Kultura dhe politika në Kosovë

Opinione

Kultura dhe politika në Kosovë

Nga: Yll M. Lajçi Më: 30 mars 2014 Në ora: 21:09

Sot, jemi prezent në ç’do hap dhe shohim se çfarë kulture politike ka Kosova. Po që se i bëjmë një ëvshtrim në aspektin kronologjik mund të themi se qytetarët e këtij vendi merren me shumë debate politike se sa që ju intereson ndonjë debat edukativo arsimor. Kjo është bërë traditë te ne sepse nuk investohet në arsimimin e brezave sa duhet. Kulturës politike, të cilës qytetarët i kushtojnë vëmendje më të madhe dhe shohin pjesëmarrjen qytetare si të dëshirueshme dhe efektive. Të gjitha mënyrat që i referohen mungesës së sensit të qytetarisë me njerëzit, që më tepër identifikohen me lokalitetin e tyre përkatës sesa me kombin dhe që nuk kanë as dëshirën, dhe as aftësinë për të marrë pjesë në proceset politike Është shumë vështirë të përcaktosh dhe të qartësosh se ku bën pjesë shoqëria shqiptare në këtë stad të zhvillimit, drejt rrugës për një demokraci funksionale të konsoliduar. Në një farë mënyre duket sikur ne bëjmë pjesë në të tre grupet dhe në asnjërin njëkohësisht sepse pjesëmarrja qytetare në debatin publik, sidomos në referencë të politikë-bërjes është kaq e shpeshtë, sa që gjithandej, në bisedat mes njerëzve, qofshin këta intelektualë, punëtorë, fshatarë dhe nga të gjitha shtresat e popullsisë. Rrallë mund të gjendet një vend i ngjashëm ku të debatohet kaq shumë për politikë në familje, institucione edukimi, kafene apo rrugë. Të gjithë njerëzit që sjellin vlera politike të caktuara janë bazuar në të gjitha proceset e shoqërizimit politik. Kultura dhe koncepti politik i një kombi përfshin këto veti: qëndrimet ndaj autoritetit, besime apo konceptime rreth së vërtetës, një metode logjike për marrjen e vendimeve, ndjenjat e simpatisë, ftohjes, refuzimit, besimit apo mosbesimit, njohuritë dhe informacioni dhe vlerat themelore. Koncepti i kulturës politike u referohet vetive predispozuese, gjendjes së brendshme të individëve, që i predispozon ata të reagojnë ndaj ngjarjeve të caktuara në mënyra të caktuara. Këto veti bëhen pjesë e kulturës politike, kur u referohen subjekteve politike dhe kur janë aq të shpeshta në një popull sa mund të quhen tipike. Në këto raste ato mund të merren si cilësi të vetë sistemit dhe konceptimit politik në Kosovë.

Humbja e dëshirës për politikë - Tek qytetarët shpeshherë shtrohet çështja e humbjes së dëshirës për politikë, me pjesëmarrje të dobët në zgjedhje. Këtyre gjërave përpiqemi t’u përgjigjemi duke nxituar dhe duke inkurajuar gjëra që nuk rezultojnë me një efikasitet të madh. Është e mundur që kjo humbje e dëshirës për politikë, në të cilën të gjithë e shohin rrezikun për demokraci, mund të jetë një pasojë e strukturës. Atëherë nuk do të ishte faji te mediokriteti i njerëzve të politikës në çastin e caktuar, siç e themi ndonjëherë, por te organizimi i jetës politike, i funksionimit të partive etj. Qytetari i rëndomtë nuk ka pothuaj kurrfarë hapësire për iniciativë dhe për të vendosur. Kur njëherë e jep votën e tij, ai vërtet e ka dhënë dhe nuk i mbetet asgjë për të bërë, përveç se t’i kthehet jetës private. A mund të sendërtohet liria politike, republika në kuptim të plotë të fjalës kundër partive, në saje të bashkimit spontan të qytetarëve?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat