E nderuara familje, Rexhepi
Të nderuar gazetarë
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka pranuar me dhimbje të thellë lajmin për vdekjen tragjike të gazetarit të RTK- Radios, Emin Rexhepi.
AGK i shpreh ngushëllime familjes e farefisit të të ndjerit Rexhepi si dhe komunitetit të gazetarëve për humbjen e jetës së kolegut të tyre.
AGK konsideron se kjo është një humbje për gazetarinë dhe se dëgjuesve do t’ju mungojë një zë i cili i ka shoqëruar në emisione të ndryshme në radio.
AGK kërkon nga policia dhe organet e drejtësisë ndriçimin e rrethanave që çuan në vdekjen tragjike të 39 vjeçarit, i cili la pas vetes gruan dhe dy fëmijë.
I ndjeri Emin Rexhepi, gjithmonë do të kujtohet si punëtor i zellshëm dhe i urtë.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për të !
Prishtinë, 27 Tetor 2015