Kohë kritike për drejtësinë

Opinione

Kohë kritike për drejtësinë

Nga: Mr. Sc.Bahri M. Gashi (PhD) Më: 8 prill 2014 Në ora: 11:16

Tribunali duket të jet i pashmangshëm, kjo për faktin që institucionet tona të drejtësisë, dështuan për të vënë drejtësi kundrejt të gjithë atyre që në çfardo forme e shkelën dhe u ndeshën me ligjin. Tani më tribunali është një çështje e kryer, ai do të krijohet pasi që edhe Eu-leksi nuk arriti të përmbushë misionin e tij, dështoi dhe si e tillë kjo gjykatë do të trajtoj një sërë qështjesh që ndrëlidhen me krimet e supozuara të luftës, përçka në pista të ndryshme hetimesh do të jenë krerë – komandantë, drejtues politik, logjistik e financiar të UÇK -së të cilët luftën e kishin në sfondin e përfitimit dhe jo të çlirimit. Të tillëve do t’iu ndalohet krekosja e më tututjeshme me vlerat e luftës e që në fakt ishin kundërvlerave të saj. Kosova me ose pa të drejtë do të detyrohet të pranoj krijimin e tribunalit, e që në fakt është rrugë e pakthyeshme. Për Kosovën do të ishte mirë që jetëgjatësia e tij të jet sa më e shkurtër. Ky Tribunal do të duhet që brenda dy vjetëve ta përmbyllë misionin e tij dhe Kosovës përfundimisht ti hapet kapitulli i ri i prespektivës ekonomike dhe evropiane.

Qëndrimi i drejtpërdrejtë i Departametit të Shtetit i SHBA –s dhe pothujase i të gjitha misioneve diplomatike aleate që mbështetën Kosovën në të gjitha periudhat, të njëtat prerazi sygjerojnë që kjo Gjykatë të themelohet dhe të trajtohen me seriozitet qështjet e sipërthëna. Êshtë sinjal i qartë se kjo shpejt do të ndodhë. Se sa të vërteta mund jenë krimet e supuzuara brenda (para dhe pas) luftës, tregon vet fakti i urgjencës së krijimit të tij.
Si do që të jetë në Kosovë ska dyshim se kanë ndodhë gjëra të tilla brenda llojit, Si duket sipas pretenduesëve për kirjimin e tribunalit të supozuarit kanë mbetë disa tipa ordiner akoma të lirë, një “qerdhe hajdutësh e kriminelësh a gangsterësh që sorrollaten prej kohësh”. Nga të gjitha raportet ndërkombëtare, mendohet se ata fillim dhe mbarim ishin strehuar në PDK mbi tokë dhe nëntokë.
Për të trajtuar këtë kategori të pandehurish, deomos duhet një gjykatë e re, e veqantë - speciale apo tribunal, që të trajtojë këta të pandehur që vranë, që nga koha e luftës, fillimit të saj, dhe të pasluftës. Të tillët vazhduan të vrajnë personalitetet më me ndikim në jetën publike të Kosovës së pasluftës. Ata besohet se filluan të vrasin të ardhmen e Kosovës duke shuar jetë njerëzish, duke vjedhur e kriminalizuar shoqërinë, duke shkatrrëuar lirinë e mendimit e veprimit, duke plaqkitur ekonominë e lirë të Kosovës përmes privatizimit, përkatësisht “ zaptimit” të tenderimit dhe vrasjeve, që së fundmi u la në gjak vet kreu i saj, njëherit përmes formave të tjera të ulta që prej kur iu sulën pushtetit e deri në ditët e sotme.

Këta të pandehur të supozuar, arritën që përmes grupeve kriminale të paorganizuara, të organizuara dhe të riorganizuara të bënin vepra të liga, që kur s’kishin qenë traditë autoktone e shqiptarëve. Prandaj për ta parandaluar një çrregullim të mëtutjeshëm gjenetik, për ta vënë drejtësinë në vend për shumicën e padrejtësive që kanë ndodhur, në më shumë se një dekadë e gjysmë, tanimë ky Tribunal duket të jet i domosdoshmëm. Vlerësohet që ky trup gjykues duhet të trajtoj veq e veq të gjitha krimet e supozuara të të gjitha llojeve, madje jo vetëm të krimeve të luftës, por duhet nisur nga të vënit para drejtësisë të gjitha krimet e para gjatë dhe pasluftës, të vihen para drejtësisë edhe këto kategori kriminelësh, si: Krimin e organizuar brenda shtetit, rishikim të procesit të privatizimit, denderamaninë, korrupsionin qeveritar, informalitetin ekonomik, ndërtuesit e dyshimt, shpërlarjen e parave, fajdegjinjët, reketizmin, vjedhjet enigmatike brenda institucioneve shtetrore të sigurisë. Pra ky trup gjykues duhet ta pastroj Kosovën nga të gjitha këto forma krimimnale dhe jo të fokusohet vetëm në krimet e suopozuara të luftës. Një mandatë më i gjerë do të ishte më domethënës në dobi të së ardhmes së Kosovës. Êshtë diskutuar edhe çështja rënjes së kredibilitetit ndërkombëtarë të Kosovës pas ktijimit të kësaj gjykate, përkundrazi efektet do të jenë pozitive, madje edhe në aspektin ekonomik do të krijohet sigura e investimeve, por edhe sa i përketë të gjitha aspiratave të rrugëtimit tonë drejt Unionit Evropian dhe NATO-së.

Për këto që u thanë më lartë dhe për këtë listë arsyesh serioze, duhet një rendi i ri juridik e që në fakt po nëkupton krijimin e këtij tribunali, që nuk vie si vullnet, por si domosdoshmeri. Për sa kohë Kosova do të hamendet që të pranoj apo refuzoj, përkatësisht të mos ta votoj në Kuvend, Kosova do të tregoj papjekuri politike, papërgjegjësi institucionale dhe paqëndrueshmëri të vendimmarrjes për të siguruar që ligji dhe drejtesia për këdo dhe kurdo mund të vihet në vend. Kjo rrugë është postulat për të ardhmen dhe prespektiven e Kosovës. Kosova njëherë e përgjithmonë duhet të pastroj të gjithë ata, që me ose pa vullnetin e tyre bënë veprime që shkelën kodin gjenetik dhe ligjin. Kosova duhet te lirohet sa më parë prej kësaj kategorie të pandehurish të shoqerise. Prandaj personalisht medoj se është koha për drejtësi kritike dhe kjo do të ndodhë.

PS: (Autori është Zv. Kryesues i Departamentit për Politika të Mbrojtjes dhe Sigurisë pran AAK –së dhe kandidat i propozuar për deputet në zgjedhjet parlamentare)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat