Varet prej Bujar Bukoshit!

Opinione

Varet prej Bujar Bukoshit!

Nga: Kimete Berisha Më: 1 prill 2014 Në ora: 15:42

Formacioni paramilitar serb i Veriut të Kosovës, “Civilna zastita” u bëka që të bëhet pjesë e “pasardhëses së UÇK”- FAK-ut.
Kurse FARK-u nuk u bëka të bëhet pjesë e luftës së UÇK-së kundër Serbisë së Millosheviçit.

Plus, “Civilna zastita” në esencë do të jetë autonome, dhe e pavarur nga Forcat e Armatosura të Kosovës.

Nuk po kuptohet!

Pse Kryeministri Hashim Thaçi pranon që grupet paramilitare serbe që dhunuan, e vranë shqiptarë, e shkatërruan pronat e shqiptarëve, të bëhen formacion i FAK-ut (ushtri nën ushtri), kurse nuk pranon që FARK-u i LDK-së të bëhet pjesë e ligjit të veteranëve të PDK-së.

Duke pranuar që “Civilna zatita” të jetë ushtri autonome, e pavarur nga FAK-u, a nuk po zbulon Kryeministri Hashim Thaçi që ekzistoka një marrëveshtje tjetër me Serbinë, që ua lejon serbëve ushtrinë e tyre autonome, që formalisht numërohet (sa për fillim), si ushtri nën FAK-un!

Kryeministri Hashim Thaçi po e vë në rrezikun më të madh Kosovën, duke rehabilituar dhe krijuar shtet serb brenda Kosovës, dhe duke nxitur përleshje qytetare midis shqiptarëve të UÇK-së (PDK-së), dhe FARK-ut (LDK-së).

Vetëm Ramush Haradinaj është shprehur konstruktiv për Ligjin e Veteranëve të UÇK-së.

Rexhep Selimi ka treguar se gjatë luftës, ai, së bashku me udhëheqës të UÇK-së, janë takuar me Kryeministrin në ekzil, Bujar Bukoshin!

Bujar Bukoshi ia ka parashtruar UÇK-së tri kërkesa, të cilat Rexhep Selimi ka treguar se UÇK ia kanë refuzuar ato kërkesa fantaste Bujar Bukoshit:

1. Bujar Bukoshi ka kërkuar që UÇK të rreshtohen në luftën politike kundër Ibrahim Rugovës.

2. Që UÇK të ndërpresin luftën, e të tërhiqen në Tiranë, për t’u konasoliduar atje,

3. Dhe, UÇK të pranojë nga Bujar Bukoshi mjete financiare, në mënyrë private dhe jo paret e Bukoshit t’i jepen zyrtarisht Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

Bujar Bukoshi ishte “Juda” i FARK-ut. Pse LDK nuk bën me gisht kah Bukoshi, pse nuk e merr “në pyetje” Bukoshin, po idhnohet nga PDK, që e ka Bukoshin “garancë” që e mban peng!

Ishte ai që e shiti “luftën” e FARK-ut dhe i ra në mend që në kohë lufte me regjimin e Millosheviqit, (me paret e shqiptarëve, Fondin e 3 për qindshit) ta çojë UÇK-në në luftë kundër Ibrahim Rugovës.

Lufta ishte një, anipse komandantët ishin të ndarë.

Ata që i ndau lufta, duhet t’i bashkojë Ligji i Veteranëve të Luftës.

Ligji i veteranëve të UÇK-së duhet të bëjë pajtimin kombëtar midis UÇK-së dhe FARK-ut!

Veteranët e FARK-ut kanë punë me Bujar Bukoshin, i cili ka vendosur të hesht për të vërtetën e FARK-ut.

Pse, a ka të drejt të hesht Bujar Bukoshi, a?

As Drejtësia nuk mund ta detyrojë të jap përgjegjësi a?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat