Urrejtjet patologjike të Demaçit dhe Qosjes karshi presidentit Rugova

Opinione

Urrejtjet patologjike të Demaçit dhe Qosjes karshi presidentit Rugova

Nga: Skënder MULLIQI Më: 6 prill 2014 Në ora: 18:31

Ka kohë që e majta në Kosovë i ka sinkronizuar akuzat karshi LDK-së dhe presidentit Rugova. Këto akuza po i bëjnë Rexhep Qosja në njërën anë dhe Adem Demaçi në anën tjetër. Që të dytë këta enveristë të përbetuam po shërbehen më metodat më të ulëta kundër presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugovës, kundër FARK-ut etj. Këto akuza janë intensifikuar pikërisht tash kur po afrohen zgjedhjet nacionale. Kohë më parë Demaçi duke I vlerësuar zgjedhjet lokale të 3 nëntorit dhe ndryshimet që ndodhen në krye të shumë komunave hodhi akuza të rënda karshi LDK-së, duke shfryer mllefin e tij pse LDK-ja doli si subjekti i parë politik. Për humbjen në Prishtinë të LDK-së, ai tha së gjoja fajtor është së këta janë thirrur në emrin e ish kryetarit të Kosovës, Ibrahim Rugova. Demaçi bëhet sikur ka harruar së pikërisht emri i Rugovës, por edhe vetëdijesimi qytetar për ndryshime pozitive bëri që LDK-ja të fiton komunat më të rëndësishme në Kosovë. Demaçi shprehu për të satën herë urrejtjen patologjike bashkë me Qosjen kundër presidentit Rugova. Demaçin po e pengon shumë edhe përmendorja e Rugovës e ngritur në Prishtinë. Ai po kërkon që kjo përmendore e njeriut më meritor për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, dr. Ibrahim Rugovës te hiqet nga pushteti i ri i Prishtinës. Ai i bënë akuzat në adresë të Rugovës së gjoja ai edhe e ka sabotuar luftën, e ka sabotuar përpjekjen për pavarësi dhe shumë të pavërteta të tjera. Presidenti Rugova ishte i pari që organizoj në kushte të okupimit klasik nga Serbia pushtetin paralel. Rugova ishte i pari që doli haptas kundër një regjimi shtypës dhe përjashtues për shqiptarët siç ishte regjimi I Serbisë. Rugova për çdo të premte i mbante konferencat për media duke kërkuar haptazi të drejtat legjitime të popullit te vet, që se bëri kush tjetër nga shqiptarët. Presidenti Rugova ishte komandant suprem i FARK-ut. Presidenti Rugova është njeriu që më së shumti e sensibilizoj çështjen shqiptare në botë, duke bërë vizita të shumta në shtetet perëndimore dhe në Amerikë. Veprimtaria kombëtare, z. Demaçi nuk matet vetëm më një periudhë kohore, ajo matet me aktivitet të vazhdueshëm për çdo orë dhe minutë, Ju që të dy që tash po lavdëroheni se keni bërë shumë për kombin. E që të dytë së bashku nuk e keni bërë atë që e bëri presidenti Ibrahim Rugova për çështjen madhore kombëtare. As Ty z. Demaçi dhe as Rexhep Qosjen nuk e kanë përmendur burrat më të mëdhenj të botës, Bill Klinton dhe Toni Bler të cilët bënë aq shumë për lirinë e popullit tanë. Ata folën në superlativ për kontributin e presidentit Rugova duke e përshkruar si më të merituarin për lirinë e popullit shqiptarë nga Serbia. Sigurisht së ju pikërisht për atë edhe e keni inatin e madh ndaj presidentit Rugova. Në histori Rugova do të mbetet njeri nder personalitetet më me nam të fundshekullit 20-të dhe të këtij fillim shekulli. Nuk e di së si po dilni më gjithfarë deklaratash të pamatura kundër Rugovës, kur e dini së ai është projektuesi I pavarësisë së Kosovës. Por, dihet pse jeni quar peshë kundër tij. Pse kurrë nuk e keni pasur takatin dhe dijen që e kishte presidenti Rugova. Ai këtë e dëshmoi edhe si letrar dhe shkrimtar më zë i kohës moderne. Kjo nuk ju lë rehat as një minutë. Rugova ishte peng i Milosheviqit, ju z. Demaçi jo vetëm qe nuk ishit peng i Serbisë, por për çudi shëtit lirshëm rrugëve të Prishtinës, si udhëheqës i UÇK-së- LPK-së. E Qosja u vesh me rroba te grave dhe hoqi mjekrën për të ikur në Maqedoni. Rugova kurrë nuk e kërkoj “Ballkanin” siç e kërkove Ti, ngjashëm me atë siç po e kërkon sot Shtefan Fyle një lloj Jugosllavie të tretë. Qosja moti ia ka ba aminin ndarjes së Kosovës.
Rugova nuk tha kurrë se serbët i kemi vëllezër siç the ti për serbët edhe atë disa here. Ju z. Demaçi që ishit dikur idol i shqiptarëve, sot duke i kritikuar atdhetarët shumë e kë vu në peshore aktivitetin tënd politik. Z. Demaçi shumë po e lavdëroni Qeverinë e Hashim Thaçit edhe pse e din fortë mirë së sa afera korruptive dhe të krimit të organizuar e goditën këtë qeveri. Të gjitha këto deklarata të fundit që po i bëni bashkë me Rexhep Qosjen nuk janë asgjë tjetër veç së një propagandë për ta tërhequr vëmendjen e popullit nga problemet sociale që po vlojnë në Kosovë. Atdhetaria nuk matet vetëm më një periudhë kohore, sigurisht së ju këtë gjë e dini fortë mirë. E dini mirë dhe së Veriu i Kosovës tashmë veç sa nuk është bërë pjesë e Serbisë. Po ti kishte bërë këto koncesione politike Ibrahim Rugova, dihet së si do të ishte reagimi i juaj. Po të ishte kjo gjendje katastrofale ekonomike në udhëheqjen e Rugovës çdo mekanizëm shtetëror do ta kishit vu ne lëvizje për ta hequr nga pushteti, e tash nuk po e thoni as një fjalë përpos do deklaratave sa për të thënë diçka. Këto lëvdata në adresë të diktatorit Enver Hoxha janë tregues së ju i keni mbetur besnik periudhës më të errët të njerëzimit-komunizmit. Tash e keni edhe një hall, së kjo qeveri mund të humb në zgjedhjet e radhës, e ju nuk e dëshironi këtë rotacion të pushtetit. Ende nuk iu kam dëgjuar duke folur së si shumë familje po jetojnë ne mjerim social, të mbytur në baltë deri në fyt, kur të adhuruarit e juve në pushtet kanë bërë pasuri përrallore. Në vend të kësaj ju bashkë më Rexhepin na servoni tema politike që do të ishin ndoshta aktuale në shekullin e kaluar. Për Kosovën dhe lirinë e saj kanë dhënë kontribut shumica e shqiptarëve dikush më shumë e dikush me pak, e jo vetëm një kategori e njerëzve. Dëshmorët dhe martirët janë qitur në harresë moti. Ata përmendën vetëm kur mbahen fushatat zgjedhore, asnjëherë tjetër. As qe interesohet kush për familjet e tyre. Mbi 40 pjesëtarë të ish UÇK-së, kanë bërë vetëvrasje. Pse? Sepse nuk u interesua kush për ta. Pushtetarët po shikojnë së si ta tubojnë edhe ndonjë milion më shumë. Edhe ju fort mirë keni njohuri së gjysma e popullatës aktive për punë po bredhin rrugëve, me fajin e kujt zotëri të nderuar. Sigurisht jo me fajin e popullit, por të kësaj garniture politike, e cila me të madhe e keqpërdori votën e sovranit. Të rinjtë po e braktisin atdheun për pa perspektiven e krijuar për të jetuar në Kosovë. Nëse vazhdohet kështu të punohet keq Kosova do të mbetet vetëm me të moshuar. Nuk besoj së ka shqiptarë të ndershëm, që e dëshiron këtë apo jo…

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat