Të shpëtojmë vendin nga ekstremizmi islamik

Opinione

Të shpëtojmë vendin nga ekstremizmi islamik

Nga: Shkruan: Mustafë Shabani Më: 17 tetor 2011 Në ora: 14:31

Mërgimtari ishte dje dhe aktualisht është sot ,veprimtari, intelektuali,shkrimtari dhe historiani i vetëm qe të bardhës po i thotë e bardhe e të zezës i thotë e zezë.

Shembull konkret është shkrim thirrja e Asllan Dibranit dite me pare :"Kushtrim për shpëtim nga rreziku i ekstremizmit islamik që vepron në mënyrë perfide kundër kombit shqiptar" Ka shumë nga ata "intelektual" qe i kanë futur veshët në lesh dhe bëjnë sehir para një absurditeti dhe rreziku ne shkallë Kombi. Ka të atillë qe tërësisht bëjnë te kundërtën e asaj qe duhet bërë,dhe duke vepruar kështu sikur janë ne taborin e armikut shekullor. Te njëjtën gjë bëjnë edhe" politikan" te cilët nuk i kanë dy lidhje me një gjë te tillë,te cilën gjoja e ushtrojnë .
Ata qe duhet ta thonë atë për rrezikun në shkallë kombi, e cila po na shpie në tragjedi ,janë margjinalizuar nga grupe kriminale"Politike" të interesave personale dhe grupore. Gjithsesi ishte mërgimtari dje ai qe u parapriu rrjedhave demokratike dhe pluralizmit në Kosove. Ai përkrahi fondet e mbarëvajtjes se zhvillimeve operacionale ne financë, luftë, ekonomi, por edhe internacionalizimin e situatës në arenën ndërkombëtare.

Pse nuk dëgjohet zëri i mërgimtarëve tanë?

Mërgimtari dje ishte baza, themeli ,magjja dhe buka e Kosovës. Ku është sot ai?
Është katandisur dhe margjinalizuar tërësisht dhe deri ne skajshmëri.
Ai ishte zëri i arsyes dje ka mbet edhe sot i tillë.
Ai zë pra sot nuk po ju duhet grupeve kriminale politike dhe te interesit grupor,dhe të tilla grupe pastaj edhe nëse nuk janë në taborin e huaj tërësisht, ato dominohen dhe bëhen jofunksionale nga grupet e rrezikshme. Kështu “intelektual” si Qosja nga "babai i letrave shqipe" behet sharlatani me i madh kombëtar,te cilit nuk i prenë ne një vend.
Ai dhe soji i tije kishin harruar,ose nuk e kishin mësuar asnjëherë si duhet historinë tonë te lavdishme . Ai dhe soji i tije kishin harruar që Shqipëria dhe shqiptarët kishte tolerance, mirëkuptim,buzëqeshje dhe dashuri.
Kishin paqe dhe jetë.
Kishin Zot.
Shqipëria dhe shqiptaret kishte Zot një gjuhë ,një gjak,dhe një histori, kishte edhe ardhmëri ku duhet ta kenë edhe sot,të cilën soji i llojit të Ramë Bujës është duke e shitur dhe tradhtuar Kosovën.
A do ta lejojmë një gjë të tillë ???
Zëri ynë që këtej thotë jo, meqë ato kanë vulën e gjakut tonë.

Vulën e njeriut të cilin e njeh Evropa dhe Bota.
Vulën e Gjergjit tonë te madh.
Kështu ishin shqiptarët dje ,meqë ishin vëllezërit dhe bashkëluftëtarët e tij besnik, kështu janë sot,kështu do jen edhe nesër, meqë janë nipërit, pasardhësit e tij besnik ,dhe gjaku i pastër i tij.
Po gjithmonë, si dje ashtu edhe sot ishin dhe janë ca qe gjithmonë u paraprijnë gjerave dhe ngjarjeve,dhe janë mu ata ai gjeni dhe gjaku i tij shqiptar.
Krijuesi-njeriu i vërtetë intelektuali i shkruan tolerancës.
Ai po ashtu i shkruan mirëkuptimit buzëqeshjes dhe dashurisë.
Ai e donë paqen, dhe i shkruan asaj, jetës dhe historisë se sajë, pa të cilën nuk ka as Zot as ardhmëri as "Allah" të te muhaxhedinëve shqiptarë, që po e katandisin vendin drejt vetëvrasjes, siç thotë edhe intelektuali dhe shumë i shtrenjti Asllan Dibrani, në shkrimin e tij që mund të quhet si vazhdim i vizionit tonë të qarët, si dhe si një bazë e mirë për një platformë dhe vizion të cilin ne hapin e ardhshëm akademik,dhe historian sikur Jusuf Buxhovi dhe të tjerë do i jepnin trajtë dhe përmbajtje akademike për të shpëtuar kombin.

Kombi shqiptar i rrezikuar nga vet shqiptarët!

Pa krijuesin e vërtetë intelektualin si mërgimtarin dje dhe sot ,këto parime te jetës do i mbulonte myku nen pasivitetin e shpirtshiturve bashibuzukve , hipokritëve dhe demagogëve përçajë e sundo sipas kuteve te ish pushtuesve osmanlinj dhe sllav qe edhe financa nuk po ju mungon nga ta. Ai qe nuk u shkruan këtyre parimeve,ai i ka harruar Zotin,dhe nuk din për ardhmërinë.
Atij i mungon qetësia dhe durimi për te bërë atë qe kërkohet nga ai.
Karikaturë nga autori Asllan Dibrani, të paraqitur Fuad Ramiqi, Shefqet Krasniqi, Rexhep Qosja, Memli Krasniqi dhe Ferid Agani.
Atij i mungon kuraja për të ndryshuar veten tije sikur ne rastin e akademikut Rexhep Qosja , dhe turkomanëve Shefqet Krasniqit, Fuad Ramiqi dhe turkoman-politikanët Ferid Aganit që po e turpëron mbiemrin e të madhit Fehmi Aganit meqë nuk e di se a kanë farefisni me të dhe Memli Krasniqi buzëqumështi me një pjellë farefisnore turkomane nga babai Milazim Krasniqi një pseudoletrar i zhveshur nga qenia kombëtare.
Akademiku Rexhep Qosja dhe soji i tij kanë shkelur mbi të gjitha parimet e jetës, dhe kështu dëshiron që të ndryshoj tërë bota për tu adaptuar atyre sipas huqeve dhe hileve që kanë.
Derisa "babai i letrave shqipe" Qosja tullac e me mjekrën e tij të thinjur, sa të Marksit, sa te Lennit, e sa te Muxhahedinëve dhe me dimit Aziatike po shkel me dy këmbët në veprimtarinë e tij letrare, nëse është e tija, e cila nuk është për tu mohuar deri në devijimin e tij ideo mendor, ku na del një person i nivelit të ulët tradicional dhe fshataresk, me një stil bajraktari të mëhallës.
Po krijuesi i vërtetë ishte dje është edhe sot do jete edhe nesër kronisti,historiani dhe shkrimtari ynë me besnik duke e përcjell këmbakëmbës aktualitetin kombëtar .

Thirrje për unitet dhe bashkim!

Vëllezër dhe motra nga e gjithë bota shqiptare, ne Grupi i veprimtareve, intelektualëve dhe afaristeve nga rrethi i Freiburgut Gjermani, ju ftojmë edhe ju vullnetmirët tjerë dhe kultivues te tolerancës dhe mirëkuptimit, ju qe ne damarët tuaj keni gjakun e rilindësve dhe liridashëseve tanë, juve që në zemrat dhe mendjet tuaja u vlon atdhedashuria ju ftojmë që të bashkëngjiteni në këtë ide të shenjtë sot drejt bashkimit të forcave tona për një unitet nesër për shpëtimin kombëtarë.

Iniciativës së zotit Asllan Dibranit i bashkëngjitet grupi mesa vijon :
1.Sanije-Shabani Emmendingen ,Gjermani Mjekësi
2.Samire -Shabani Em.Gjermani Ekonomiste
3.Nexhmije-Shabani Em.Gjermani Ekonomiste
4.Nerxhivane-Tashefci Em. Gjermani Pedagoge
5.Arif-Hoti Lahr Gjermani- Veprimtar
6.Dashmire-Hasani Freiburg Gjermani përkthyese profesionale,veprimtar
7.Afrim-Hotjani Müllheim Gjermani- Veprimtar afarist
8.Avni-Shabani Freiburg Gjermani- -II-
9.Tahir-Shabani Emmendingen Gjermani, Kryetar i shoqatës „Yjet e Kosovës“ e.v. Emmendingen
10.Besim-Hotjani Müllheim Gjerm. Veprimtar ,afarist
11.Shaip-Shabani Em Gjermani Trainer Futbolli dhe veprimtar
12.Brahim-Shabani Em.Gjermani Mjekësi,veprimtar dhe afarist
13.Mustafe-Shabani – Emmedingen -Aktor dhe Veprimtar [email protected]

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat