Kryetari Veseli ngushëllon homologun e tij gjerman, Lammert

Ngushëllime

Kryetari Veseli ngushëllon homologun e tij gjerman, Lammert

Më: 10 nëntor 2015 Në ora: 19:09

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka ngushëlluar kryetarin e Bundestagut të Gjermanisë, Norbert Lammert, me rastin e vdekjes së ish-kancelarit gjerman, Helmut Schmidt.
Në telegramin e kryetarit Veseli thuhet:

“Në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Bundestagut dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, i shprehë ngushëllime për vdekjen e ish-kancelarit Helmut Schmidt.
Kancelari Schmidt ishte një personalitet energjik dhe autoritet i fuqishëm moral, që me veprimtarinë e tij të gjatë politike la gjurmë të dallueshme në historinë më të re të kombit gjerman dhe në historinë e ndërtimit të një Europe të bashkuar rreth vlerave të paqes midis kombeve, lirive njerëzore dhe demokracisë.
Kancelari Schmidt do të mbetet një figurë e nderuar në ikonografinë e Europës së bashkuar dhe shembull i liderit politik që asnjëherë nuk e ndanë politikën nga morali dhe fuqinë nga drejtësia”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat