Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, shprehu ngushëllimet për ndarjen nga jeta të akademikut Kristo Frashëri, duke pohuar se Frashëri na kujton se nuk kemi ardhur nga hici.
Veliaj ka postuar në faqen e tij Facebook mbremjen e të hënës një foto të akademikut Frashëri dhe komentin e tij ku shprehet: “Kristo Frashëri na kujtoi se nuk kemi ardhur nga hiçi dhe se historinë duhet ta bëjmë me punë çdo ditë! Prehje në paqe!”.