Presidentja Jahjaga ngushëlloi familjen Merxha

Ngushëllime

Presidentja Jahjaga ngushëlloi familjen Merxha

Më: 16 maj 2015 Në ora: 11:22

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga ngushëlloi me anë të një telegrami familjes Merxha, me rastin e ndarjes nga jeta të më të dashurit të tyre, deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Haxhi Hafiz Zylfi Merxha.

Në telegram thuhet:

E nderuara familje Merxha,

Me pikëllim e mora lajmin për ndarjen nga jeta të z. Haxhi Hafiz Zylfi Merxha, deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës në tri legjislatura, nënshkrues i deklaratës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe kryetar i Partisë Rome të Bashkuar të Kosovës.

E ndaj me ju, e nderuara familje Merxha, dhimbjen për humbjen e njeriut tuaj të dashur, duke e kujtuar punën dhe angazhimin e tij të palodhshëm për ndërtimin dhe fuqizimin e institucioneve shtetërore të Kosovës, për zhvillimin e demokracisë, përfaqësimin politik të komunitetit rom dhe për përfaqësimin e këtij komuniteti së bashku me komunitetin egjiptas dhe ashkali në Kuvendin e Kosovës.

Në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës, në emër të Institucioneve dhe në emrin tim personal, ju lutem pranoni ngushëllimet më të sinqerta.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat