Fain për vrasjen në Prizren:Ramadan Muja,Gjyqësia dhe SHPK-ja

Opinione

Fain për vrasjen në Prizren:Ramadan Muja,Gjyqësia dhe SHPK-ja

Nga: Ragip GURAZIU Më: 30 qershor 2014 Në ora: 11:50

Për këtë vrasje dhe plagosjen e të tjerëve që ndodhi në Arbana të Prizrenit,të shtunen në oret e pasditës,shkas i të gjithave kësaj ishte prona,që erdhi deri te sherri i një vrasje dhe disa të plagosurve.Themi kështu,pasi autori i këtij shkrimi,sa për informim të lexuesve,kemi lidhje miqësore me familjen Avdulaga,dhe kjo ngjarje ka mundur të ndalet që kaherë,pasi nuk ka qenë e rastit,ku në dijeni për kët konflikt prone,të këtyre dy familjeve Avdylaga dhe Berisha,kanë qenë;kryetari aktual i Komunës së Prizrenit,Ramadan Muja,Gjykata dhe SHPK-ja.

A kemi gazetari hulumtuese,unë them se jo!?

Po qe se po,atëherë,mundeni të shkoni në Gjykatën e Prizrenit dhe kjo shka po komenton autori i këtij shkrimi është ma se e saktë,dhe keni për tu bindur se ky konflikt ka pas rastin që kaherë të zgjidhet,po të kishin një vullnet kryetari aktual i Komunës së Prizrenit,Ramadan Muja,Gjykata dhe SHPK-ja,por këtij vullnetit i ka munguar edhe ndërgjegjëja njerëzore e intelektuale,dhe sherri ka ardhur deri këtu?!

Policia,jo e sakt në informim për familje Avdulaga?!

Çdo respekt pë komandantin e SHPK-së,Nexhmi Krasniqin,edhe ashtu njifemi më për së afermi,por,Familja Avdylaga,kaherë jetojnë në Arbana të Prizrenit,dhe janë shpërngulur nga fshati Mushtisht i Komunës së THrerandës,dhe është një familje e madhe e shtrir si në Prizren,Arbana dhe në Perendim gjithandej.Kur nuk permenden emra e të plagosurve dhe të vrarëve dhe vendi momental i banimit ,atëherë krijohen konfusione,edhe pse,psh.dy nga të plagosurit janë Veli Avdylaga dhe djali i tij i dyti,për momentin s'po me kujtohet emri,derisa në Dortemund ishin gjysma e familjes së Veliut dhe vllai i tij,Avdi Avdylaga.Që do të thotë familja Avdylaga është informuar për rastin,dhe publikimi i emrave,pasi familja veç ka qenë në dijeni,edhe pse në mënyrën gazetareske thuhet nuk duhet publikuar emrat,por pasi siç e cekem më lartë familje e madhe e shtrir në gjithë botën,atherë është krijuar një konfusion deri sa ata ne mes vete janë informuar.

Ishin ardhur në pushim,në vend të pritjes ju dhuruam plumba?!

Veli Avdylaga që kaherë punon dhe vepron me familje në Dortemund.Këto ditë,jo si zakonishtë,kishte ardhur me djalin e dytë dhe me disa anëtar të familjes e gjysma i ka mbet atje për të ardhur pas pak ditësh.Veliu me këta anëtarë tjerë të familjes kishte ardhu për tu çmallë me vendlindjen e tij,me shokë e miqt e tij,dhe kishte planifikuar që kur të tubohen e tërë familja,për të shkuar në pushime verore të gjithë së bashku,bile e kishte kësaj radhe e përkrahjen e vllait Avdiut,dhe priste edhe ate me familjen e tij që të vinte,por ndodhi e pa pritura,vllai Avdiu erdh me gjithë djalin e tij të madhin,nga Zvicrra me avion,se nga Dortemundi nuk kishte ne atë kohë avion dhe ja tani,planet ndryshuan dhe është tani së është.Por deri sa ta kemi një shtet ku nuk funksionon asgjë,dhe po e shifni gjendjen momentale si është krijuar,atëherë,në vend të pushimeve diaspora do të përballet edhe me këso gjëra,e që inshalla kjo do të jetë e fundit dhe kurrë mos të ndodhet më?!

Familja Avdylaga dhe familja Berisha,që kaherë e kanë landen në GJykatë,që nga mbarimi i Luftës së UÇK-së,por ka mundësi të jetë edhe nga vitete e mëparme.Konfliktet në mes këtyre dy familjeve ka patur edhe më parë,por ai i fundit ka ndodhur mu duke dalur nga Gjykata e Prizrenit,mu në shkallët e Gjykatës,ku si pasojë e kësaj,ishte plagosur djali i të ndjerit,tani i vrarë në këtë konfliktin e së shtunës,Qamil Avdylaga.Kjo ka ndodhur para 20 muajsh.

Janë disa komente që përputhen me shkrimin tim

E gjithe kjo eshte si rezultat i drejtesise se korruptuar e posaqerishte ne Prizeren ku prokuror e gjygjetar jane tej mase te korruptuar,e ket pune ndermjetesimin jua kryejne avokatet,prandoj edhe vjen situata deri ne kete mase sa te luftojne qytetaret ne mes vete.Keshtu vepronte Serrbia ne nje fare kohe qe te vriteshin Shqiptaret ne mes vete.

Malisheva 2000 @ 30/06/2014 08:43
Kjo eshte rezultat i nje sistemi drejtesie te korruptuar te shtetit ku gjithmone viktima jane njerezit e pafajshem

Autori është gazetar-analist i pavarur

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat