Kryeministri Hashim Thaçi u k’put “i shkreti”!

Opinione

Kryeministri Hashim Thaçi u k’put “i shkreti”!

Nga: Kimete Berisha Më: 7 prill 2014 Në ora: 21:18

E veshi dhe e zhveshi disa herë setrën e tij gjatë kohës sa po mundohej t’i ‘përvetësonte’ studentët e Universitetit të Prizrenit.
S’la gjë të mirë që nuk u premtoi.

Kur e çonte dorën lart për ta demonstruar me gjeste bindëse atë që e thoshte me fjalë, i shihej nën sqetulla këmisha e lagur qull nga djersa!

Po mundohet me mish e me shpirt.
Po mundohet shumë.

Kryeministri Hashim Thaçi e ka marrë shumë seriozisht.
Ende pa e përfunduar mandatin e dytë, s’po i pritet dhe po e lyp mandatin e tretë!

Me të njejtën këmishë qull nga djersët u kthye nga Prizreni dhe vizitoi qendrën tregtare Albi mall në Prishtinë.
I gjeti të renditura si bullaqinat, punëtoret e butiqeve e bizhuterive rend e rend për ta respektuar, sipas planit, Kryeministrin.
I dhanë lule, e pikturuan aty për aty dhe ia dhuruan portretin në ram, mbështjell me kordele mëndafsh bojë gjaku.

Isa Mustafa reagoi pse Kryeministri po bën fushatë!
Isa Mustafa kurrë nuk bën fushatë direkte, por vetëm indirekte, nëpërmjet Kryeministrit Hashim Thaçi.
Pra, nëse Kryeministri do të ishte i ‘mirë’, Isa Mustafa s’do të kishte ‘material’ për fushatë.

Ndjej se do të jetë një fushatë interesante dhe filmike kjo ‘lufta mes dy demave’!
Marrë nga blogu i saj Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat