëllimisht që t`i tërheqin nxënësin nëpër labirinthe private,për përfitim të vetin.
Kjo punë nuk ka rezonim të mirë,është kontraproduktive dhe duhet nga organet gjegjëse me urdhëresë zyrtare të ndalohet.
Apo,nëse ka kushte le të krijohen edhe shkolla private,ku pagat për mësimdhënës do të jenë më të mëdha,por edhe punë cilësore kërkohet më shumë.Mirëpo,për këte te ne nuk ka kushte.Ndonëse gjithësesi kjo praktikë duhet të marrë fund.
Më shumë duhet të mendohet e punohet për sistemin e rregulltë shkollor,ndërsa përpjekjet devijante të marrin fund.
Haki N.Bunjaku

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat