Zuskat shqipfolëse të FYROM-it

Opinione

Zuskat shqipfolëse të FYROM-it

Nga: Shkruan Eugen SHEHU Më: 24 prill 2014 Në ora: 01:58

Pamvarsisht nga sistemi apo konjukturat,disa gjëra mbeten gjithmonë të ngulitura dhe të pa shlyera në memorjen dhe në mentalitetin e një populli apo në karakterin e individit, mvarësisht nga formimi i tij moral dhe intelektual.Në kësisoj situatash vetëm aftësia për të kuptuar dimensionet e realitetit, një popull mund të çlirohet nga iracionaliteti dhe injoranca e sjelljes së pushtuesit dhe elementit vazal të tijën,mbase kjo në teoritë e ndryshme të gjykuarit dhe të menduarit politik njihet si një situatë sistemore ku detyrimisht detyrohet individi të mendojë për analizën sistemore të fenomeneve pushtuese dhe skllavëruese.Këtu buron dhe nxitja e individit apo kombit për të detektuar anomalitë e sistemit,kjo gjithmonë ka qenë fjetja në ndërgjegjen e njerzimit e cila ngacmohet deri në shpërthim, kështu ka qenë ndër të gjitha qytetërimet e njerzimit që kurë Zoti i Madhërueshëm,si krijues i njerzimit, porositi njerëzimin duke thënë ;“…Rruaju nga ai që krijon krime nga shkaku,ngase ai mundet të krijojë krime edhe pa shkak,pasi vetë është krijues i shkakut…“!.Ndërsa aftësia e njeriut për të detektuar anomalitë e sistemeve të ngritura,sidomos ato mbi gjuhën e urejtjes dhe dhunës përmes aparatit shtetëror të ngritura nga komoditeti i mos rezistimit dhe pajtimit me të qenurit skllav për mbijetesë të hedh në gjuhën e vjetër popullore apo në sentencën e vjetër ku thuhej se ; „peshku qelbet nga koka“ apo si ajo ku thuhet se „miza rri ndër bisht kali“.,popujt nën dhunë nga pamundësia e të shprehurit hapur përdornin këto fjalë të urta,duke asocuar në këtë mënyrë në shkaktarin apo shkaktuesin e robërisë dhe skllavërisë ! Ky dimension përcjellës na imponon edhe nevojën e observacionit për të qenë sa ma realist të një situate politike por dhe ekonomike të shqiptarëve nën Fyrom.
NËN HIJEN E TRESIMBOLIKËVE
Është i njohur se mes sistemit demokratik dhe atij diktatorijal qëndron sistemi unitarist,pikërisht ky asht dhe sistemi i cili mundëson dhe akomodon forcën politike në pushtet dhe e bën ate të pushtetshëm në të gjitha hallkat e saja,për aq më tepër kur korupton dhe subjekte politike të etnive tjera,në rastin më eklant kemi ate të marksist-leninistëve integrist shqiptarë të Fyromit.Ky amoralitet i këtyre politik bërësve kokboshe, shpërthen një zingjirë racizmi e dhune të institucioneve ndaj kombit shqiptar.Në fillim sllavomaqedonasit pas LDB-re,duke shfrytëzuar kishën dhe fenë ortodokse dhe duke emëruar priftërinj sllavë nëpër kishat ortodokse shqiptare në „maedoni“ tjetërsuan edhe shqiptarët e krishterë nga pjesa e Rekës,Dibrës Gostivarit e Tetovës.Me këtë akt ata faktikisht tjetërsuan edhe pronësinë e Kishës Autoqefale Ortodokse Shqiptare,duke i shëndruar në kisha ortodokse-sllave,ky tjetërsim nga shqiptarë ortodoks në ato sllavo-ortodoks,jo vetëm nga aspekti demografik por edhe nga aspekti juridiko-kushtetues shqiptarëve u kushtoi shtrenjt,si në fushën e dëshmive autoktone mbi pronën autoktone shqiptare po ashtu edhe nga goditjet më të forta nga dhuna dhe terorizmi i aparatit shtetëror në fakt të tjetërsuarit nga kombi i vet kann qenë dhe ma të dhunshmit ndaj kombit që realisht i takonin,madje dhe ma të ashpër se edhe kolonistët sllav.Politika sllavomaqedonase dhe pushtetit të tyre apsollut me asgjë nuk dallon si nga të parët po ashtu dhe nga të dytët,biles kjo politikë raciste serbofile e unitariste kalon edhe logjikën njerzore po të analizojmë gjithë këto vite të pas luftës së 2001-it,luftë e cila pruri në pushtet një kompani miopësh politik që përveç servilizmit dhe puthadorësisë trurbosh,nuk ia doli të shpërthejë atë perden e hekurt që ishte trashëguar nga ish-jugosllavia,madje aq dhe më keq kur ditëve të fundit shkruhet me të madhe,madje dhe nga vetë drejtues të ish UDB-së,për implikimin e tyre në ish shërbimet sekrete jugosllave,pse jo dhe ato sllavomaqedonase ndaj në këtë kreaturë zoologjike as mund të flitet për hapsira, standarde apo vlera demokratike,shqiptarëve dita ditës sa ma thellë u vështirësohet përditëshmëria.Kjo politikë e poshtruese e integristëve marksist-leninist përballë projekteve dhe programeve antikombëtare shqiptare,si rasti i gënjeshtrës në ditë me diell në mes të Tiranës për devijimin e Lumit të Radikës,dëshmon se vasalliteti i tyre ndaj padronisllav nuk njeh kufi,at vazhdojnë dhe do të vazhdojnë jo vetëm të jenë legjitimues të terrorit shtetëror sllavomaqedonas por dhe një fortifikatë antishqiptare për realizimin e projekteve të pseudo akademive të beogradit e shkupi si një aks i shëmtuar dhe provokativ ndaj kombit shqiptar.Në këtë konteks mund të thuhet ajo që shihet qartazi ai animozitet i parimeve racionale në mes qytetarit shqiptar dhe politikanit shqipfolës në forma institucionale.Është momenti i ballafaqimit me realitetin sa do i hidhur qoftë,kur at të kuptojnë e vetëdijësohen se janë të pushtuar,se liria,gjaku i dëshmorëve,gjuha dhe simbolet kombëtare nuk janë mall për treg politik,shpaga asht e rëndë këtë e provon dhe historia.Përbetimi mediatik për mediokër për kushtetueshmëri,barazi e demokraci mbeten vetëm demagogji,lypje e lirisë me përqindje,është amoralitet politik. Sot zuskve politikbërëse të integristëve u mungon sensi por dhe dëshira për t’iu kundërvënë shovenizmit sllavomqedonas që synon të rënojë gjithqka është pasuri kombëtare shqiptare, të frenojë prosperimin dhe domostrojë forcën kulturore dhe intelektuale të shqiptarëve,kjo tendencë tashmë është evidente edhe nga faktori ndërkombëtar,por mesa duket tresimbolika sllavo-ortodokse është aq e zhytur në plangprishësit shqipfolës sa që peshorja e pushtetit është më e rënduar se ajo e kombit të tyre.Duhet kuptuar se gjdo njeri lëndohet në dinjitet kur nuk e trajton si të barabartë,liria e të shprehurit dhe liria e besimit,dhe ushtrimi komod në identitetin tënd kombëtar janë të shenjta për atë që e kupton se siç thoshte dhe Napoleon Bonaparta se ; „Ka vetën dy fuqi në botë ; Shpirti dhe Mendja,në një afat ma të gjatë shpta mundet nga mendja“.Me sa duket tashmë qartë se ky akt madhorë i nënshkruar nga një popull i tërë me ngjyrën e gjakut,si duket nuk paska qenë frymëzim për partinë integriste të pushtetit në Fyrom,por përkundrazi,përpjekja e shqiptarëve për të qenë të barabartë mes të barbartëve është ngulfatur nga vetë klasa politike,duke u zavendësua me politikën ditore meskine për interesat e ngushta klanore,fisnore e partiake.Kontinuiteti jo i largët historik e politik i shqiptarëve nuk përfillet e as që has në mirëkuptim tek pala sllavomqedonase,ndaj dhe shqiptarët për gjdo ditë e më tepër jeta e shqiptarëve po rrokulliset në programet antishqiptare serbo-sllavomaqedonase përmes masave shtypëse policore e gjqësore,popullata po rrënkon e goditet nga të gjitha anët me dinamikën e saj të pa kontrolluar nga askushi,deri në atë shkallë sa që mundohet me gjdo kusht shkëputjen nga trungu e gjaku,prona e jetesa.Me këso politikash dhe politkbërës,anormale ne de fakto dhe de jure pranojmë vasalitetin,duke pasur parasysh se bëhen lëshime të rënda teorike,praktike,politike e juridike,dhe pikërisht ky ashtë dhe qëllimi i gjithë aparatit qeverisës sllavomaqedonas,të jesh ai që s’mund të bëhesh. Kësaj gjendjeje i rreziston forca intelektuale e cila prek pastërtinë e ndërgjegjes së vet,ngrit zërin dhe vendos forcën e intelektit në mbrojtje të dinjitetit dhe identitetit të tijën,familjes,shoqërisë e për më tej kombit në përgjithsi.Nga njerëz të inkriminuar në amoralitet,korupsion dhe çfardolloj shërbimesh të fshehta antishqiptare natyrisht se nuk mund të presësh ma shumë se zullumin mbi kokë.
REFLEKTIMI KOLEKTIV PËRMES AMANETEVE
Në sistemet demokratike që njeh bota e civilizuar arma e vetme kundra unitarizmit është,bojkoti,padëgjueshmëria civile,protesta dhe së fundmi vota,përgjersa pushteti nuk vë në lëvizje forcën e terrorit për ndëshkimin kolektif.Por shtrohet vetë pyetja se zuskat shqipfolëse në Fyrom gjatë gjithë këtyre,reprezaljeve,dhune,proceseve të montuara,diskriminimit nacional fetar, kulturor e ekonomik,cilën nga këto të drejta të njohura dhe të lejuara ndërkombëtarisht janë shfrytëzuar,qoftë dhe në minimum të ishin,kto ngjizje demokratike ndoshta do ti vënte në mendim po pse jo dhe në pendim qeverinë represive unitariste sllavomaqedonase,për të kuptuar barazinë e të barabartëve,për të kuptuar definitivisht dhe sllavomaqedonasit se boshti i së keqes në gadishullin ballkanik,e sidomos në trojet shqiptare nuk ua jep ate luks që do të rrezikonin edhe ate pak hapsirë që kanë,falë solidarizimit shqiptar e atij ndërkombëtar,por fatkeqësisht vendosjen në skenë të këtyre të drejtave demokratike,mbeten për tu dëshiruar. Kur Ukrainasit nuk mund të pranojnë skllavërimin dhe kolonializimin Rus,pse duheshka shqiptarët të pranojnë një regjim vrastar,madje aq ma keq të bien pre e projekteve antishqiptare,serbo-sllavomaqedonase.Kjo të jep të drejtën të vesh në dyshim të hapur rolin e drejtuesve të integristëve shqipfolës,paralel me eksperimentet shytpëse dhe instrumentalizimin e gjendjes kaotike të tyre dhe vazallëve përreth që vegjetojnë për të kapur ndonjë lëmoshë pushteti apo pozite administrative shoqërore.Pesha e këtij vazaliteti politik s’ka dyshim se rëndon rëndë në gjdo pore të jetës së shqiptarëve e për më tej thellon jo vetëm kolonializimin e mëtejmë por edhe kishëterizimin dhe kryqëzimin e gjeografisë etnike shqiptare në Fyrom.Ky fakt duhej të ishte brengosës që mund të çojë në pasoja të rënda jo vetëm për politik bërësit kokbosh të integristëve,por në përgjithsi të Kombit Shqiptar në Fyrom.Kjo forcë politike,apo kuadrot intelektuale e atdhetare që i ka mbrenda saj,dhe që e kuptojnë se kjo vijë politike,gjithmonë e më tepër po defaktorizohet dhe izolohet nga vetë mbrendësia e kombit shqiptar,duhet të reflektojnë me vehten , për mos të qenë të nesërmen vonë e cila nuk të jep hapsirë pendese.Regjimi unitarist sllavomaqedonas,deri sa heshtim dhe sakrifikojmë në mënyrë iracionale të vërtetën e një regjimi që është produkt allbanofobie beogradase,atëherë sllavomaqedonasit këtë e kapitalizojnë në fovorin e tyre si shprehje e „ligjshme“ dhe si e „drejtë juridike“ ku mjetet dhe metodat shtypëse janë nën hijen e „bisedimeve“ dhe „marrveshjeve“.Është e drejtë juridike e përdorimit të ligjit të Badinterit, sllavomqedonasit s’mund të krijojnë kurrë qeveri pa palën shqiptare,atëherë pse hezitohet,të kërkohet ndërhyrja në kushtetutë për federalizimin e Fyromit,sëpaku me ndërhyrjet dhe ndryshimet kushtetuese do të mund të ruhej kompaktësia territoriale,etnike,historike,ku ndjeshmëria e sovranitetit dhe lirisë do ishte prezente dhe prekshme,duke ruajtur nderin e individit dhe familjes shqiptare dhe kombit në përgjithësi,dhe kjo do ishte një shpagë minimale që mund tu bëhej të gjithë atyre brezave që dhanë jetët e tyre të shtrenjta,për lirinë,sigurinë dhe perspektivën e familjeve të tyre dhe kombit në përgjithësi.Askush s’ka legjitimitet sot e nesër të thiret në emër të martirëve,përderisa tradhëtohet gjaku i tyre.Bern-Zvicër

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat