Kaloshi i mahallës së marksitit Ali Ahmeti

Opinione

Kaloshi i mahallës së marksitit Ali Ahmeti

Nga: Reagim nga Musa Lamallari (Tim Shkupi) Më: 20 prill 2014 Në ora: 22:33


Kalosh Çeliku, një shkrimtar oborri, me tapi të nënës Rusi, rreth e rrotull për ca kocka qensh në lëpirje, që ia hedh zonjusha Jankullovska përmes Ministrisë së Kulturës dhe riboton libra pa i informuar autorët, për të marr ca qindra eurosh për dolli me raki, me “skopsko pivo” në kurriz të shkrimtarëve që nuk janë si ai, shkruan:

“PPD- ja është ajo kurva politike, që i polli të gjitha partitë politike shqiptare në IRJ të Maqedonisë. Kopila politik nga të cilët edhe sot e kësaj dite, shqiptarët nuk mund të ngrejnë krye si popull autokton në trojet e veta shqiptare. Vetëm, hidhnu një sy partive politike shqiptare, gati thuaj të gjitha janë pjellë e PPD-ës. Politikanë të “pazëvendësueshëm” në jetën politike shqiptare. Përjashtim bënë Ali Ahmeti me shokë, që zbriti nga malet me kryengritësit e UÇK –ës”

“Përjashtim bënë Ali Ahmeti me shokë”, thotë shkrimtari oborrtar Kalosh Çeliku, një anti-tetovar i tërbuar, një pjellë e mendjes bolshevike, e kotësisë staliniste, që ka ra në gropën e madhe të idiotizmit partiak, që ka urrejtje për çdo gjë që nuk vjen nga nëna rusi e Fazli Veliut dhe Ali Ahmetit, por urretjen mundohet ta kamuflojë dhe të mos e shfaq si kërçovar, por si melez i shkupjanizuar, kodosh i BDI-së me një laps anakronik, që akoma babës prej nga vjen i thotë dhe i shkruan “Tata”.

Kur një subjekti politik, siç ishte PPD ne fillim të viteve 90-ta, një shkrimtar merr të drejtën t’i thotë “kurva politike”, paramendo njëmendësinë e tij se çfarë është në gjendje të bëjë ky alamet shkrimtar me taxhi ruse, as mashkull, as femër, sikurse thotë një shkrimtare tjetër nga Shkupi.

Arbër Xhaferi arma e fundit e Kalosh Çelikut

Tani kur të gjitha përpjekjet e klanit të Zajazit kanë dështuar për ta ndalë hovin Menduh Thaçi 2014, arma e fundit u ka mbetur Arbër Xhaferi, stigmatizimi i ndjenjave fetare të shqiptarëve, pasi mendojnë duke e qarë me lot krokodili Arbër Xhaferin se ka pasur shkrime profetike, do të mundohen të fusin pyka dhe nervozizëm tek lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi! Por edhe tek opozitarët tjerë shqiptarë në Maqedoni, duke u munduar të frikësojnë shqiptarët e pakënaqur me Menduh Thaçin. Turp!

Paramendo, nëse edhe Kaloshi si Ali Ahmeti qenka marr në pyetje se nga Kosova (jo nga Kërçova) ka ardhur në Shkup për të zgjidhur çështjen shqiptare me luftë? Kësaj pune i thonë pordhë, gazë e piskamë! A nuk kanë turp këta njerëz prej kohës në të cilën jetojnë? Pse bëhen hipokritë dhe ngufasin lirinë dhe besimin e njerëzve në demokraci. Po kujt ia ka pi sorra mend e me të marr ty në pyetje për të harxhuar kohë? Pse nuk thua se USHT-ja, ku është edhe djali yt, është shndërruar si çerdhe e familjeve të Ahmetëve dhe Çelikëve, kurse në SHTUL sadopak ka një standard!

Të përkujtohet një bashkëpartiakë, që sot nuk e ke afër, është njerëzore, humane, vlerë morale, nder dhe nuk bën të gjykohet askush për të keq. Vrapo, Kalosh, shit ndonjë gënjeshtër, ndonjë Xhadije se Hoxha i Allahut është PDSH. Menduh Thaçi është fetar, mysliman. Sa e ka me zemër, Zoti e di, jo ti dhe unë, kurse Arbër Xhaferi se ka pas qejf muslimanllikun, shumë herë ia ka futur kot, ndoshta edhe këtu është gabimi i Menduh Thaçit, që nuk u shkëput në vitin 2002 nga disa ide të Arbër Xheferit, pse e respekton me një Fatiha dhe lutet për shpirtin e tij, s’ka gjë të keqe, e ka pasur Kryetar partie, por e ka tepruar me foton e tij të madhe para selisë, sepse kjo është shirk, idhujtari, sikurse e ka tepruar me respketin e tepërt për të! A e ke ditur se edhe fejen me deshtë tepër është haram!

Pse e respekton Ali Riza Llogon, dajën e Zijadin Selës, lutet dhe këndon një Fatiha për shpirtin e tij, gjithashtu është sevap, s’ka gjë të keqe. E ka pasur bashkëpunëtor kundër komunistëve të PPD-së, që janë personazhe kryesore sot tek marksisti yt Ali Ahmeti. Nuk e di pse ky Ziadin Sela ia kthej shpinën!

Kalosh Çeliku, kur ti të vdesish, tek varri yt, pse keni qenë një nga më meritorët për të shkatërruar Shoqatën e Shkrimtarëve Shqiptarë, për një dolli me raki ruse, do të na ndalosh mua dhe profesor Nehas Sopajn e të tjerët të mos vijmë për të vënduar ndonjë copë lule “Në kujtim të Kaloshit, kodoshit të BDI-së së Ali Ahmetit nën rrap të Çarshisë”! Pak stërpikje me vodkë ruse mbi gurin e varrit tënd! E ke qejf ti Kalosh vodkën, apo jo? Ruaju se nuk bëhesh shkrimtar duke qenë në oborrin e nënës parti BDI për dolli me një vodkë ruse! Tani të kanë kuptuar edhe ata që nuk kanë pasur idenë se ti je një mashtrues i keq dhe, në emër të shtëpisë tënde botues, të hedhin pak tagji sa për të njollusur shkrimtar tjerë dhe për të rritur tagjinë tënde duke botuar librat e tyre pa i pyetur.

Për ty Kalosh dhe partizanin tënd Ahmeti: Jam opozitar dhe deri në rrëzimin e diktaturës komuniste nuk ka kthim për mua në Londër. Nuk më habisin bubullimat e 25 gipsave të BDI-së si “car Dushani” në parlamentin unitarist. Pse më lexoni, unë e di se jeni lexues të rregullt, pse ju pengon DSHM, veprimtarët e saj, edhe këtë e kam të qartë. Jam profesionist në rrymën e internetit, di t’ua lexoj numrat, t’ua deshifroj kodet, ndaj nuk jam vetëm në Facebook, sepse nuk është i imi, por i Mark Zuckerbeg. Kurse portalet e mia janë aq sa ty mendja nuk ta kap. Nuk kam faj pse ju nuk dini, jeni mashtrues, gënjeshtarë dhe gjuani pas shtrigave me gurë duke e fshehur dorën. Por, rrini urtë se nuk jeni në xhungël, as mos shitni patriotizëm Bolshevik në Maqedoni!

Prej shumë portaleve, të cilat dirigjohen dhe financohen nga unë, në shumë prej tyre ti je si “miu kafaz” dhe nuk e di se ku je dhe si futesh. Ta jap një informatë, të hënën do ta lëshoj online edhe një www.menduhthaci.com Nuk e bëj për inati të askujt, as pse jam PDSH, por thjesht pse jetoj në shekullin 21, dekadën e dytë dhe kam qejf ta shoh Ali Ahmetin në opozitë, të reformohet pak, ose dil ti pastaj me Ali Ahmetin në kodra të Mjakut dhe Tanushës, bëhu partizan dhe provoni bashkë edhe një herë të mashtroni shqiptarë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat