Mrekullia e Rugovës

Opinione

Mrekullia e Rugovës

Nga: Tahir Cukaj Më: 16 korrik 2021 Në ora: 13:39
Shtëpia e Shëndetit në Rugovë

Shtëpia e shendetit , e ndertuar mënjëherë pas lufte nga shoqatat nderkombëtare për të mirën e rugovasve , që tu krijohen kushtet për rikëthim!

Shifni se në çfarë gjendje ka ardhë nga dora e keqbërësit , dhe sa kujdes kanë patur institucionet shtetrore për to!

Tani e 22 vjet Rugova eshtë e harruar dhe e përshkelur nga sistemi dhe struktura udhêheqese e shtetit. Ketu njeriu nuk din se çka të bejë dhe si të veproj.

I pengohet nderitimi i shtepisë në temelin e babës që ia ka kallë ushtria serbe dhe i ndalohet shfrytëzimi i pronës private, dhe kjo ndodhë vetem në Rugovë dhe rugovas!

Nuk ka rregull as rend ligjor nga institucionet zyrtare që ta udhezoj dhe drejtoj ashtu si duhet, vetem se nderhyrjet që po bëhen janë të pa kuptimta!

Tani e 8 vite radhazi nuk lejhohet leja pêr prerjen e pyjeve private , që askund në botë nuk ka ndodhë të mos shfrytëzohet prona private, bile as në kohen e Kralit e as të pushtuesit.

E sot çdo gjë eshtë e ndaluar!

Shtrohet pyetja se pse ndodhë kjo dukuri e çuditur?

Kur dihet se prona private eshtë e mbrojtur më ligj dhe ligji i jep të drejt që pronari ta shfrytëzoj si pronë trashiguese qe e ka!

Pronari ka të drejt me ligj që ta bëjë rrallimin e pyjeve , pastaj lënda drusore që eshtë e prekur nga virusi duhet gjithësesi të eleminohet që mos të përhapen semundjet,

pastaj demët që shkaktohen nga bora dhe fatkeqësitë natyrore duhet të largohen dhe të behet rendi pyjor në pronë!

Të gjitha keto kritere janë të rregulluar më ligj dhe organet zyrtare të pylltarisë eshtë dashur me kohë të iu krijojnē kushte pronarve privat dhe të iu mundësojnë shfrytezimin e djerses se tyre!

Ky bojkotim ligjor dhe keto veprime nga ana e institucioneve shtetrore eshtë i pa ligjshem dhe në kundershtim më etiken njerêzore, sepse populli duhet të jetoj dhe ta shfrytëzon pasurinë e tij!

Kjo që po ndodhë më rugovas nga ana e institucioneve të shtetit eshtë tejmase e turpshme dhe jo njerēzore!

Rugova sot eshtë zona më e pa përkrahur nga institucionet shtetrore dhe do të ishte mirë që në vendime dhe qendrime të jenë të matur dhe ti vlersojnë gjerat ashtu se si duhet!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat