Kush po manipulon me kafshatën e jetimëve, me invalidët e luftës...!

Opinione

Kush po manipulon me kafshatën e jetimëve, me invalidët e luftës...!

Nga: Abdultaip Nezir Më: 10 prill 2014 Në ora: 22:47

Dikur ishim të bashkuar, kishim një qëllim një ideal na rrëqethej trupi kur flitej për çështje kombëtare... Studentët, profesorët, braktisën bankat e shkollave dhe me krenari ju bashkëngjitën radhëve të UÇK-së. Pa asnjë pikë interesi shkuan duke mos e ditur se a do t'kthehen prapë që ti gëzojnë të mirat për të cilat kontribuuan duke flijuar jetën dhe duke sakrifikuar familjet e tyre...!? Por sot... ç'po ndodh sot... ç'është gjithë kjo përçarje! Kush po manipulon me gjakun e dëshmorëve, me kafshatën e jetimëve, me invalidët e luftës...! Mërgimtarët Shqiptar e mbështetën luftën me të gjitha mundësit që patën... Çfarë përfundimi pati shoqata Vendlindja thërret ato mjete u grumbulluan për luftën jo për të themeluar parti politike që u shndërrua në pronë private që sot vendos për fatin e Shqiptarëve...!!! Sot s'ka më ndjenja kombëtare, s'ka më krenari i madh e i vogël ngasin mbas partive politike pakica përfitojnë duke ua imponuar edhe të tjerëve se duhet të mendojnë njëjtë, thjesht të votojnë pa menduar... Ato kanë punësuar të afërmit e vet dhe aktivistët "zagarët" e vet që duhet ti bindin edhe të tjerët se mënyra e atyre është e drejt kjo nuk është ajo për të cilën kemi luftuar populli vazhdon të vuaj dhe ti paguaj pasojat edhe sot 13 vite pas luftës ndërsa dikush vetëm blen përparon duke mos i patur as 2 ditë punë në gjithë jetën...prej nga ato Lokale, Banesa, Villa, Makina super luksoze...prej nga thjesht po pyes si injorant prej nga ti... ndërsa shumica e fëmijëve Shqiptarë ndërpresin shkollimin sepse nuk arrin të sigurojnë kafshatën e gojës e jo më të arsimohen.... e disa të tjerë bredhin rrugëve mbasi kanë mbaruar fakultetin janë pa punë vetëm pse nuk i përkasin ndonjë partie politike... Qeveritarët tanë nuk është se nuk janë të ndershëm ato shpallin konkurse po, por prapë ato vendosin se kush do pranohet të kontrollohet mbiemri, familja dhe diploma jote nuk vlen kjo nuk është Demokraci por Ideokraci. Shqiptarët deri kur do duhet të ngasin mbas partive politike për të siguruar një vend pune...! Jeta nuk përballohet me mandate politike 4 vjet kalojnë shpejtë... tek e fundit a nuk ka ngelur asnjë fije krenarie edhe sa maska do duhet të ndërrojnë shqiptarët. Partitë politike nuk bëjnë gjë tjetër përpos se përçarje zgjohuni Shqiptar mos lejoni që të luajnë liderët tanë me ndjenjat tona kombëtare jemi një trup, një komb, një fe nuk kemi nevojë për 5-6 parti politike ne duhet të frymojmë njëjtë ne dimë të gjykojmë vetë nuk kemi nevojë që të na imponohet nga qendra e partisë sepse dikush përfiton ia kanë punësuar të gjithë familjarët. Kurrë nuk dot lejoj që dikush të më shfrytëzoj për një vend pune thjesht edhe ju e dini këtë edhe nëse bëni atë thjesht nuk ma lejon ndërgjegjja, krenaria edhe nëse do duhet të vuaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat