Xhamia 'Hashim Thaçi'

Opinione

Xhamia 'Hashim Thaçi'

Nga: Kimete Berisha Më: 26 prill 2014 Në ora: 12:01

Sali Berisha dhe Hashim Thaçi e nisen me dashuri për neoosmanjlinjtë, koketonin me turq, me sheikë, me arabë, u premtonin ndryshimin e historisë kombëtare dhe fshirjen e 500 vitete pushtim dhe ndalim të gjuhës dhe shkollës shqipe nga perandoria osmane, u jepnin tenderë e pare dhe duheshin shumë.

Dhe, për t'u parë dashuria e tyre për neoosmanlinjtë edhe me sy, dilnin publikisht dhe faleshin nëpër oborret e xhamive me Kryeministrin e Turqisë, Erdogan.

Me emrin 'Hashim Thaçi' mund të pagëzohet xhamia pa minare dhe ilegale te Termokosi në Prishtinë. Nga 100 metra largësi, dugoja ku shkruan me shkronja kapitale 'xhami', duket sikur për minare e ka Termokosin e hollë e të gjatë e për imam Kryeministri Hashim Thaçi, i cili nuk ua prish atyre qejfin ekstremist!
Me lulëzimin e vehabizmit dhe me lindjen e muxhahidëve të parë në historinë e shqiptarëve, u rilind edhe antipatia perendimore ndaj shqiptarëve.

Shtete perendimore kanë filluar të bashkohen rreth kryqit; arabë e turq si gjithmonë mbeten bashkë në aleancat e tyre ruso-arabe, ndërsa shqiptarët mbeten vetëm me një grusht muxhahedinësh të rrezikshëm të Kaçanikut.

Sali Berisha dhe Hashim Thaçi i financuan me paret e shtetit Organizatat Joqeveritare që në emër të arsimit dhe kulturës, e lindën, e rritën dhe e promovuan ekstremizmin fetar gjatë mandateve të tyre.
Aktualisht, neveria dhe antipatia e shteteve perendimore për shqiptarët
është aq e madhe, sa që e ilustrojmë lehtë me një shembull të vogël:
Dje, reaguan krejt bota mbas 'sulmit' gjuhësor me fjalët UÇK në portën e manastirit të Deçanit.
Ndërsa, në të njejtën ditë, dje në mbrëmje, paramilitarë e kriminelë serb sulmuan me armë zjarri veturat e EULEX-it dhe nuk reagoi asnjëri.

Madje, as ambasadorja amerikane, e specializuar për të parë vetëm të metat e shqiptarëve.
Për përhapjen e vehabizmit në Kosovë kontribut të pakrahasueshëm dhanë edhe
mediat.

Grupet ekstremiste i kanë siguruar gazetarët, analistët dhe propaganduesit e tyre gjithkah nëpër institucione.

Vehabizmi dhe muxhahidën shqiptarë po e kthejnë Rusinë në Kosovë e në Maqedoni.
Perendimi nuk i çliroi shqiptarët që të bëhen antiperendimorë!
P.S. Shqipëria në të gjitha rastet shpëton.

Nga blogu i saj Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat