Boll e rrehe defin, Ganimete!

Opinione

Boll e rrehe defin, Ganimete!

Më: 5 prill 2014 Në ora: 12:12

Lëre folklorin Zoja Ganimete, lëri fjalët, po ulu e shkruaje një padi, një akuzë kundër Serbisë!
Ajo që nuk shkruhet-nuk ka ndodhur!
A din me tregu, oj Zojë, pse nuk u gjet një birë nëne i PDK-së që inicon një padi kundër krimeve barbare dhe gjenocidit të shtetit serb ndaj 2 milionë shqiptarëve të Kosovës!
Pse Kosova nuk veproi si Kroacia e si boshnjakët, që inicuan padi kundër shtetit serb për krime kundër njerëzimit!
Ku e keni Hajredin Kuçin që krejt mandatin e tij e ka shfrytëzu' për ta hjek 'zhigun' e aventurave të papërjetuara rinore, zhigun' e dashnisë e 'zhigun' e xhingla-minglave, duke përhapur rrjetin e tij aventuristik nëpër shumë institucione, përfshirë RTK-në!
Qysh nuk ju vjen turp, e qysh nuk ju vjen inat, qysh ju merr gjumi natën kur ju bie në mend që për viktimat shqiptare të terrorit serb nuk e keni lëvizur as gishtin e vogël!
Qysh s'po i tutëni Zotit, që vazhdoni e thirreni në emrin e shqiptarëve të masakruar, për të cilët nuk keni kërkuar (me asnjë akt të vetëm), drejtësi!

Kush ju ka ndal oj Zojë që ta padisni Serbinë për vrasje masive të fëmijëve, vajzave e djemëve, të plakave e pleqve, për përdhunime masive, për dëbimin e 1 milionë shqiptarëve nga Kosova, për shkatërrime e për gjenocid!

Ganimete Musliu e fton shefin e EULEX-it, Beernd Borchardt, që të marrë pjesë në përkujtimin e masakrës së Rezallës, për ta bindur (se kishe ai nuk e di) që shteti serb vrau dhe masakroi barbarisht 88 shqiptarë të Rezallës!
P.S. Veç nëse PDK kanë kujtuar se kur e sheh Serbia që Kosova nuk po e padit për gjenocid e për krime kundër njerëzimit, pastaj as Serbia s'do t'i nguc' këta!
Merre me mend sikur Serbia tani të ballafaqohej me padinë për gjenocid ndaj shqiptarëve të Kosovës!
Kimete Berisha
Marrë nga blogu i saj Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat