Thaçi ngushëllon hmologun e tij italian

Ngushëllime

Thaçi ngushëllon hmologun e tij italian

Më: 30 korrik 2013 Në ora: 21:39

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi i ka dërguar një telegram ngushëllimi homologut të tij, Kryeministrit të Italisë, Enrico Letta pas fatkeqësisë që ndodhi në afërsi të qytetit Montefiore Irpino, kur nga rrëzimi i autobusit humbën jetën 38 qytetarë.

Në telegramin e ngushëllimit thuhet:
I nderuari z. Letta,

Më lejoni që në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, ju, popullit, familjarëve të viktimave dhe Qeverisë së Italisë, t’ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta me rastin e fatkeqësisë, që u mori jetën 38 qytetarëve.

Në këto momente të vështira, populli dhe institucionet e Republikës së Kosovës qëndrojnë përkrah jush, për të ndarë këtë dhembje të madhe.
Hashim Thaçi,
Kryeministër i Republikës së Kosovës

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat