Kadri Veseli ngushëllon familjen Merxha

Ngushëllime

Kadri Veseli ngushëllon familjen Merxha

Më: 16 maj 2015 Në ora: 14:08

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka ngushëlluar familjen Merxha, me rastin e vdekjes së ish-deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Haxhi Hafiz Zylfi Merxha.

Në telegramin e ngushëllimit thuhet:

“Në emrin tim dhe në emër të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, ju shpreh ngushëllimet më të thella për humbjen e anëtarit tuaj.
Z. Zylfi Merxha ishte shembull i angazhimit të përfaqësuesit të popullit, për komunitetin e tij, për Prizrenin dhe për të gjithë qytetarët e Kosovës, duke reflektuar dinjitet, besim dhe dashuri e shpresë për njerëzit.
Me punën e tij të palodhshme, dha kontribut të çmuar në fushën e legjislacionit të vendit tonë, si dhe në aktivitete të tjera në rrjedhat shoqërore, ekonomike e politike të vendit tone”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat