Gjykata Speciale-Tribunali,po anatemohet ende pa u themeluar

Opinione

Gjykata Speciale-Tribunali,po anatemohet ende pa u themeluar

Nga: Haki N.Bunjaku Më: 24 prill 2014 Në ora: 22:40

Po vrojtohet e trajtohet nga mendje e këndvështrime të ndryshme,të shumtën me qëllim refuzues,duke ia ndryshuar kahjen dhe destinacionin,por dihet,vetëm brenda trurit të varfër,apo aty ku shlyhet kujtesa,bile edhe me pagesë.

Ndihma Ndërkombëtare na u dasht që të çlirohemi nga agresori i përbetuar sërb.
Ndihma Ndërkombëtare na është e deomosdoshme mu tash që të çlirohemi nga vetvetja,respektisht nga sërbët tanë kriminelë e shkuar kriminelëve.

Po su larguan nga pushteti banditët e kriminelët,ne mbetëm prapë në robëri,në burg të përjetshëm.Mbetëm argatë të nemur në arën tonë.Mbetëm peng të lirisë së uzurpuar nga kapadaijt e qeverisë.
Mbetëm pa u rrekur për fijet e jetës,gjithmonë të frustruar nga „komandantët“ e hoteleve dhe nga SHIK-istët e UDB-së.Të shtypur nën rezhimin e egër të shkaut,të shtypur nën rezhimin banditesk të shkijeve tonë.Shtypje mbas shtypje,deri kur…?
Më vie për të vjell,kur shkruajnë disa çarllataza,se Tribunali po formohet për ta dënuar UçK-në.Jo,or të mjerë apo të porositurTribunali po formohet për të gjykuar „azganat“ që bashkëpunuan me shkaun dhe dëmtuan UçK-në dhe sakatuan popullin shqiptar,njerëzit më të devotshëm të çështjes kombëtare.
Komandantët e vetshpallur nuk kanë djeg plumb mbi armikun,pos pordhëve duke ikur që ende po koturbojnë.Vrasësit e demokracisë,komandantët e shpifur,banditët që po urdhërojnë nga burgu dhe nuk pok a kush guxim t`i denojë.Po Gjykata speciale ndoshta është e guximshme dhe do ta shpëtojë drejtësinë,të cilën e varrosën institucionalisht banditët dhe kriminelët e shtetit.
Paradoksi tjetër u çfaq në Kuvend,ku Qeveria kriminele kërkoi të formohet fondi për mbrojtjen e të akuzuarëve për krime lufte e ndaj njerëzimit.

Në fakt Qeveria pranoi krimin ende pa u ulur para Gjyqit Special.
Institucioni i qeverisë,përmes Dr.Arsim Bajramit,u rreshtua në krah të krimit,porse kështu edhe u pajtua me fajsinë.
Për barrën e fajit,për krim të organizuar na ka sinjalizuar qysh më heret,kur aprovoi ligjin për Amnisti.Ajo këtu ka menduar për vete,por kjo mund të mirret si material akuzues në prokurori.E bajshin me shëndet!

Qeveri më destruktive as që ka pasë dhe as që do të ketë ndonjëherë.
Krahët e kësaj qeverie armiqësore nda popullit e shtetit kanë qenë,pos tjerëve dy juristët e blerë:Hajredin Kuçi dhe Arsim Bajrami,të cilët janë zhveshur nga dinjiteti dhe nga patriotizmi,vlerën e të cilave e kanë shitur për monedha.

Në një artikull të para dy muajve pata kërkuar ndihmë nga aleati dhe miku ynë-Amerika që të na e heq qafe këte qeveri banditeske dhe krejtësisht antikombëtare.
Zatën,vetëm ai që e ka ngritur në atë piedestal,vetëm ai ka mundësi që ta ulë në tokë dhe pastaj,sipas meritës,drejt e në fllad,në birën e miut!
Tribunali mire që po vie dhe memzi po e presim,porn a mundon një çështje:Nuk e dimë sesa do të jetë serioz e produktiv në denoncimin e krimit.
Edhe një here:Tribunali,me hetimet e dënimet e paanshme,nuk do ta gjykoj UCK-në,por do t`ia zbardhë fytyrën asaj,duke I diferencuar e menjanuar kriminelët,të cilët në emër të UCK-së e përgjakën popullin e pafajshëm dhe e ropën më keq se kasapi.
Të shpresojmë për një drejtësi ndërkombëtare serioze dhe të paanshme!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat